4.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

DEKANI I FSHI-së QËNDROI PËR VIZITË ZYRTARE NË DISA UNIVERSITETE TË SPIKATURA NË REPUBLIKËN E TURQISË

Më të lexuarat

Në vazhdën e aktiviteteve të bashkëpunimit me universitetet të spikatura në vend dhe jashtë, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, prof. dr, Shaban Sulejmani, i shoqëruar nga myftiu i Shtpit, mr. Nasir Rexhepi vizituan disa universitete të spikatura në Republikën e Turqisë, ku u pritën nga autoritetet udhëheqëse të këtyre institucioneve. Në vizitën e bërë në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit të Marmarasë, u pritën nga zëvendësdekani, prof. dr. Omer Faruk Araz, i cili shprehu falënderim për vizitën e bërë dhe që u njoh për së afërmi me FSHI-në si institucion i vetëm i arsimit të lartë fetar në RMV. Gjatë takimit u këmbyen mendime e ide të zhvillimit të një bashkëpunimi më të ngushtë dhe të frytshëm me fakultetet simotra. Të dy bashkëbiseduesit vunë në spikamë këmbimin e përvojave pedagogjike e shkencore, të cilat do të ndihmojnë në avancimin e FSHI-së. Dekani i FSHI-së, theksoi nevojën e intensifikimit të bashkëpunimeve në fusha të ndryshme me interes të përbashkët dhe për thellimin e mendimit shkencor islam. Gjithashtu, u vu në dukje këmbimi i stafit arsimor dhe i studentëve midis dy fakulteteve. Ai më tej vuri në dukje se këto takime janë përvoja të mira për FSHI-në për njohjen për së afërmi me punën e Fakultetit të Teologjisë Të Universitetit të Marmarasë. Me këtë rast, theksuan nevojën e nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit, duke shfrytëzuar edhe Erasmus+, që është një mundësi e mirë për realizimin e projekteve të përbashkëta.

Një takim tjetër gjithashtu i rëndësishëm u realizua në Universitetin prestigjioz “29 maj” të Stambollit, ku dekani i FSHI-së prof. dr. Shaban Sulejmani dhe myftiu mr. Nasir Rexhepi, patën rastin të zhvillojnë një takim shumë miqësor me rektorin prof. dr. Mustafa Sinanollu, i cili falënderoi mysafirët për vizitën, duke u premtuar ndihmën e universitetit “29 maj” për FSHI-në.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, Dekani i FSHI-së vizitoi edhe Qendrën për Hulumtime Islame (ISAM), ku u prit nga drejtori i Qendrës, prof. dr. Murteza Bedir. Gjatë takimit të zhvilluar, dy drejtuesit e institucioneve, theksuan nevojën e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, sidomos në përkthimin e literaturës së nevojshme për zhvillimin e mendimit islam.

Ndërkaq, një takim tjetër po aq miqësor dhe shumë i rëndësishëm u realizua në Fakultetin e Teologjisë Universitetit të Stambollit, që është një nga universitetet e rangut të lartë brenda dhe jashtë Turqisë, ku u pritën nga Dekani i Fakultetit të Teologjisë prof. dr. Mustafa Musllu, i cili, me këtë rast, mundësoi zhvillimin e një takim me stafin pedagogjik të fakultetit, ku u tregua një interesim jashtëzakonisht i madh për të njohur nga afër Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Edhe në këtë takim, përveç formave të ndryshme të bashkëpunimit, u theksua edhe bashkëpunimi përmes programit Erasmus +.

Ndërkaq, Në vizitën e bërë në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit “Sabahatin Zaim”, prof. dr. Shaban Sulejmani dhe myftiu mr. Nasir Rexhepi u pritën nga pritën nga dekani i Fakultetit të Teologjisë, prof. dr. Hasan Kamil Jëllmaz, me të cilin zhvilluan një takim të përzemërt vëllazëror për zhvillimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve. Dekani, prof. dr. Hasan Kamil Jëllmaz, shprehu gatishmëri për ta ndihmuar FSHI-në në të gjitha fushat me interes. Ai vuri në dukje se shumë shpejt do të gjejmë mundësinë, qoftë përmes vizitës që do t’ia bëjmë FSHI-së ose përmes ndonjë forme tjetër për ta ndihmuar këtë institucion të ri të studimeve islame.

Nga të gjitha takimet e zhvilluara në Stamboll, nga të gjithë udhëheqësit e fakulteteve dhe të universiteteve, shprehet një gatishmëri për bashkëpunim të mirëfilltë, përkatësisht një gatishmëri për t’i FSHI-së. Dekani, prof. dr. Shaban Sulejmani, falënderon të gjithë ata që mbështetën dhe mundësuan realizimin e këtyre takimeve, e posaçërisht autoritetet udhëheqëse të fakulteteve të këtyre universitete për pritjen dhe gatishmërinë për ta ndihmuar Fakultetin e Shkencave Islame në të gjitha fushat me interes studimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit