Pyetja:
A lejohet vendosja e pllakës së mermerit mbi varr?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi Pejgamberin, ﷺ.
Forma e varrit e cila është transmetuar nga Pejgamberi ﷺ dhe sahabët (lexo: shokët) nuk e tejkalon lartësinë e një pëllembe. [1]
Pejgamberi ﷺ ka ndaluar të ndërtohet mbi varreza. Nga këto hadithe, dijetarët islam kanë shpjeguar që nuk lejohet ndërtimi, vizatimi apo ngritja lart e varrezave dhe këtu përfshihen edhe shkruarja në pllaka lavdërime, përkujtime, etj.
Sipas shejh Ibn Uthejminit, lejohet shkrimi vetëm i emrit dhe mbiemrit dhe jo më shumë se kaç.
Hoxhë Zejd Haziri
————————–
[1] Ibn Hibbani dhe Bejhakiu. Shejh Albani e vlerëson hasen.