0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dhuroju njerëzve dashuri të sinqertë

Më të lexuarat

Nga: Sejid Kutubi

Dhuroju njerëzve dashuri të sinqertë

Nëse do të shikonim anën e mirë tek shpirti i njerëzve do të gjenim një thesar në çdo zemër. Një gjë të tillë, në pamje të parë nuk e vëren dot..
E kam provuar këtë.. me shumë njerëz e kam provuar. Madje edhe me ata që na duken shumë të këqinj me vështrimin e parë. Provo t’i afrosh ata, të mos t’ua zësh me të madhe gabimet dhe budallallëqet e tyre. Dhuroju pak interesim dhe dashuri të sinqertë, të pashtirur..jeto pak me hallet e tyre!
Atëherë do ta shohësh bërthamën e zemrës së tyre të bardhë. Atëherë do të të dhurojnë dashurinë e tyre, zemrën do të ta sjellin në dorë e do të të besojnë. Atëherë ti mos i zhgënje kurrë! Pak sinqeritet dhurove, pak dashuri, pak interesim të pastër e të dhanë zemrën e tyre, shpirtin..
E keqja nuk është e thellë tek ta. Në fakt nuk është pjesë natyrale tek njeriu. Nuk është aq e madhe sa na duket ndonjëherë. Ajo është një koracë që njerëzit mbulojnë zemrën e tyre nga sfidat dhe përballjet e jetës, thjesht për të mbijetuar. Por në fakt, nuk janë aq të këqinj. Kur ata ndjehen të sigurtë me ty, kur të duan, kur të besojnë, e para teje hapin guackën ku shfaqet perla e zemrës së tyre. Por duhet ta meritosh këtë perlë. Këtë jo të gjithë e bëjnë. Duhet të mos e zhgënjesh njeriun që të hapi zemrën. Duhet ta vlerësosh aktin e dhurimit të zemrës së tij. Dhuroja edhe ti zemrën tënde. Duaje edhe ti, vuaj me vuajtjen e tij, qaj me lotët e tij, gëzohu me gëzimin e tij dhe fali gabimet e tij. Bëje këtë dhe kështu do të lësh gjurmë në jetën e tij.
E kam provuar këtë, nuk flas në ajër, e të gjitha këto nuk janë ëndrra. Është realiteti i përditshëm dhe është ai që shumë nga ne e kalojnë pa e vënë re.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit