Të premten më 26.08.2022 me ftesë të Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Kryetari I BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mori pjesë në manifestimit tradicional kulturor – shkencor “Drita e Gonxhes” në Sheshin e Shkupit, me rastin e 112 vjetorit të lindjes së nobelistes sonë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza.
Urime Drejtorit të ITSHKSH të RMV Dr. Prof. Skender Hasanit për ftesën dhe organizimin e mirëfilltë të këtij manifestimi që aktualizon dhe shpalos personalitetin me famë botërore në sferën e humanizmit njerëzor, njiherit edhe nobeliste e njohur që nderon vendin dhe kombin tonë edhe si shqiptare edhe si shkupjane Gonxhe Bojaxhiu.
BFI e RMV do jetë gjithmonë në përkrahje të personailiteteve që i shërbyen njeriut dhe zhvillimit njerëzor në të gjitha sferat.