3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pavarësisht torturave të shumta kineze qëndroi i palëkundur

Më të lexuarat

Dijetari 88-vjeçar ujgur, Sheikh Abdul Ahad Mehsum u vra në një kamp përqendrimi kinez në vitin 2017.

Sheikh Abdul Ahad Mehsum lindi në vitin 1930 në rrethinën Karakash të Turkestanit Lindor dhe ishte një dijetar i shquar ujgur dhe një figurë shumë e respektuar në komunitetin Ujgur. Babai i tij, Sheikh Barat Akhun gjithashtu kishte vdekur në paraburgim në vitin 1937.

Nga viti 1950 deri në vitin 1958, Shejh Mehsum studioi mbi Islamin në Kashgar dhe pasi mbaroi studimet, u kthye në Hotan për të dhënë mësim. Gjashtë muaj pas kthimit të tij ai u arrestua dhe u dënua me 15 vjet burgim dhe qëndroi në një kamp pune në Kinë.

Pasi u lirua në vitin 1974 edhe pse pavarësisht se u detyrua të punoj si ilegal, ai vazhdoi t’i mësonte mbi Islamin popullin e tij. Ai u arrestua përsëri në vitin 1979 së bashku me rreth 1000 dijetarë muslimanë por u lirua pas një viti.

Në vitin 2001, ai u arrestua sërish bashkë me të birin dhe u lirua pas dy muajsh, por zyrtarisht iu ndalua të fliste në publik.

Në janar të vitit 2004, ai u arrestua për herë të katërt dhe vuajti një dënim pesë vjeçar për mësimin e Islamit, pas kësaj ai e kaloi pjesën tjetër të jetës në arrest shtëpiak, derisa përfundimisht u arrestua nga policia në fillim të nëntorit 2017 dhe u dërgua në një kamp përqendrimi së bashku me anëtarët e tjerë të familjes.

Autoritetet kineze e vonuan me 6 muaj lajmin e vdekjes së tij.

Pavarësisht se u burgos dhe u torturua shumë herë, Shejh Abdul Ahad Mehsum qëndroi i palëkundur dhe vazhdoi të predikonte dhe u mësonte Islamin popullit të tij vazhdimisht.

Allahu i dhëntë Xhenetin Firdous, Amin!

/doam/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit