1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dhjetëra izraelitë futen në Al-Aksa ndërsa kolonët planifikojnë marshimin e flamurit në Kuds

Më të lexuarat

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967

Një numër i kolonëve izraelitë u futën me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor sot herët, në vazhdën tensioneve për marshimin e planifikuar të flamurit nga kolonët nëpër qytetin e pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dëshmitarët okularë thanë se policia izraelite ia mësyu oborrit të xhamisë dhe lejoi kolonët të hynin në kompleks përmes portës Al-Mugharbah.

Ligjvënësi i ekstremit të djathtë Itamar BenGvir, një figurë e përfolur opozitare izraelite, dhe një numër i përkrahësve të tij thuhet se ishin mes atyre që u futën në kompleks.

Sipas dëshmitarëve, policia izraelite ndoqi besimtarët palestinezë brenda kompleksit. Një numër besimtarësh thuhet se u arrestuan nga forcat izraelite.

Hyrja e kolonëve në kompleksin Al-Aksa vjen ndërsa kolonët izraelitë planifikojnë të organizojnë një marshim të diskutueshëm flamuri për të shënuar atë që ata e quajnë dita e bashkimit të Kudsit, në lidhje me pushtimin e qytetit nga Izraeli në vitin 1967.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke pohuar se aty ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Që nga viti 2003, Izraeli ka lejuar kolonët në kompleks pothuajse çdo ditë.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, në një hap që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit