4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Vdekja, realitet i pashmangshëm | Pyetje dhe përgjigje nga feja islame

Më të lexuarat

Pyetja:

Ç’është realiteti i vdekjes?

***

Përgjigjja:

Falenderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ.

Në momentin e vdekjes dhe në të gjitha momentet që pasojnë pastaj deri në fund, secili njeri do të përballet me atë të cilën e ka vepruar dhe çdo kujt do t’i zbulohen të gjitha perdet dhe s’do të mbetet asnjë paqartësi.

Allahu i Madhëruar thotë: “Secili shpirt do ta shijoj vdekjen…” (Ali Imran: 185)

Gjithçka që është thënë do të bëhet e qartë. Njeriut në momentin e vdekjes i vjen një melek për t’ia marrë shpirtin. Secili e përjeton, edhe muslimani dhe jomuslimani, pastaj secili bindet.

Ahmed Didatit, njërit prej thirrësve të njohur iu parashtrua një pyetje thumbuese. I thanë: “Si do të ndihesh pas vdekjes kur ta kuptosh që për adhurimet të cilat i ka kryer, nuk do ke shpërblim? Sepse bota tjetër nuk ekziston.” Ahmedi i përgjigjet: “sigurisht nuk ka me qenë dëshpërim ma i madh se i yti kur të vdesësh dhe e kupton që megjithatë paska botë të ahiretit.

Dmth., secili e kupton se ekzistuaka meleku i vdekjes, se kemi për të llogaritur për veprat tona, etj. Pranë çdo njeriu është përcjellsi dhe shoqëruesi më besnik, i cili në asnjë moment nuk e lenë njeriun, por e shoqëron, pastaj ose në formën, dukjen, pamjen e njeriut, shoqëruesit të mirë e të këndshëm, i cili i jep disponim, i jep gëzim, ja ngjallë optimizmin ose Zoti na ruajttë dikujt vepra e vet i bëhet në fotografinë e shëmtuar e cila mes tjerash edhe ja humbë shpresat edhe i ngjallë frikë. Përderisa njeriu frymon ka liri për zgjedhje për të anuar kah e mira apo e shëmtuara. Ka liri për të vendosur o të jetojë si njeri i mirë, i përulur ndaj Allahut Fuqiplotë apo si jobesimtar e mëkatar.
Allahu i Madhëruar thotë: Ai i cili vjen si kriminel tek Allahu Fuqiplotë atij i takon xhehenemi, ndërsa ai i cili vjen tek Allahu pasi që të ketë besuar dhe ka bërë vepra të mira, këtyre ju takojnë pozita shumë të larta tek Allahu Fuqiplotë. (Ta Ha: 74-75)

Allahu i Lartësuar e ka shpjeguar gjendjen reale shumë qartë dhe pos tjerash e ka lënë në ndërgjegjjen një mirësi në brendin njërëzore, e cila e shtyn të anoj kah e mira.

Allahu i Madhëruar na dhuroftë të gjithëve udhëzim, stabilitet, sinqeritet edhe na dhashtë përfundim të mirë, ashtu që kur të dalim para Tij, të takohemi me Madhërinë e Tij, e ai takim të jetë i këndshëm!

Hoxhë Ekrem Avdiu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit