12 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Si të menaxhojë stresin që të mos më ndikojë në shëndet?

Më të lexuarat

Pyetja:

Jam një studente dhe gjatë kohës së provimeve jam sëmurë me probleme të stomakut sepse më ka ndikuar stresi. Si të menaxhojë stresin që të mos më ndikojë në shëndet?

***

Përgjigjja:

Menaxhimi i stresit mund të bëhet përmes metodave të ndryshme. Mund të jetë për shembull përmes konsultimit me ndonjë psikolog, psikoterapeut, ndoshta edhe me dikë që ka shumë përvojë. Por në kuptimin fetar themë se duhet të mbështetur tek Allahu, duke merren sebepet e duhura.

Pikë së pari duhet të kuptosh se ajo që ti dëshiron ta përfundosh, realisht nuk bëhet me stres.

Së dyti, pse po të kaplon stresi, nga frika se mos dështon në provim? Pikërisht ky stres do të u bëj që të dështoni në provim. Ajo që ti po i ikën, realisht po të ndodhë ty. Qetësoje vetën duke përmendur Allahun, duke u mbështetur tek Ai. Duke qenë e bindur se atë që Allahu i Lartësuar e ka caktuar ajo do të ndodhë. Ti dhe secili jemi të obliguar që t’i marrim sebepet.

E treta, shoqëria e mirë ka shumë rëndësi. Rrëfehu, bisedo dhe mos e mbaj mbrenda vetës.

E katërta, mos e mbaj mendjen tek rezultati. Mbaje mendjen tek mundi, ngase ne shpeshherë duke e mbajtur mendjen tek rezultati e humbim potencialin dhe vullnetin për mundin. Ndërsa mundi është më i rëndësishëm sesa rezultati, ngase ai që dikton rezultatin është mundi dhe jo e kundërta. Prandaj ne duhet të fokusohemi tek mundi, ne duhet lexuar, kjo është obligim im për tani do të merrem me këtë çështje dhe nuk po mbaj mendjen atje. Sepse nëse e mban mendjen tek rezultati, se si do të ndodhë dhe çka do të ndodhë natyrisht se do të stresohesh. Andaj merru me të tashmen, merru me momentin, merru me obligimin e kohës. Ndërsa e ardhmja është në dorën e Allahut.

Hoxhë Enis Rama

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit