1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Erdogan, kritikë SHBA-së për mbështetjen ndaj Greqisë

Më të lexuarat

Presidenti turk: Çmimi i një lufte bërthamore, katastrofik!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar SHBA-në për qëndrimin e saj ndaj tensioneve mes Turqisë dhe Greqisë, duke thënë se Uashingtoni nuk i trajton në mënyrë të barabartë aleatët e NATO-s.

Duke theksuar se nuk ka asnjë krahasim në rëndësinë e Turqisë dhe Greqisë në NATO, ai tha se administrata amerikane nuk mund të gjejë një aleat si Turqia, e lëre më Anadollin.

“Pritjet tona nga Amerika janë që ajo të mos përfshijë Greqinë në llogaritje të gabuara dhe të mos lejojë manipulimin e opinionit publik ndërkombëtar”, tha Erdogan.

“Ne do të mbrojmë qipriotët turq”

Ai kritikoi gjithashtu vendimin e fundit të SHBA-së për heqjen e embargos së armëve ndaj Qipros dhe shtoi se heqja e embargos është e pashpjegueshme për sa i përket përmbajtjes dhe kohës.

Duke deklaruar se masa e fundit e SHBA “nuk do të mbetet pa përgjigje”, Erdogan premtoi të marrë të gjitha hapat për të mbrojtur turqit qipriotë.

Duke iu referuar luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës, ai tha se të enjten do të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin.

Ai shtoi se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pret mbështetje në lidhje me katër rajonet ku u mbajtën “referendume” për bashkimin me Rusinë.

Erdogan synon ta diskutojë këtë në detaje me Putinin.

“Sikur të mos kishin mbajtur referendum…”

“Sikur të mos kishin mbajtur referendum, por ne do ta kishim zgjidhur këtë problem me diplomaci”, tha presidenti turk.

I pyetur për një luftë të mundshme bërthamore midis Rusisë dhe Ukrainës, ai tha se një luftë e tillë do të ishte “katastrofike”.

 “Kostoja e një lufte bërthamore do të ishte katastrofike. Jo vetëm që nuk duhet thënë, por askush nuk duhet as ta mendojë. Hapi më korrekt do të ishte zgjidhja e kësaj çështjeje në mënyrë diplomatike”, tha Erdogan. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit