Të premten më 10.06.2022 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në selinë e Rijasetit të BFI priti delegacionin e Institutit Islamik të Sofjes në krye me Rektorin Prof. Kadri Muhamed dhe Prorektorët Ajdin Omerov dhe Abdullah Trabzon, si dhe stafi i këshillit mësimor shkencor me disa studentë. Në këtë takim, Kreu i BFI informoi mysafirët me rrjedhën e punëve në BFI, organizimin e jetës fetare në vend si dhe me funksionimin e institucioneve edukativo arsimore.
Vizita e mysafirëve nga Sofja ishte me qëllim të njoftimit me institucionet e ndryshme në RMV. Ndërsa me BFI u bisedua edhe për bashkëpunim të ndërsjellë në mes dy institucioneve.