Pyetja:
A lejohet anëtarëve të familjes me u dhënë si dhuratë veshje mirëpo atë veshje që ato e mbajnë shembull pantollona ose maica me krahë të shkurtëra që ato i veshin edhe jashtë dhe janë në moshë që normalisht në islam nuk lejohet, mirëpo ato nuk duan tesha tjera. A kam mëkat nëse unë u blej ashtu tesha pa qejfin tim?
***
Përgjigjja:
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nuk lejohet dhurimi i veshjeve të shkurtëra apo të ngushta për ato femra të cilat i veshin në rrugë veshjet e tilla, ngase kjo është ndihmë në të keqe dhe në të ndaluar. Allahu (azzevexhel) thotë: “Ndihmohuni në punë të mira dhe devotshmëri, dhe mos u ndihmoni në mëkate dhe armiqësi”. (Maide, 2)
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami