10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

BESIMTARË, MOS BINI PRE E MASHTRIMEVE! – Adnan Simnica

Më të lexuarat

BESIMTARË, MOS BINI PRE E MASHTRIMEVE!
Shiizmi nuk përfaqëson Islamin e mirëfilltë, meqë në shumë çështje bazike ka devijuar nga e vërteta islame. Madje, shiitët, të cilët pothuajse as nuk ekzistojnë tek ne, nuk përfaqësojnë myslimanët shqiptarë, të cilët përbëjnë shumicën dërrmuese.
Prandaj edhe Igballe Huduti përfaqëson vetëm shiizmin, vetveten dhe disa persona, e assesi Islamin e myslimanët. Ajo, pa fije turpi, me injorancë të paskrupullt dhe me tendenca të qëllimshme devijon ajetet kuranore dhe fjalët e veprimet pejgamberike, prandaj opinioni i gjerë nuk duhet të bie pre e mashtrimeve të saj.
Besimtarë, sa bukur na mësoi Zoti ynë që t’i lutemi Atij:
“O Zoti ynë, mos lejo që zemrat tona të devijohen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar (në rrugën e drejtë), dhe na dhuro mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!”
(Kuran, Ali Imran: 8)
AMIN!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit