Nga: Amer Halid
Pasioni për të rënë dëshmor
Fjala dëshmor “shehid” vjen nga dëshmia që nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi a.s është rob dhe i dërguar i Tij. Këtë dëshmi, ne e themi edhe gjatë qëndrimit ulur në namaz.
Në rastin e dëshmorit që vritet, ai e deklaron dëshminë “shehadetin” në një mënyrë krejt të veçantë. Ai e dëshmon atë me gjakun dhe shpirtin e tij.
Ai quhet dëshmor edhe për një arsye tjetër, sepse do të dëshmojë edhe Ditën e Kiametit. Ai do të deklarojë atë Ditë se ka dhënë jetën për çështjen islame.
Hadithet e Profetit a.s që flasin mbi martirizimin na e sqarojnë më shumë këtë koncept. Thotë profeti Muhamed a.s (Buhari dhe Muslim)
Në një hadith tjetër, Profeti a.s thotë (Buhariu)
Profeti a.s na e ka ndaluar të imagjinojmë dhe fantazojmë mbi gjëra që nuk bazohen në realitet. Vdekja si dëshmor, është rasti i vetëm kur Profeti a.s ia lejon edhe vetes të fantazojë mbi diçka që nuk bazohet në realitet.
Të vdesësh si shehid (dëshmor) është privilegji më i madh që i jepet një myslimani.
Thotë Profeti a.s (Buhariu)
Secili nga ne, kur të ringjallet Ditën e Kiametit do të ringjallet lakuriq, pa asnjë rrobë mbi trup. Kështu do të dalim edhe para Zotit. Të gjithë njerëzit do të jenë në këtë gjendje, përveç dëshmorëve. Ngjyra e gjakut do të ketë mbuluar gjithë trupin e tyre. Një privilegj i tillë, do t’u jepet vetëm dëshmorëve.
Thotë Profeti a.s (Tirmidhij)
Prandaj, ne duhet të ndihemi krenarë dhe të privilegjuar, nëse dikush nga të afërmit tanë kanë rënë shehidë në mbrojtje të fesë.
Momenti kur vritet dhe shkëputet nga kjo botë një dëshmor, është shumë më i lehtë madje dhe i ëmbël se vdekja në krevat. Thotë profeti Muhamed a.s (Tirmidhij)
Kur një nënë dëgjon që djali i saj kërkon të dalë në mbrojtje të vatanit dhe fesë, dëshpërohet dhe përpiqet ta pengojë me çdo kusht. Kjo, edhe pse vdekja e një dëshmori nuk krahasohet me vdekjen e një njeriu të zakontë. Vallë sa të rinj vdesin sot në aksidente automobilistikë?! Sa është numri i fëmijëve që vdesin në moshë të re?!
Veç kësaj, ne të gjithë duhet të dimë se askush nuk vdes pa i ardhur afati përfundimtar. Është vetë Zoti i madhëruar që i zgjedh ata që do të vdesin si dëshmorë dhe kjo sipas sinqeritetit të tyre. Thotë Zoti në Kuran:” (Al Imran 140)
Nuk është e thënë që dëshmorët të jenë vetëm burra, dëshmorë mund të jenë edhe gratë dhe vajzat e reja, ashtu siç mund të jenë fëmijë dhe të moshuar.
Ka njerëz që luten dhe i përgjërohen Zotit që të vdesin si shehidë, por Zoti nuk ua jep këtë gradë dhe nder.
Tregon një nga shokët e Profetit a.s:”Gjatë betejës, i shihja shigjetat e ushtrisë kundërshtare të binin si pikat e shiut mbi shokët e mi luftëtarë. Unë shkoja tek vendi ku binin shigjetat, kurse ato sërish ndryshonin drejtim dhe binin tek njerëzit përreth por jo mbi mua. Ata goditeshin dhe vdisnin, kurse unë nuk isha prekur nga asnjë shigjetë.”
Thotë Halid ibnul Velid:”Për Zotin, në çdo pëllëmbë të trupit, kam goditje shpate ose shigjete. Megjithatë, unë po vdes i shtrirë mbi krevat, ashtu siç ngordhin devetë. Prandaj, kurrë mos i zëntë gjumi frikacakët!”
Vargani i dëshmorëve
Ditën e Kiametit, dëshmorët do të jenë në një vargan të gjatë, ku u prin njeriu i parë që ka rënë dëshmor. Është për t’u çuditur ndoshta, por dëshmori i parë në islam nuk është një burrë, por një grua. Ajo është Sumeja, një grua e moshuar që i kishte kaluar të gjashtëdhjetat. Ajo nuk vdiq në betejë me armiqtë e myslimanëve, por vdiq gjatë torturave.
Ebu Xhehli ziente nga inati që një grua e moshuar mbi të gjashtëdhjetat, e ligsht dhe e varfër, ishte më e fuqishme se ai dhe u rezistonte torturave. Ai përpiqej ta detyrojë të braktisë fenë islame, por ajo refuzonte. Në fund, ai e humbi toruan, mori një heshtë dhe ia nguli në vendin e nderit. Kështu vdiq Sumeja, e cila njihet si dëshmorja e parë në islam. Një ditë më pas, Profeti a.s kaloi pranë Sumejes dhe familjarëve të tjerë që vazhdonin të torturoheshin dhe u tha me dëshpërim dhe keqardhje
Fakti që dëshmori i parë në islam është një grua është një mesazh për të gjithë, që edhe gratë mund të japin kontribut njëlloj si burrat për çështjen islame.
Në varganin e dëshmorëve, dallojmë dhe Abdullah ibnu Hiram-in. Edhe pse kishte nëntë vajza, kjo nuk e pengoi të dalë në rrugë të Zotit që të mbrojë fenë. Djali i tij Xhabiri, i kërkoi që të qëndrojë në shtëpi dhe të kujdesej për vajzat, kurse ai të marrë pjesë në luftë. Por babai e kundërshtoi dhe në fund vendosën të hedhin short. Ishte babai, Abdullah ibnu Hiram ai që e fitoi shortin, gjë që e zemëroi shumë djalin e tij. Abdullah, duke e parë djalin të qajë i zemëruar i tha:”O biri im! Sikur të ishte diçka tjetër përveç xhenetit, do ta kisha lënë ty.”
Abdullah bin Hiram ra shehid në betejën e Uhudit. Tregon biri i tij Xhabiri, që shkova ta shoh, por muslimanët e tjerë nuk më lejuan, pasi jobesimtarët ia kishin gjymtur trupin. Profeti a.s u tha Kur e pashë në atë gjendje, fillova të qaj me të madhe, saqë i fshija lotët me mëngë. Profeti a.s u afrua dhe më tha:
“ E qan apo nuk e qan, melekët vazhdojnë t’i bëjnë hije me krahët e tyre. Gëzohu o Xhabir!”
“Po përse o dërguar i Allahut”- e pyeta.
Ai më tha:” Nuk i ka folur kujt Zoti pa ndonjë pengesë, kurse babait tënd i ka folur direkt pa pengesë dhe i tha:”O robi Im, kërko prej Meje ç’të duash.”
” O Zot – i tha babai yt- kërkoj prej Teje që të më kthesh përsëri në jetë, të luftoj dhe të vritem përsëri në rrugën Tënde.”
(në dynja
Dhe Zoti për nder të tij, shpalli ajetin e mëposhtëm:
(dhe ende nuk kanë rënë martirë), (për çfarë i pret) (për çfarë kanë lënë pas) (Al Imran, 170 -171)
Një tjetër që është radhitur në varganin e dëshmorëve, është dhe një djalë i ri, të cilit edhe sot nuk i dihet emri. Edhe vetë Profeti a.s nuk ia dinte emrin dhe ka mbetur anonim deri në ditët tona. Pas një beteje, Profeti a.s po shpërndante plaçkën e luftës dhe mes të tjerëve, ia ndau pjesën që i takonte dhe këtij djali. Ai e refuzoi pjesën e tij dhe tha:”Jo për Zotin! Unë nuk ia kam dhënë besën të dërguarit të Zotit që të fitoj plaçkë lufte. Unë ia kam dhënë besën, që të vdes nga një shigjetë mu këtu” dhe bëri me shenjë fytin.
Ditën e dytë të betejës, e gjetën të vrarë nga një shigjetë e cila e kishte rrokur mu në fyt. Kur ia treguan Profetit a.s, ai i pyeti i habitur
Shokët i thanë:”Po o i dërguar i Allahut. Ai është.”
Profeti a.s tha
Në karvanin e dëshmorëve, unë dalloj dhe një dëshmor shumë të hijshëm. Ai quhet Sad ibnu Rebi. Ai sakrifikoi, luftoi dhe e mbrojti islamin, gjer në çastet e fundit të jetës, kur mbeti i vrarë në betejën e Uhudit. Pas beteje, Profeti a.s i urdhëroi shokët
Ubej ibnu Kab tregon:”Vajta dhe e gjeta në momentet e fundit të jetës. Iu afrova dhe i thashë:”Vetë i dërguari i Zotit më ka dërguar të të kërkoj.”
Ai më tha:”A është i gjallë i dërguari i Zotit?!” Pasi ishin përhapur fjalë se ai kishte vdekur gjatë betejës.
Unë i thashë:”Po.”
Atëherë Sad tha:”Ah sa mirë! Çoji selamet e mia të dërguarit të Zotit dhe i thuaj:”Zoti të shpërbleftë me të mira që na udhëzove në rrugë të drejtë! Që në këto çaste, unë e ndjej që premtimi yt është i vërtetë. Veç kësaj, çoju selamet e mia të gjithë banorëve të Medines dhe u thuaj:”Nuk keni asnjë arsye nëse vritet i dërguari i Zotit, përderisa u punon akoma pulsi.”
Tregon Ubej:”Lotët që më rridhnin në ato çaste u përzien me gjakun e pastër të Sad ibnu Rebi. Më pas, u ktheva tek i dërguari i Zotit dhe i rrëfeva gjithçka. Ai tha
Në vargonin e dëshmorëve, dalloj shumë të tillë të cilët mbetën të vrarë në betejën e Nehavend-it në Irak. Kur lajmëtari u kthye tek Umeri për t’i përcjellë lajmet e luftës, Umeri e pyeti:”Kush është vrarë nga myslimanët?”
Ai i tregoi disa emra të cilët i njihte dhe i tha:”Janë vrarë dhe shumë të tjerë të cilët nuk i njohim.”
Umeri, duke qarë i tha:”Por Zoti që i nderoi me këtë gradë të lartë, ua njeh emrat, fytyrat, prejardhjen dhe sinqeritetin e tyre.”
Të shumtë janë myslimanët që kanë rënë dëshmorë në Palestinë dhe që nuk i njeh kush. Të shumtë janë njerëzit që janë vrarë në Irak dhe që nuk njihen. Por Zoti i madhëruar i njeh të gjithë dhe i ka nderuar në jetën e përtejme.
Këtë temë ia dedikoj në radhë të parë të gjithë atyre nënave që fëmijët e tyre kanë rënë dëshmorë në çdo vend mysliman. Ato duhet ta dinë se në ç’begati jetojnë fëmijët e tyre shehidë. Ato duhet ta shohin veten të privilegjuara, pasi janë nëna shehidësh dhe jo si çdo kush tjetër.
Në karvanin e dëshmorëve, shoh edhe një grua tjetër. Kur Sad ibnu Ebi Vekkas po përgatiste ushtrinë për në Irak, u kërkoi myslimanëve ta ndihmojnë për të përgatitur ushtrinë. Ndërkohë që të gjithë njerëzit i çonin ç’të mundnin nga pasuritë e tyre, vjen një grua dhe i thotë:”O Sad! Për Zotin nuk kam asgjë me të cilën mund të kontribuoj për ushtrinë myslimane, pasi jam shumë e varfër. Gjëja e vetme që kam janë dy gërshetat e mia. Unë i preva ato dhe dua që t’ia vësh kalit si fre. Le të jenë dy gërshetat e mia kontributi im për ushtrinë myslimane.”
Tregon Sad:”Më shpërthyen lotët nga kjo grua, e cila e donte islamin kaq shumë. Pasi u përgatit ushtria, u nisëm drejt fushës së betejës. Gjatë rrugës, na erdhi dhe një djalosh i cili më tha:”O Sad! Unë dua të vij me juve në luftë.”
Unë i thash:”O bir! Ktheu në shtëpi se qenke i ri. Burrat që kam në ushtri, janë të mjaftueshëm.”
Por djali ma ktheu:”Unë i kam dhënë besën Zotit ” Unë ia kam shitur jetën Zotit dhe dua prej Tij xhenetin.”
Këto fjalë më lanë pa gojë dhe pas një farë kohe i thashë:”Mirë o djalë! Eja me ne!”
Një natë para betejës, djali zgjohet dhe më thotë:”O Sad! Kam parë një ëndërr shumë të bukur sonte. Kam parë sikur ndodhesha në një pallat që nuk i ngjante atyre të kësaj bote, në mes të një kopshti që nuk i ngjante atyre të kësaj bote. Në dy anët shihja lumenj që nuk ishin si ata të kësaj bote. Unë e ndjej se do të vdes shehid në këtë betejë.”
Pasi përfundoi, djali më tha:”A dëshiron diçka o Sad?”
Unë i thashë:”Po. çoji selamet e mia të dërguarit të Zotit dhe i thuaj:”Zoti ta shpërbleftë me të mira!”
Djali më tha:”Edhe ti çoji selamet e mia nënës time o Sad.”
Unë e pyeta:”Po kush është nëna jote?”
Ai u përgjigj:”Është ajo që të dha gërshetat.”
Në karvanin e dëshmorëve, shoh edhe një djalë të vogël që quhej Muhamed Durre nga Palestina. Ashtu siç shoh shumë të tjerë, të cilët kanë vdekur dhe vdesin në tokat myslimane të pushtuara.
Askush prej nesh nuk e ka në dorë të vdesë shehid, por të paktën e kemi në dorë të ndryshojmë diçka. E kemi në dorë t’i flasim dikujt mbi islamin, e kemi në dorë t’i edukojmë fëmijët tanë të jenë besimtarë dhe të suksesshëm në jetë.
Thotë Profeti a.s
Nëse ti o vëlla dhe oj motër, shprehni dëshirën që kur t’ju vijë vdekja të vdisni si shehidë, Zoti do ua japë këtë gradë, sido që të vdisni. Ju do të jeni në shoqërinë e Hamzait, prijësit të shehidëve. Këtë gradë mund ta fitosh me nijet të pastër dhe të sinqertë.
Thotë Profeti a.s
Obligimet tona kundrejt shehidëve.
1 – Të hidhërohemi për ndarjen me ta nga kjo botë. Është e natyrshme që njeriu të hidhërohet dhe pikëllohet kur ndahet me dikë nga kjo botë.
2 – Të jemi krenarë me ta.
3 – Të gëzohemi për atë që i pret.
4 – Të urojmë që t’u bashkangjitemi.
5 – Të bëjmë gjithçka mundemi që të përkrahim çështjen për të cilën dhanë jetën.
E lusim Zotin që t’i mëshirojë dëshmorët myslimanë dhe t’i bashkojë me profetin Muhamed a.s dhe të gjithë dëshmorët e tjerë në xhenet!
…