Prishtinë, 11 tetor 2022
Me rastin e 12 Rebiul Evelit, ditëlindjes së pejgamberit Muhamed a.s., Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit, organizoi manifestim për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme në historinë islame, i cili u mbajt në “Sinan Pasha” në Prizren. Në këtë solemnitet morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, zv/kryetarin e Dijanetit të Turqisë, dr.Burhan Işleyen, i shoqëruar nga Murat Alkan, Drejtor i përgjithshëm në Dijanetin e Turqisë dhe Junus Koçan, imam në xhaminë “Haxhi Bajram Veli” në Ankara, këshilltarin për Çështje Fetare në Ambasadën e Turqisë, z. Bunyamin Albayrak,hoxhallarë dhe shumë xhematlinjë tjerë. Programi filloi me një pjesë nga Kurani që u lexua nga Egzon Ibrahimi.Mysafirëve mirëseardhje iu dëshiroi Kryetari i Këshillit të BI të Prizrenit,i cili uroi besimtarët për këtë datë historike dhe njëherit tha se jemi të nderuar që kemi musafir Muftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava dhe delegacionin nga Dijaneti të udhëhequr nga zv/kryetarin e Dijanetit të Turqisë, Burhan Işleyen. Ligjëratën kryesore para të pranishmëve e mbajti Myftiu Tërnava, i cili falenderoi prezencën e zv/kryetarin e Dijanetit të Turqisë, dr.Burhan Işleyen, dhe delagacionit përcjellës të tij, duke lutur Zotin që t’i shpërblej me të mirat e Tij dhe falenderoi popullin vëlla turk, qeverinë, Dijanetin dhe shumë organizata tjera për ndihmën që ofrojnë në Kosovë dhe përkrahjen e BIK-ut dhe Allahu i shpërbleftë me të mira. Ai më pas në ligjëratën e tij veç tjerash tha se sa herë që na vie ky muaj na shtyen e motivon edhe më tepër të rikujtojmë të Dërguarin e fundit, Muhamedin a.s.., njeriun që solli kondita për organizimin e jetës së individit, familjes dhe shoqërisë, pa dallim vendi, kohe, race apo ngjyre. Ai më pas veçoi se rikujtimi i kësaj dite kur erdhi në jetë Muahmedi a.s., ka një domethënie të veçantë tek besimtarët, andaj shumica absolute e besimtarëve në tërë globin shtojn dhikër, salavate, lutje e dua si dhe duke organizuar manifestime të ndryshme për nder të kësaj dite kaq domethënëse dhe madhore.
Ai rikujtoi ajetin kuranor ku Krijuesi ka thënë: “Thuaj vetëm mirësisë së Zotit xh.sh.,dhe mëshirën e Tij, ne në vazhdimësi t’i gëzohemi”, duke thënë se ne kemi mundësinë që të jetojmë me biografinë e Muhamedit a.s., ne nuk e patëm fatin që patën sababet të jetonin me të, dhe edhe pse kaluan mbi 1400 vite, ne e duam Muhamedin a.s, dhe e rikujtojm atë, dhe duhet shtuar në përmendje dhe rikujtim të tij. Ai në fund porositi që në shtëpit tona të mbajmë mevlude me karakter fetar si i ka hije një besimtari sepse kjo është një punë shumë e mirë, sepse vetëm tubimi muslimanve mes vete është obligim, dhe të japim kontribut në shpjegimin dhe predikimin e fjalës së Zotit duke manifestuar dashuri ndaj Allahut xh.sh dhe Muhamedit a.s.. Këtë manifestim e përshëndeti edhe zv/kryetarin e Dijanetit të Turqisë, dr. Burhan Işleyen, i cili uroi besimtarët për këtë ditë historike në kalendarin islamë ku ata përkujtojnë historinë e lavdishme të Muhamedit a.s.duke ditur se ai erdhi për të nxjerrur njerëzimin nga errësira në dritë. Andaj besimtarët duhet të shënojnë këtë datë të veçantë në historinë islame, pasiqë Islami ka sjellë për botën mëshirë, paqe e harmoni mes njerëzve.Ai po ashtu përmendi ajetin kuranor se nëse e doni Allahun, bindjuni Pejgamberit a.s., sepse me këtë bindje, Ai do tua falë mëkatet dhe se do të futeni në xhenete. Mesazhi i Muhamedit a.s. u shpërnda pikërisht nga xhamitë dhe ne sonte jemi në xhaminë “Sinan Pasha” e cila është shumë e bukur dhe ka vlera historike.
Programi më pas vazhdoi me pjesën artistike, me këndimin e mevludit, ilahive dhe kasideve, të përgatitura nga imamët e nderuar.
The post Në Prizren u mbajt Mevlud për nder të ditëlindjes së Pejgamberit a.s. appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.