-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Bursat europiane i rikthehen humbjeve

Më të lexuarat





Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e fundit të javës, pasi investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, ndërsa po monitorojnë nga afër zhvillimet në Kinë, në lidhje me masat kundër Covid-19.

Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.5% të vlerës, ndërsa sektori i naftës dhe gazit realizon humbjet më të mëdha në rënie me mbi 1%.

Në fokus të tregjeve është edhe takimi i BE për të vendosur një tavat prej 60 dollarë për fuçi për naftën bruto ruse. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi tregtinë e jashtme në Gjermani dhe çmimet e prodhimit në Eurozonë.  Edhe shumica e tregjeve aziatike u mbyllën në rënie në sesionin e fundit të javës, me indeksin e Tokyos, Nikkei që kryesoi humbjet.

Gjithsesi, raporti më i rëndësishëm për sot do të jetë punësimi në SHBA për muajin nëntor dhe analistët parashikojnë se ekonomia më e madhe në botë do të ketë krijuar edhe 200 mijë vende të reja pune, nga 260 mijë që krijoi në tetor.



- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit