0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shpend Ahmeti: Fati i Aylanit 3 vjeçar të zhvesh nga çdo mburrje që ke me vetvetën, shoqërinë e njerëzimin

Më të lexuarat

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka postuar sot në facebook reagimin e tij, lidhur me tragjedinë e refugjatëve, të pasyqruara veçanërisht me fotografinë e Aylanit 3 vjeçar, të cilin valët e detit e kishin sjellur të mbytur në brigjet e Turqisë.

“Në qershor të këtij viti Simon Kneebone publikoi një karikaturë tepër domethënëse të cilën po e postoj sot këtu. Në pyetjen e policëve që presin refugjatët me tyta “nga jeni?” në anije i përgjigjen “nga Toka”.
Nuk po e ripostoj foton e Aylanit 3 vjeçar në brigjet e Turqisë edhe pse mendoj se të gjithë duhet ta shohin. Me atë fotografi të qash është pak, të shkruash diçka në facebook si unë është turpshëm pak, të bisedosh me të tjerët është pak. Në fakt gjithçka është pak, sepse fati i tij të zhvesh nga çdo mburrje që ke me vetvetën, shoqërinë e njerëzimin. Fati i tij po tregon pafuqinë tonë si shumicë e njerëzimit ti parandalojmë këto fate. Kjo pafuqi është e padurueshme, prandaj nuk mund ta shikojmë gjatë foton sepse na turpëron.
We need a new Europe”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit