Për nder të festës së Fitër Bajramit, thuajse në të gjitha qytetet e Kosovës janë shpërndar dhurata, por njëra prej organizimive më të bukura ishte ajo e një grup të rinjve të fshatit Topanicë nga Komuna e Kamenicës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Selim Shabani, i cili ishte njëri prej të rinjve të këtij grupi shprehu falenderimet në emër të grupit për donatorët dhe anëtarët e shoqatës ”Topanica”
“Falenderim për secilin donator veç e veç, Allahu ua shtoftë bereqetin dhe të mirat në këtë botë dhe në ahiret, të cilët u bënë sebep që 355 fëmijë të fshatit dhe më gjerë, të gëzohen jashtë mase për dhuratat e Bajramit që dje i morën. Gjithashtu, falenderim edhe për shoqatën e fshatit “Shoqata Topanica”, e cila nuk heziton asnjëherë të jetë mbështetje e secilit aksion që organizohet për fshatin!Përveç që dita e djeshme ishte një përjetim i jashtëzakonshëm, vlen të theksohet që ishte edhe një mësim për ne si staf i shërbimit të shpërndarjes, që ky aktivitet të mos mungoj asnjëherë dhe të bëhet pjesë e pandashme e festës së Bajramit. Pra, thjesht ishte përjetimi i hadithit të Muhamedit alejhi selam: “Jepni dhurata, që të duheni mes vete”, u shpreh ai.