19 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

TAKIM ME SEKRETARIN GJENERAL TË EZ’HERIT PROF. DR. NEDHIR MUHAMMED AJ – JAD

Më të lexuarat

Gjatë vizitës së Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në Konferencën Shkencore në Kairo të Egjiptit, në kohën e lirë mes paneleve, i shoqëruar nga antarët e delegacionit H. Ismet Ademi dhe Dr. Abdulkerim Iseini arritën të organizojnë një takim të rëndësishëm me Sekretarin gjeneral të Ez-herit në Kajro të Egjyptit Prof Dr. Nedhir Ajjadin.

Ishte nevojë e domosdoshme që pas vonimit të arritjes së dokumentacionit që kërkohet për nostrifikimin e Medresesë “Isa Beu” të dërguara para disa muajsh, të shfrytëzohet rasti që t’i dorëzohen drejt për së drejti të gjitha dokumentat e kompletuara konform kërkesës së Univerzitetit të Ez’herit.
Sekretari gjeneral Prof Dr. Nedhir Ajjadi, premtoi se do t’i ndërmer të gjitha masat e duhura që kjo çështje të zgjidhet.
Më tej u bisedua edhe për bashkëpunim edhe në sfera tjera, si kurse të ndryshme nga profesorë të Ez’herit, si dhe ligjërues dhe vizituesë të ndryshëm.
Poashtu delegacioni i BFI në konferencë pati mundësi që ta takojë Rektorin e Universitetit të Ez’herit Ekselencën e tij Prof. Dr. Selame Daud, me ç’rast patën një pritje të mirë dhe vëllazërore, duke kërkuar informim sa më të shpejtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit