-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kur të fillojmë me dorën e djathtë, e kur me të majtën?

Më të lexuarat

Pyetja:

Kur të fillojmë me dorën e djathtë, e kur me të majtën?

***

Përgjigjja:

Imam Neveviu (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: “Kjo është rregull e vazhdueshme në ligjin islam: Çfarë ka të bëjë me çështjen e nderimit dhe respektit, si fjala vjen: të veshësh rroba, shallvare, meste, hyrja në xhami, përdorimi i misvakut, vendosja e syrmeve në qepalla, prerja e thonjve, shkurtimi i mustaqeve, krehja (dhe vajosja) e flokëve, shkulja e qimeve të nënsqetullave, rruarja e kokës, dhënia e selamit kur të përfundojë namazi, larja e pjesëve të abdesit, dalja nga tualeti, ngrënia dhe pirja, përshëndetja me duar, prekja e gurit të zi (në Qabe dhe puthja e tij) dhe të tjera gjëra që hyjnë në këtë kuptim, rekomandohet të fillohet me anën e djathtë.

Sa i përket asaj që është e kundërta (e asaj që u lartcek), siç është hyrja në tualet, dalja nga xhamia, fryrja e hundëve, heqja e papastërtive, heqja e rrobës, shallvareve, mesteve, dhe të ngjashme, atëherë është e rekomanduar të fillohet me anën e majtë. E gjithë kjo, për shkak të nderimit dhe respektit për anën e djathtë. Allahu e di më së mirë.”

“Komentimi i sahihut të Muslimit”, nga Neveviu, 3/160

Përktheu: Burim Koçinaj

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit