1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Disa fjalë mbi realitetin e Igballe Hudutit dhe shiizmit që ajo thërret

Më të lexuarat

Njoftim për opinionin shqipëtarë!


Po filloj t’i shkruaj këto fjalë për t’i treguar shqiptarëve se kjo grua (Ikballe Huduti) nuk është duke folur në emër të islamit, është dukë folur në emër të Shiizmit të Iranit, e të cilin nuk e njeh bota Islame.

Dëshiroj të ju tregoj se Islami nuk e lejon martesën të cilën ajo pretendon, martesën e përkohshme apo martesën me marrveshje për një kohë të caktuar, kjo martesë është e njohur vetëm tek Shiat, tek të cilët martesa mund të bëhet për disa orë, ditë, javë apo muaj, e që kjo martesë nuk ka dallim nga shtëpijat publike.

Tek Shiat njeriu mund të shkoj të bëj martesë për 1 orë ose për 5 ditë etj, tek ata kjo martesë është njësoj sikurse me marr tek ne një kerr me qera (rent a car) e bënë marveshjen për sa kohë të nevojitet gruaja (apo tek ne vetura) e shfrytëzon sa të kesh nevoj, dhe pastaj kur të kalon kontrata e kthen gruan, sikurse tek ne e kthen veturën tek pronari.
Islami jonë është i pastërt nga këto gjëra dhe në Islam nuk qëndrojnë ato pretendime që ajo ia mvesh Islamit dhe shpif në emër të Islamit. Kjo lloj martesë është HARAM HARAM HARAM (e ndaluar) dhe konsiderohet Zina (amoralitet).

Prandaj i këshilloj vëllezërit dhe motrat shqipëtar-e mos të mashtrohen nga kjo shpifëse e cila thërret në emër të Islamit, kurse Islami me të është larg sa lindja nga perendimi.

E këshilloj edhe udhëheqësin e emisionit Sadri Imeri dhe të tjerët mos të thërasin njerëz të tillë nëpër emisione vetëm e vetëm të bëjnë show, kurse dihet se këta persona nuk kan kompetenc të flasin për Islamin pasi që nuk e kan studiuar Islamin, por e kan studijuar Shiizmin, e tek ata(shitët) janë të lejuara shumë gjëra (të cilat mos me zgjat nuk pi përmendi) të cilat Islami i ndalon.


Allahu na ruajt nga kurthet e Shejtanit dhe pasuesve të tij.

Hoxhë Eroll Nesimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit