14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

LIROHEN TRE POLICËT E DYSHUAR PËR VJEDHJEN E ARIT

Më të lexuarat

Tre zyrtarët policorë që dyshohen për vjedhjen e arit në dhomën e dëshmive në Stacionin policor në Pejë do të mbrohen në liri.

Një kolegj prej tre gjyqtarësh të Gjykatës së Qarkut në Pejë ua ka ndërprerë masën e arrestit shtëpiak Muhamet Lamës, Bajram Koliqit dhe Riza Rexhiqit. Por kështu nuk ka vendosur për të dyshuarën kryesore, Ryva Lokaj. Ajo do të mbetet në arrest shtëpiak edhe më tej.

Trupi gjykues ka aprovuar ankesën e mbrojtjes për ndërprerjen e arrestit shtëpiak. Kësisoj, ka ndryshuar vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, Sali Berisha. Ndërprerjen e masës e ka konfirmuar avokati i Riza Rexhiqit, Florin Vertopi.

“Kolegji ka vendosur sipas kërkesës sonë dhe ka ndryshuar vendimit e javës së kaluar. Tre të dyshuarit do të mbrohen në liri”, ka thënë Vertopi.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit