-0.6 C
Pristina
Friday, January 27, 2023

Lajçak paralajmëron takime tjera në nivelit të lartë: Nuk kemi kohë për të humbur, deri në mars shohim ku po na shpie procesi i dialogut

Më të lexuarat

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në një deklaratë për media tha se duhet të shfrytëzohet ky momentum pozitiv në ecjen para në dialog.

Lajçak në një deklaratë para gazetarëve tha se është i kënaqur që po merren me substancën në dialog dhe jo me tejkalimin e krizave.

“Nga 23 nëntori fatmirësisht nuk kemi afate kohore dhe krizë dhe mundemi të diskutojmë për substancën dhe pikërisht për këtë jam këtu, të diskutojmë për hapat tjerë në normalizimin e raporteve…

Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë momentum dhe jemi duke punuar për takimet në nivel të lartë që do t’i adresojmë çështjet e normalizimit dhe duam që të mbahet brenda pak javësh”, tha ai, raporton Telegrafi.

“Nuk kemi kohë për të humbur, pa presion por duam të shfrytëzojmë këtë momentum pozitiv….”, tha Lajçak, ndërsa shtoi se kanë folur për situatën në veri, Marrëveshjen për energji, zgjedhjet lokale, etje.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti / Foto: Ridvan Slivova

I dërguari i BE-së për dialogun bëri të ditur se kanë folur edhe për çështjen e personave të pagjetur, për të cilën tha se është diskutuar shumë. “Shumë afër të kemi një tekst… jemi më pak se një fjali larg…”, tha ai.

Lajçak shtoi më tej se lidhur me dialogun Kosovë-Serbi e rëndësishme është të diskutohet normalizimi i raporteve, ndërsa tha se ky proces do të fillojë brenda javës dhe “deri në mars do të shihet se ku janë dhe në çfarë po shpie ky proces”.

Ai përmendi edhe çështjen e largimit të serbëve nga institucionet, duke thënë se vakuumi institucional në fushën e sigurisë dhe të drejtësisë nuk është në favor të askujt. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit