1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

James Jeffrey, ish-Ambasadori i SHBA në Turqi (2008–2010) në një intervistë për Deutsche Welle në 22.08.2016 pranon se gylenistët mund të kenë qenë puçistët.

Më të lexuarat

DW: Qeveria turke beson se Fetullah Guleni është përgjegjës për tentativën për grusht shteti. Pse SHBA-të duken skeptike për këtë?

Unë nuk do të thosha se administrata amerikane beson se Gyleni është fajtor ose nuk beson se Guleni është fajtor. Qeveria amerikane thjesht nuk mund të mbajë një qëndrim të tillë derisa të ketë kaluar të gjitha materialet e kërkesave ligjore për ekstradim. Kjo është ajo që ne po bëjmë tani. Pra, për momentin, qeveria amerikane nuk ka ndonjë opinion…

Ka shumë mundësi që, në fakt, Gyleni të jetë përgjegjës për këtë puç. Unë mendoj se ka të ngjarë të ketë parë atë që ata kanë bërë në kontekste të tjera…

DW: Cili është qëndrimi juaj për tentativën për grusht shteti?

Mendimi im personal është se ky ishte padyshim një komplot. Nuk ishte nga ushtria, të paktën jo nga një pjesë e rëndësishme e ushtrisë. Mund ta përjashtojmë këtë. Ishte shumë i ndryshëm nga grushtet e mëparshme. Fakti që një numër i konsiderueshëm oficerësh u përfshinë në të, sugjeron se ishte një komplot i përgatitur shumë më herët dhe i mbajtur sekret ndaj qeverisë. Kjo kërkon një grup shumë mirë të organizuar në ushtri, të disiplinuar dhe të bazuar në ideologji. I vetmi grup që plotëson këto kritere që më shkon në mendje do të ishin gylenistët.

https://www.dw.com/en/gulens-future-in-us-justice-departments-hands/a-19493162
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit