Prishtinë, më 22 qershor 2022
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së bashku me koordinatorin e zyrës së Dijanetit në Prishtinë, z. Bilal Coşkun, ka zhvilluar sot një takim pune me mualimet e Departamentit të Gruas së Bashkësisë Islame të Kosovës.
Fillimisht, kryeimami Sahiti i përgëzoi dhe i uroi mualimet për punën dhe kontributin e tyre në fushën e mësim-besimit me grupmosha të ndryshme në xhamitë ku veprojnë.“Misioni ynë fisnik kërkon nga ne që të angazhohemi edhe më shumë në mbarëvajtjen dhe ecurinë sa më të mirë të mësim-besimit”, theksoi mes tjerash kryeimami Sahiti.
Ky takim në fokus kishte vlerësimin e punës dhe raporteve të mualimeve për gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe për të diskutuar mbi mundësitë e avansimit të mësim-besimit në nivel vendi. Projekti i angazhimit të mualimeve në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës edhe këtë vit po mbështetet nga zyra e Dijanetit.
The post Kryeimami Sahiti takoi mualimet e Departamentit të Gruas së BIK-ut appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.