Turqia po bën pazare me SHBA për sistemin S-400 që e ka blerë nga Rusia, pasi Uashingtoni i kanë sugjeruar Ankarasë që t’i dërgojë në Ukrainë për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore, sipas New York Times. në këmbim të kthimit të Turqisë në programin F-35.
Kjo, përveç vështirësive praktike – që kanë të bëjnë me përdorimin e këtyre sistemeve raketore nga ushtria ukrainase, e cila nuk ka përvojë të ngjashme – do të nënkuptonte ndërprerjen e të gjitha përpjekjeve ndërmjetësuese nga pala turke në konflik, si dhe marrëdhëniet midis saj dhe Rusisë pasi ajo do të merrte qartë anën e Ukrainës, ndërkohë që lufta është në zhvillim të ethshëm.
Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i komunikimit i qeverisë turke dhe presidentit Erdogan, në një shkrim të gazetës Wall Street Journal, e kanë futur në “pazar” MIM-104 Patriot. Është një sistem raketash tokë-ajër me rreze të gjatë veprimi që ka funksion lëshimi dhe rakete anti-balistike.
Në veçanti, krahu i djathtë i Erdoganit thekson se populli turk nuk merr më seriozisht asnjë angazhim joformal perëndimor për furnizimin me Patriot. Ai përsërit qëndrimin e Ankarasë se Turqia iu drejtua S-400-ve rusë sepse nuk iu dha mundësia për të blerë këto sisteme, madje duke iu referuar Donald Trump.
“Ne nuk harrojmë se si aleatët tanë i tërhoqën Patriot-ët nga Turqia gjatë disa periudhave të tensionuara në marrëdhëniet turko-ruse. Prandaj populli turk nuk e merr më seriozisht asnjë premtim informal të Perëndimit për furnizimin me Patriot. Heqja e paligjshme e Turqisë nga programi F-35 për arsye politike (për të cilat SHBA nuk e ka informuar zyrtarisht dhe ligjërisht Turqinë) e bën të vështirë marrjen seriozisht të karremit të rikthimit të Turqisë në program”, komentoi Ibrahim Kalin.
Ai kujtoi se Turqia projektoi dhe ndërtoi mjetin fluturues pa pilot të armatosur Bayraktar, i cili tashmë i përket ushtrisë ukrainase, pavarësisht përpjekjeve perëndimore për të bllokuar këtë proces. Fjala vjen, Kanadaja ka bllokuar shitjen e armëve në Turqi. /tesheshi.com/