2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Thirrja e të gjithë profetëve është një dhe feja e tyre është Islami

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar na tregon në Kur’an se të gjithë profetët qartë  kanë shqiptuar se janë muslimanë të fesë Islame.
Allahu i Lartësuar thotë duke përmendur…

Nuhun (alejhi selam).
…”وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ الْمُسْلِمِينَ”
“…dhe jam urdhëruar të jem prej besimtarëve të sinqertë.(muslimaneve)”(Nemel, 91)

Ibrahimin (alejhi selam).

“مَا كَانَ إِبْرَاهِيمُ يَهُودِيًّا وَلَا نَصْرَانِيًّا وَلَٰكِنْ كَانَ حَنِيفًا مُسْلِمًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِين”
“Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishtere, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.”(Ali Imran,67)

Musai (alejhi selam)

“وَقَالَ مُوسَىٰ يَا قَوْمِ إِنْ كُنْتُمْ آمَنْتُمْ بِاللَّهِ فَعَلَيْهِ تَوَكَّلُوا إِنْ كُنْتُمْ مُسْلِمِينَ”
“Musai tha: ” O populli im, nëse i keni besuar Allahut, vetëm Atij mbështetjuni nëse jeni muslimanë (dorëzuar vendimit të Tij)(Junus, 84)

Isai (alejhi selam)

” “وَإِذْ أَوْحَيْتُ إِلَى الْحَوَارِيِّينَ أَنْ آمِنُوا بِي وَبِرَسُولِي قَالُوا آمَنَّا وَاشْهَدْ بِأَنَّنَا مُسْلِمُونَ”
“Dhe kur i frymëzova Hauarijjunët (i urdhërova): “Të më besoni Mua dhe të dërguarin Tim!” E ata thanë: ” Ne besuam, e ti dëshmo se ne jemi muslimanë.”(Maide, 111)

Gjithashtu Allahu i Lartësuar flet për mbretëreshën e Sebees ku thotë:

“قَالَتْ رَبِّ إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي وَأَسْلَمْتُ مَعَ سُلَيْمَانَ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ”
“Ajo tha: “Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tani i dorëzohem (pranoj islamin) Allahut, Zotit të gjithësisë së bashku me Sulejmanin.”(Nemel, 44)

Nga e gjitha kjo që u tha na bëhet e qartë se feja e Allahut është Islami dhe se Allahu të gjithë të dërguarit e Tij i ka dërguar me fenë Islame.
Allahu i Lartësuar e ka deklaruar se feja e Tij është Islami.

“إِنَّ الدِّينَ عِنْدَ اللَّهِ الْإِسْلَامُ ۗ وَمَا اخْتَلَفَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ إِلَّا مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَهُمُ الْعِلْمُ بَغْيًا بَيْنَهُمْ ۗ وَمَنْ يَكْفُرْ بِآيَاتِ اللَّهِ فَإِنَّ اللَّهَ سَرِيعُ الْحِسَابِ”( Ali Imran, 19)
“Pa dyshim se feja e vetme e pranuar tek Allahu është Islami. U kundërshtuan ata  që u është dhënë libri, pasi që u erdhi e vërteta, nga zilia mes vete. E kush mohon argumentet e Allahut (le ta dije se) Allahu është llogaritës i shpejtë.”(Ali Imran, 19)
(Akidetu Ehlu Sunetit dhe Xhematit nën dritën e Kur’anit dhe Sunetit)

/Mesofenetende

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit