Në librin “Historia e Mbretërisë së Mehmetit II, perandor i turqve”, botuar në Napoli në 1771, autori shkruante se emrin e Sulltan Mehmetit II historianët grekë e përmendin si një nga emrat më të famshëm të historisë së të gjitha kohërave.
Midis të tjerave ai përmendte emrat e atyre që luftuan kundër tij, si: Huniadi dhe Matia Corvino me forcat e Hungarisë; Skënderbeu me shqiptarët e egër; Vllahu Ulado aq i guximshëm sa ata; perandorët e Greqisë dhe Trabzonit; mbreti i Persisë, i Napolit dhe i Bosnjës; princat e Greqisë, Serbisë, Sinopit dhe Karamanisë; Republikat e Venecias dhe Xhenovës, Kalorësit e Rodit dhe ushtritë e Kryqëzatës. Ai i konsideronte lulen e kombeve perëndimore.
Por, ai e lë historinë të flasë dhe arrin në konkluzionin se të gjithë treguan trimëri, por në fund të fundit askush nga ata nuk kishte aftësitë e jashtëzakonshme, vlerën dhe maturinë e Sulltan Mehmetit II. Storia del Regno di Maometto II, Imperatori de’ Turchi, di Giorgio Guillet; In Napoli MDCCLXXI.
Xhafer Sadiku
/histori islame/