0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

LARGIMI NGA GJYNAHET

Më të lexuarat

Nga: Amer Halid

LARGIMI NGA GJYNAHET

Secili prej nesh shpreson që umeti mysliman të zhvillohet dhe qytetërimit islam t’i kthehet lavdia e dikurshme. Por që të ndodhë kjo, të plotësojmë një kriter të rëndësishëm. Ky kriter është: Largimi dhe distancomi nga gjynahet dhe veprat e liga.
Po të shohim në çdo fatkeqësi që ndodh në planetin tonë, do të gjenim që shkaku i tyre i vetëm, janë gjynahet e mëdha në të cilat është zhytur njerëzimi në kohët e fundit.
Shkaku për të cilin Ademi a.s. u dëbua nga xheneti ishte gjynahu dhe kundërshtimi i urdhrit të Zotit të Madhëruar.
Shkaku që e largoi shejtanin nga mëshira e Zotit të Madhëruar dhe e bëri të mallkuar ishte gjynahu.
Shkaku që e përmbyti popullin e Nuhut, ishin gjynahet që bënin. Zoti i Madhëruar thotë në Kuran:  dhe i shpërthyem burimet e tokës, e u takuan ujërat për një qëllim të paracaktuar.”
Themudin, popullin e Salihut, nuk e shkatërroi gjë tjetër veçse gjynahet që vepronin. Zoti i Madhëruar thotë në Kuran: (ushqimi që lënë kafshët pa e ngrënë që mbetet si kallama të tharë). (Kamer, 31)
Popullin e Adit, nuk i shkatërroi gjë tjetër përveç gjynaheve që bënin. Zoti i Madhëruar thotë në Kuran: (Kamer, 19-20)
Dënimi që përfshiu Karunin, ishte pikërisht për shkak të gjynaheve. Thotë Zoti në kuran: (Kasas, 81)
Edhe popullin e Lutit a.s. ishin gjynahet ato që i shkatërruan. Zoti i Madhëruar thotë në Kuran, mbi mënyrën e ndëshkimit të tyre(Hud, 82)
Ajo që bëri Xhibrili a.s. me këtë popull është se e futi krahun e tij thellë në tokën ku banonin, i ngriti sipër në qiell, saqë dhe melekët e qiellit e dëgjuan ulërimën e qenve dhe më pas i përmbysi. Pastaj filluan të bien gurët prej balte të pjekur.
Sigurisht që do të gabojmë dhe mund të veprojmë ndonjë gjynah, por duhen bërë përpjekje për t’u rezistuar dhe duhet të pendohemi menjëherë. Sot ka myslimanë që përjetojnë situatë lufte dhe krize ekonomike, vuajnë për kafshatën e bukës dhe pikën e ujit. A nuk të vjen zor prej tyre që vepron gjynahe?
Një i ri, më shkruante në një email ku ankohej se nuk u rezistonte dot gjynaheve. Në fund, ai shkruante:”Jam shumë i frikësuar se mos jam unë shkaku që myslimanët vuajnë në të katër anët e globit.”
Enes bin Maliku e pyeti një herë Aishen r.a.: -O nëna e besimtarëve, kur ndodhin tërmete në tokë?- Ajo iu përgjigj: -“Ndodhin tërmete në tokë kur pihet alkooli me shumicë, kur shfaqet imoraliteti dhe përhapen gjynahet. Atëherë e urdhëron Zoti tokën që të dridhet”.
Enesi e pyeti përsëri:”A si ndëshkim për ta, o Aishe?”
Ajo i përgjigjet:”Jo, por si mëshirë dhe këshillë për besimtarët dhe si ndëshkim dhe zemërim ndaj jobesimtarëve.’
Profeti a.s. thotë në një hadith:
Këtë e shohim të bërë realitet sot në ditët tona. Sot kur njerëzve nuk u vjen më turp prej atyre që veprojnë, duke i bërë haptazi.
Secili prej nesh duhet të largohet nga gjynahet sado të vogla qofshin ato.
Profeti a.s. thotë lidhur me gjynahet e vogla:
Enes bin Maliku thotë:”Ju veproni gjëra, të cilat u duken më të vogla se një fije floku që neve në kohën e Profetit a.s. i quanim nga gjynahet shkatërruese.”
Zoti i Madhëruar thotë në Kuran: (Nur, 15)
Dijetari mysliman Ibnul Kajjimi thotë:”O ti gjynahqar, mos ji i sigurt se nuk do të ndëshkohesh për atë që vepron. Gëzimi që ndjen kur vepron një gjynah është më i madh te Zoti i Madhëruar se vetë gjynahu. E qeshura jote teksa vepron gjynahun është më e madhe te Zoti i Madhëruar se vetë gjynahu. Hidhërimi që ndjen ti kur nuk arrite ta veprosh gjynahun është më i madh te Zoti i Madhëruar se vetë gjynahu. Përpjekjet e tua për t’u fshehur nga sytë e botës kur vepron gjynahun, pa t’u dridhur zemra për shikimin e Zotit të Madhëruar, është më i madh te Zoti se vetë gjynahu. Paturpësia jote nga melekët e krahut të djathtë dhe të majtë, të cilët të shohin teksa vepron gjynahun, është më e madhe te Zoti i Madhëruar se vetë gjynahu.”
Kur myslimanët çliruan dhe vendosën nën kontrollin e tyre Qipron, me ta ishte dhe një nga shokët e Profetit a.s., Ebu Derdai. Kur dolën romakët dhe hynë myslimanët, Ebu Derdanë e panë të qante. Kur e pyetën mbi shkakun se pse po qante, ai u tha:”Po qaj mbi një popull, të cilët thyen urdhrat e Zotit dhe bënë gjynahe dhe Zoti i hoqi ata dhe solli një popull tjetër.”
Edhe pse gjynahet dhe degjenerimi janë shtuar, shpresa është sërish e madhe. Ajo që kërkohet prej nesh, është që të pendohemi nga gjynahet që veprojmë dhe të rrisim rezistencën ndaj tyre. Ne jemi bashkësia, umeti, më i mirë që Zoti ka sjellë ndonjëherë, prandaj nuk bën që të abuzojmë me gjynahe.
 
Pasojat e gjynaheve.
 
1- Zemërimi i Zotit të Lartësuar. Zoti i Madhëruar thotë në një hadith kudsij:
“Unë jam Zoti që nuk ka zot tjetër veç Meje. Nëse robërit e Mi më binden, Unë kënaqem me ta. Kur kënaqem i bekoj dhe bekimet e Mia nuk kanë fund. Nëse i thyejnë urdhrat e Mia, zemërohem. Kur zemërohem mallkoj dhe mallkimi Im arrin deri në brezin e shtatë të fëmijëve”.
 
2- Të urrejnë besimtarët. Imam Shafiu thotë:”Ruhuni që të mos u mallkojnë zemrat e besimtarëve pa e ndjerë.”
Dikush e pyeti:”Po si ndodh që ta mallkojnë zemrat e besimtarëve pa e ndjerë?”
Atëherë ai iu përgjigj:”Vepron ndonjë gjynah dhe Zoti i Madhëruar të bën të urryer në mesin e besimtarëve.”
 
3- Të pakësohet risku. Profeti a.s. thotë:
 
4-  Nuk të bëhet të mësosh. Imam Shafiu thotë në disa vargje:
Iu ankova mësuesit mbi dijen e pakët         
më tha: largohu nga gjynahet
Se të mësuarit është dritë e Zotit
gjë e cila nuk i jepet gjynahqarit.
 
5- Ndjen një ftohtësi mes teje dhe Zotit të Madhëruar. E ndjen që je larg Tij dhe të vjen zor t’i lutesh. Nëse të jepen të mirat e gjithë botës, nuk e zëvendësojnë ëmbëlsinë e besimit dhe adhurimit, prej të cilës je privuar.
 
6- Ndjen një ftohtësi mes teje dhe njerëzve të tjerë. Një i ditur thoshte:”Unë i shoh pasojat e një gjynahu te sjellja e gruas, fëmijëve dhe devesë ndaj meje.”
 
7- Fytyrë e nxirë dhe zemër e errët. Ibnu Abbasi thotë:”Gjynahet e nxijnë fytyrën, e errësojnë zemrën, e plogështojnë trupin, bëjnë që të urrejnë njerëzit dhe të pakësojnë riskun. Kurse veprat e mira të zbardhin fytyrën, të ndriçojnë zemrën, të japin forcë fizike dhe të shtojnë riskun.”
 
8- Të pengojnë që të veprosh punë të mira. Kërkon që të fillosh të falesh, agjërosh etj., por nuk të mundësohet diçka e tillë pasi vazhdon akoma me gjynahe. Kërkon që të çohesh të falësh mëngjesin në kohë, por nuk mundesh, për shkak të gjynaheve.
 
9- Sa herë të veprosh një gjynah, të mundësohen gjynahe të tjerë që nuk i bëje më parë.
 
10- Të bëjnë njeri të përbuzur dhe nënçmuar. Zoti i Madhëruar thotë në Kuran:
“Kush dëshiron lavdi e pushtet, ta dijë se e gjithë lavdia e pushteti i takojnë Allahut.” (Fatir, 10)
Sikur të veshësh rrobat më të shtrenjta, sikur të banosh në vila dhe pallate dhe sikur të zotërosh makinat më luksoze, i nënçmuar dhe i përbuzur do të ndihesh gjithmonë, përderisa ke gjynahet në zemër.
Gjynahet janë si plagët e rënda, të cilat mund të çojnë deri në vdekjen e njeriut. Sa më shumë të vazhdojmë, sikur e thellojmë akoma më shumë plagën.
 
11- Nuk ke asnjë vlerë para Zotit.
 
12 – Shtohen fatkeqësitë në tokë. Thotë Zoti në Kuran (Rum, 41)
Gjynahet janë si plagët që merr njeriu në trup, por si ato plagë të cilat nëse janë të shumta, i marrin jetën njeriut. Plaga e umetit tonë nuk ka arritur gjer atje sa t’i marrë jetën atij, por është plagë e rëndë.
Shpesh herë ne pyesim: Përse na ndodhin këto vuajtje o Zot?!” Por harrojmë gjynahet dhe veprat tona të liga. Nuk ka njeri të dënuar në burg, pa bërë ndonjë shkelje. Nuk ka njeri të cilit i ndodhin fatkeqësi, pa vepruar gjynahe dhe punë të liga.
 
13 – Të tradhton gjuha në çastet kur ti ke nevojë më shumë për të. Në çastet e vdekjes nuk thua dot La ilahe il-la llah, fjalë me të cilën hyn në xhenet. Flet çdo fjalë tjetër, veç asaj.
Tregon një tregtar mysliman që një herë po udhëtonte me një kolegun e tij me aeroplan. Papritur kolegu i tij sëmuret dhe fillojnë t’i shfaqen shenjat e vdekjes.”Unë,- tregon ai, -përpiqesha ta bëj të thotë dëshminë, kurse ai më thoshte:”Më jep çantën e parave, më jep çantën.”Nuk thoshte asgjë tjetër. Kur ngulmova si shumë për të shqiptuar shehadetin, më tha:”Mos u lodh se nuk e them dot, sa herë që mundohem ta them, sikur më lidhet gjuha dhe nuk e them dot.”
Kjo për shkak të gjynaheve që kishte bërë ai njeri.
Të largohesh nga gjynahet nuk do të thotë që të bëhesh njeri që nuk mund të veprojë kurrë asnjë gjynah, por shumicën e punëve t’i kesh të mira.
Njeriu më i keq është ai që sa herë është vetëm, bën gjynahe. Kur është me njerëz, e ruan veten, kurse kur vetmohet, nuk lë rast pa bërë një gjynah. Të gjithë kur bëjnë gjynahe dëshirojnë që të mos i shohë njeri, por nuk është se sa herë janë vetëm bëjnë gjynahe. Kurse ky lloj njeriu sa herë është vetëm bën nga një gjynah. Profeti a.s. thotë:(një mal i lartë),
Ndodh ndonjëherë që kur dikush vepron një gjynah, Zoti i Madhëruar i jep një të mirë. Përsëri vepron një gjynah tjetër dhe përsëri Zoti i Madhëruar mund t’i japë një mirësi tjetër. Kjo i ka bërë shumë njerëz të mendojnë se ajo që vepron nuk është gjynah dhe kështu e ka lënë pendimin, por ndëshkimi i Zotit të Madhëruar nuk ka vonuar për atë njeri.
Zoti i Madhëruar thotë në Kuran: (En’am, 44)
Nëse myslimanët pendohen nga gjynahet që veprojnë dhe Zoti ua pranon pendimin, u jep sukses dhe i ndihmon ta rimëkëmbin sërish qytetërimin islam.
Megjithatë, Zoti është aq i mëshirshëm dhe i dashur me robërit e Tij, saqë edhe ndëshkimin ua çon me qëllim që t’i zgjojë dhe t’u tërheqë vëmendjen.
Është obligim i secilit prej nesh që nëse kemi vepruar një gjynah gjer sot, që në këtë moment të deklarojmë pendimin tonë dhe të shkëputemi prej tij. Umeti mysliman nuk mund të ngrihet në këmbë, përderisa insistojmë në gjynahe dhe vepra të liga. Por edhe nëse rrëshqasim dhe veprojmë gjynahe sërish, të pendohemi dhe të kërkojmë falje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit