-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ditë të trazuara për Korenë e Veriut: përgjigje lojrave bërthamore të Kim

Më të lexuarat

Stërvitje e madhe ushtarake mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së

Stërvitja “Mburoja e Lirisë Ulchi” ka filluar siç është planifikuar, tha një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes të Koresë së Jugut, pa specifikuar se sa ushtarë do të marrin pjesë ose çfarë pajisje ushtarake do të përdoren.

Manovrat do të përfshijnë trajnime dhe simulime kompjuterike, stërvitje të përbashkëta në terren dhe një stërvitje në shkallë të gjerë të mbrojtjes civile në të gjithë territorin e Koresë së Jugut dhe duhet të përfundojnë më 1 shtator.

Seuli pret një reagim të ashpër nga Pheniani, i cili ka akuzuar SHBA-në se në fakt po përgatit një sulm përmes stërvitjeve.

Uashingtoni dhe Seuli kundërshtojnë pretendimet, duke theksuar se qëllimi i tyre është të përmirësojnë aftësitë e mbrojtjes.

Në Korenë e Jugut janë vendosur 28.500 ushtarë amerikanë, të cilët duhet të eliminojnë kërcënimet e mundshme nga Koreja e Veriut, një fuqi e vetëshpallur bërthamore.

Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur këtë vit pas një sërë testesh të Koresë së Veriut, duke përfshirë raketa të afta për të mbajtur koka bërthamore.

Vitet e fundit, SHBA dhe Koreja e Jugut kanë reduktuar programin e disa stërvitjeve, madje në vitin 2018 i anuluan ato për të përmirësuar shanset e negociatave për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Por negociatat ngecën pas samitit të dështuar SHBA-Korenë e Veriut në Vietnam në shkurt 2019. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit