3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë – kush është fitues dhe kush humbës, pas numërimit të rreth 85 për qind të votave

Më të lexuarat

Humbja e Bakir Izetbegoviqit, liderit të partisë kryesore politike boshnjake, Partia e Veprimit Demokratik, SDA, në garën e tij për një vend në presidencën shtetërore, ishte një nga surprizat më të mëdha të zgjedhjeve të së dielës në Bosnje.

Ky madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ishte gjithashtu një nga të paktat rezultate të sigurta dhe të pakundërshtueshme të zgjedhjeve të njohura pothuajse plot një ditë pas votimit.

Pasi u numëruan rreth 85 për qind e votave të hënën pasdite, Denis Beçireviq, kandidat i përbashkët i 11 partive opozitare – kryesisht boshnjake – kishte një avantazh prej gati 100,000 votash ndaj Izetbegoviqit, i cili pranoi publikisht humbjen të dielën mbrëma.

Një tjetër fituese e qartë ishte Zeljka Cvijanoviq, nga partia kryesore serbe e Bosnjës, Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur, SNSD.

Ajo mundi liderin e opozitës serbe të Bosnjës, Mirko Saroviq në garën për t’u bërë presidentja e ardhshme e entitetit të mbizotëruar nga serbët e Bosnjës, Republika Srpska.

Ndërkohë, Zheljko Komshiq nga Fronti Demokratik kishte një epërsi të sigurt ndaj Borjana Kristo, nga Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, në garën për postin kroat në presidencën shtetërore.

Në garën për të qenë presidenti i ardhshëm i Republika Srpska, shefi i SNSD-së, Milorad Dodik kishte një avantazh ndaj kandidates së Partisë Demokratike, PDP, të opozitës, Jelena Trivic.

Por shumica e rezultateve të tjera mbetën të paqarta sepse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjës nuk e ka finalizuar numërimin e të gjitha votave. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit