Pyetja:
Si mund t’i kuptojmë efektet e lutjes që bëjmë?
***
Përgjigjja:
Shpeshherë bëhet pytja se: “Vallë a thua Allahu i është përgjigjur pytjes sime?..” apo dikush shkon edhe përtej kësaj dhe thotë: “Allahu nuk më është përgjigjur në lutjen time, e kam lutur, e kam lutur por Ai nuk më është përgjigjur..”
Dhe konsideroj se këtu ne bëjmë gabime dhe këto gabime burojnë nga mungesa e kuptimit të drejtë rreth duasë, lutjes. Shumica prej nesh e kuptojmë lutjen si një mjet për t’i realizuar qëllimet tona, për t’i plotësuar kërkesat tona, për t’i kryer punët tona, e kështu me radhë. shtë e vërtetë se Allahu i Lartësuar ka kërkuar nga ne që ne ta lusim Atë, ta lusim për atë cka kemi nevojë dhe Ai na ka premtuar se do të na përgjigjet.
Mirëpo para se të vijmë te cështja e nevojave, kërkesave, dëshirave, e kështu me radhë, lutja është adhurim. Prandaj në momentin kur një besimtar apo besimtare e lutë Allahun, vetëm Atij i drejtohet, i përulet, i nënshtrohet me sinqeritet, me vërtetësi e lut Allahun për nji kërkesë të caktuar, dhe themi se vetëm kaq deri këtu lutja ka arritur qëllimin e saj. Pse? Ngase është bërë një adhurim ndaj Allahut.
Fakti se ti po e di se ke një adresë, e ke një Zot që Atij i lutesh e dinë se vetëm Ai ka mundësi dhe ka fuqi që t’i përgjigjet lutjeve tua, e dinë se Ai të dëgjon, të kupton në cfarëdo gjuhe që ti flet, domethënë të gjitha këto kuptime në këtë rast janë adhurim. Ti po e madhëron Allahun, ti po e donë Allahun, e dashuria e madhërimi ndaj Allahut, lutja, shprehjet janë pjesë e adhurimit. Andaj ti shpërblehesh, vetëm ta lutësh Atë ti fiton.
Vetëm ta lusim Allahun ne fitojmë, pastaj kalojmë tek përgjigjja. Lutja e kuptuam se është adhurim. Lutja nuk është vetëm një shkresë që ne ia shkruajmë dhe në të janë kërkesat tona, jo nuk është kaq rutinë, nuk është kaq e ftohtë, apo e thjesht e bosh, jo është adhurim. Ngase Pejgamberi ﷺ tha: “Lutja është vetë adhurimi.”
Ta lusësh Allahun, realisht e ke adhuruar. Dhe kush e adhuron Allahun me cfarëdo lloj adhurimi që Ai e pranon, shpërblehet. Andaj ti me lutjen tënde shpërblehesh, kështu që kurrë mos i ndal lutjet pavarësisht rezultateve të tyre. Pavarësisht se i lexon, kupton mesazhet e lutjes, ti je në fitim.
Ti vetëm pse ke ngritur duartë, vetëm pse e ke lutur Allahun, vetëm pse i je drejtuar Atij me hallet e tua, me brengat e tua, telashet e tua, ti je në fitim. Ke fituar shpërblim tek Allahu, e shpërblimi i Tij është i madh.
Kështu që mos lejoni që shejtani të ju dekurajoj nga lutja me cytjet “A e sheh, u lute dhe nuk ka përgjigjje?”; “U lute por nuk ndodhi ajo që kërkove..”. Pavarësisht kësaj e përsëris, nuk duhet që disponimi ynë për lutje të diktohet nga rezultati i saj, por nga pesha dhe rëndësia e lutjes tek Allahu i Lartësuar.
Nëse ne e përcaktojmë përmbushjen e kërkesave tona si kriterë për të vlerësuar se a na është përgjigjur Allahu në lutje apo jo, ne jemi gabim. Shembull: Unë e lus Allahun me e shëru një të sëmurë nga të afërmit, ai nuk shërohet dhe vdes. Si mund ta lexojmë ne tani këtë lutje? “U luta, u luta por Allahu nuk m’u përgjigj..”?
A është e mjaftueshme kjo situatë për të gjykuar se a të është përgjigjur Allahu apo jo? Jo, së pari duhet shikuar se si je lutur. Ne nuk jemi mësuar të kthejmë gishtin nga vetja jonë “ne jemi në rregull, jemi mirë” kush të ka thënë kështu?
Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thoshte:”Nuk e barti brengën e përgjigjjes, unë e barti brengën e lutjes se a po lutem si duhet dhe se a jam në pozicionin e atyre që Allahu ju përgjigjet.”
Prandaj njeriu së pari duhet të shikoj vetën e tij, se a i ka përmbushur rregullat. Së dyti nuk duhet kushtëzuar përgjigjjen me përmbushjen e kërkesave ngase ka disa forma të përgjigjjes që duhet pasur parasysh. Nga format e përgjigjjes është që Allahu mos ta jap atë që e ke kërkuar sepse e di Ai se pse nuk ta jep, e di se pse nuk të përgjigjet por të jep dicka më të mirë se ajo që e ke kërkuar. Ta jep një begati më të madhe se ajo për të cilën ti e ke lutur.
Ka një konkurs pune dhe ti e lut Allahun për ta marr atë punë, më pas aty pranohet dikush tjetër dhe ti dëshprohesh:”E luta shumë Allahun por nuk ma pranojë lutjen..”. Pas një jave hapet një vend tjetër pune dhe ti e merr, vend më i mirë, më i përshtatshëm. Dhe kështu Allahu të ka dhënë një vend më të mirë. Ose të dërgon ndonjë fatkeqësi apo thotë Pejgamberi ta ruan për Ditën e Gjykimit dhe ta ruan atje, e ti prit ngase padyshim se do të vijë ajo ditë kur do të duhet një sevap, një punë e mirë, Allahu e di. Atë ditë kur ne mbetemi në situatë tejet të vështirë në Ditën e Gjykimit, Allahu e sjellë duanë dhe thotë: “Kjo është lutja me të cilën më je lutur, nuk të jam përgjigjur e kam ruajtur për sot që të shpërblej shumëfish për të.”
Dhe ti do gëzohesh që nuk të është përgjigjur.
Andaj dua të them që nuk duhet kuptuar duanë shumë ngushtë dhe nuk duhet gjykuar efektin e duasë vetëm nga aspekti i përgjigjjes ndaj kërkesave tua. Jo duhet parë shumë më gjerë ashtu siç na ka mësuar Pejgamberi ﷺ.
Hoxhë Enis Rama