Zv/kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak, tha se sistemet ‘K239 Chunmoo’ të blera nga Koreja e Jugut kanë ngjashmëri me lëshuesit ‘HIMARS’ të prodhimit amerikan që ka vendi
Polonia ka nënshkruar marrëveshje me Korenë e Jugut për të blerë 288 multi-raketahedhës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zv/kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak, tha se sistemet ‘K239 Chunmoo’ të blera nga Koreja e Jugut kanë ngjashmëri me lëshuesit ‘HIMARS’ të prodhimit amerikan që ka vendi.
Blaszczak u shpreh se Polonia nuk ka mundur të marrë lëshues ‘HIMARS’ aq sa ka dashur në kohë të shpejtë dhe se për këtë arsye kanë blerë 288 lëshues ‘K239 Chunmoo’ nga Koreja e Jugut.
Ministri i mbrojtjes i Koresë së Jugut, Lee Jong-sup, ka bërë të ditur se marrëveshja e ka çuar bashkëpunimin mes dy vendeve në nivele të reja.
Në muajt korrik dhe shtator, Polonia dhe Koreja e Jugut nënshkruan marrëveshje për blerjen e tankeve, obusëve dhe avionëve luftarakë me vlerë miliarda dollarë. Ndërkohë njoftohet se ka filluar dorëzimi i tankeve dhe obusëve.
Në kuadër të marrëveshjes së re pritet që raketahedhësit e lëvizshëm të dorëzohen vitin e ardhshëm.