Allahu i lartësuar thotë:
﴿وَلَا تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ بَعْدَ إِصْلَاحِهَا ﴾
“Mos shkaktoni trazira në tokë, pasi është vendosur rregulli në të…” – Mos përhapni shkatërrim e kaos në tokë nëpërmjet gjynaheve, mosbindjes ndaj Allahut të Lartësuar dhe poshtërsive, pasi është vendosur rregull përmes bindjes e nënshtrimit ndaj Allahut dhe adhurimit të Tij!
Nuk ka dyshim se mosbindja ndaj Zotit dhe gjynahet e shkatërrojnë moralin, veprat e krijesave dhe mirëqenien e tyre;
Sikurse ka thënë i Lartësuari në një ajet tjetër:
﴿ ظَهَرَ الْفَسَادُ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ بِمَا كَسَبَتْ أَيْدِي النَّاسِ لِيُذِيقَهُمْ بَعْضَ الَّذِي عَمِلُوا لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ ﴾
“Për shkak të veprave të këqija të njerëzve, është shfaqur në tokë e në det shkatërrimi, në mënyrë që të vuajnë një pjesë të ndëshkimit që meritojnë dhe me shpresë që të heqin dorë prej tyre.” [Rum, 41]
Nga ana tjetër, nëpërmjet bindjes, punëve të mira dhe adhurimit të Allahut të Lartësuar përmirësohen morali e veprat e robërve dhe zbret begatia prej Tij.
Nëpërmjet bindjes rregullohen të gjitha çështjet e dynjasë dhe të ahiretit.
📚[Tefsiri i Sadit, Vëll. 2, fq. 117.
/Mesofenetende