Pyetja:
A lejohet ta lexojmë Kuranin edhe kur jemi me cikël, kur jemi duke mësuar leximin e tij dhe na duhet të ushtrojmë edhe në shtëpi domethënë jashta kursit?
***
Përgjigjja:
Mendimi më i saktë i dijetarëve është se lejohet, edhe pse disa prej tyre nuk e preferojnë. Por mendoj se mendimi më i saktë është se lejohet për gruanë të lexojë Kuran gjatë ciklit. Duke pasur parasysh se cikli nuk është me zgjedhjen e saj, i vie dhe kjo është ajo që Allahu ua ka caktuar bijave të Ademit. Sikurse që ka thënë Pejgamberi ﷺ: “Kjo është një xështje që Allahu e ka caktuar për bijat e Ademit.”
Andaj së pari ajo nuk e ka përzgjedhur ciklin, pastaj e dyta fakti që zgjatë disa ditë edhe kjo është një problem në vete. Kështu që nuk mund ta privojmë një motër muslimane nga leximi i Kuranit vetëm për faktin se i kanë ardhur të përmuajshmet.
Prandaj mendoj se mendimi më i saktë është të lexohet Kuran edhe gjatë kësaj kohe dhe nuk ka ndonjë të keqe.
Hoxhë Enis Rama