0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

VRITEN KATËR USHTARË TË NATO-S NË AFGANISTAN

Më të lexuarat

NATO-ja ka bërë të ditur se katër ushtarë të saj janë vrarë nga një sulm i kryengritësve ditën e shtunë në pjesën lindore të Afganistanit.

Në njoftimin e aleancës në Kabul, nuk janë dhënë më tepër detaje dhe as nuk është theksuar kombësia e të vrarëve.

Zyrtarët afganë u kanë thënë reporterëve se vrasjet kanë ndodhur në provincën Kapisa, që kryesisht patrullohet nga kontingjenti francez, nën udhëheqjen e NATO-s.

Talibanët e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Zëdhënësi i tyre, Zabibullah Muxhahid, nëpërmjet emali ka thënë se një sulmues vetëvrasës me bombë i ka sulmuar trupat në provicnën Kapisa.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit