2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Privim i fshehur

Më të lexuarat

Shumë nga mesi jonë mashtrohen se gjendja e tij fetare është “stabile” edhe pse ai ka mangësi në adhurime, përulje gjatë adhurimeve, në ndihmesën e Fesë, kërkimin e diturive fetare, në dhënien e përgjigjeve dilameve të njerëzve të luhatur, afrimin e njerëzve te Zoti, etj. Edhe pse puna e tij është e përzier me haram, ka shikime të ndaluara aty në vendin e punës, ka lëshim pe në rregullat e mbulesës islame, ka lëshim pe në rregullat e komunikimit mes dy gjinive, etj.
Edhe përskej krejt kësaj gjendjeje akoma Allahu nuk e ka sprovuar krejtësisht në fe, akoma falet, agjëron, e do islamin, largohet nga mëkatet e mëdha (pasi që supozojmë se mëkatet që i bën nuk janë prej mëkateve të mëdha), pra ky po mendoka se Allahu nuk e paska sprovuar dhe dënuar në fe për shkak këtyre mangësive.
Ky njeri i ngratë nuk është duke e kuptuar se ka rënë në një privim të madh!
Mund të ishte njeri me “ndikim të madh” në historin e njerëzimit, mund të ishte ai ose ajo prej ndihmëtarëve të Allahut në tokë, mund të ishte prej atyre që çdo ditë ngjall nga një sunet dhe mbyt nga një bidat e fitne, i jep përgjigje dilemave, e afron të larguarin, e përhap udhëzimin dhe i ngjall shpirtat e atyre njerëzve që i ka mbytur injoranca dhe pasioni.
Mund të ishte prej atyre që do ta përmend Allahu në shoqërinë e lartë qiellore, e të gëzoheshin me te banorët e qiellit kur të shohin ndihemsën që ai ia ka bërë fesë së Allahut dhe dashurinë e madhe që kishte për Allahun.
Mund të ishte prej atyre të parëve, të sinqertëve dhe të afruarve.
Mund të ishte nga ata që hyjnë në Xhenet pa llogari dhe pa ndëshkim.
Mund të ishte prej atyre që do ishin shenja dalluese në historin e njerëzimit dhe të pranon Allahu mundin e tij në tokë dhe të lë pas vete gjurmë të bekuara deri në Ditën e Kiametit.
Krejt këto gjëra mund ti kishte fituar por ai u kënaq me pak, madje as që i kanë shkuar ndërmend këto pozita të larta, ose iu kanë kujtuar një kohë të caktuar dhe më pas i ka harruar.
Me vite e lufton vonesën e tij në namaz të sabahut, epshin për të hëngër shumë ushqim, e pastaj dembelinë dhe gjumin që e pason ushqimin dhe fitnet/flertin me kolegët dhe koleget në punë apo në shkollë.
Kurse disa të tjerë, me ta Allahu e ndihmon Fenë, me adhurimet që bëjnë u ngriten gradat në Xhenet, e fitojnë përgjithmonë Kënaqësinë e Allahut, Zotit të Botëve dhe e sigurojnë nga një karige në Firdeusin më të lartë të Xhenetit.
Nëse nuk është kjo gjendje privim, atëherë çka është privimi?!
Nëse nuk është kjë gjendje dënimi, atëherë çka është dënimi?!
Mund të ndodh që në fund edhe të hyjë në Xhenet, por pasi ta shijojë idhtinën e “gubnit” humbjes në ditën të cilën Allahu e quajti “Dita e Humbjes” (Jeumut-Tegabun), dita kur keqbërësi do bëhet pishman për të këqijat që ka bërë, kurse bëmirësi do bëhet pishman pse ska bërë edhe më shumë të mira.
Ka horizonte gjigante që të presin, andaj mos lejo me të pengu shikimin shkujdesi (gafleti).
Ekzistojnë kënaqësi qiellore të larta, mos prano asgjë më pak se arritja e tyre.
Ekzistojnë disa pozita të larta që duhet t’i arrijsh, mos u mjafto me diçka nën to.
Ymri yt është i shkurtë, andaj mos lejo me të mashtru shpresa e gjatë.
O Allah! Na shpëto nga kjo gjendje me Mëshirën Tënde para se të na vijë koha e pishmanllëkut.


Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit