16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak pas takimeve në Beograd: Pas raundit të dytë të diskutimeve, shpresoj se jemi në rrugën e duhur

Më të lexuarat

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar gjatë javës kanë qëndruar në Prishtinë dhe Beograd në përpjekje për të gjetur zgjidhje rreth shtensionimit të situatës në veri të Kosovës, derisa Qeveria e Kosovës nga 1 shtatori pritet të zbatojë vendimin për targat dhe dokumentet.

E të enjten pas vizitave në Kosovë, Lajçak dhe Escobar kanë qëndruar në Beograd.

Lajçak në një postim në Twitter ka shkruar se pas një raundi të dytë të bisedimeve në Beograd, shpreson se janë në rrugën e duhur, duke vlerësuar siç shkruan “përpjekjet e sinqerta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tu mbështetur në zgjidhje evropian”.

“Pas një raundi të dytë diskutimesh, mbrëmë vonë, unë shpresoj se jemi në rrugën e duhur. I vlerësoj përpjekjet e sinqerta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tu mbështetur në zgjidhje evropiane. Bisedimet tona do të vazhdojnë”, shkruan Lajçak, raporton Telegrafi.


Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti ditë më parë ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të zbatimit të reciprocitetit për targat dhe dokumentet.

Ai ka thënë se ka përfunduar dialogu asimetrik dhe se RKS janë tabelat e Kosovës, ndërkaq, opsionet për prodhimin e targave neutrale për vetveten nuk vijnë në konsiderim.

“Dialogu asimetrik kur Kosova më parë temë sesa palë, nuk ngjan më në Bruksel. Ky është dallim tektonik për të mirë… Opsionet kur Kosova duhet që të prodhojë targa neutrale për vetveten nuk vijnë në konsiderim. Me mua si kryeministër, me këtë udhëheqje demokratike pas zgjedhjeve të shkurtit të vitit të kaluar nuk mund të ketë prodhimtari, status neutrale në Republikën e Kosovës. RKS janë tabelat e Kosovës dhe kjo është në përputhje madje edhe me zotimet e Beogradit në Bruksel”, ishte shprehur kryeministri në një konferencë, raporton Telegrafi.

Ai ka thënë se pala kosovare ka qenë konstruktive në dialog dhe ka dhënë opsionet e saj, por Serbia nuk ka qenë e gatshme për marrëveshje. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit