1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Këshilla të sinqerta për një lider shteti

Më të lexuarat

Nga: Dr. Ragib Serxhani

Këshilla të sinqerta për një lider shteti

Profesor im i dashur dhe i gjithë brezit tonë, vëllai ynë i nderuar Tajip Rexhep Erdoan.
Paqja, mëshira dhe mirësia e Zotit qofshin mbi ju.
Bashkë me popullin tonë të nderuar dhe gjithashtu me mbarë botën po shohim përpjekjet tuaja për ngritjen e Islamit dhe mbrojtjen ndaj shenjtërisë së tij. Populli Islam iu përgëzon dhe shpreh dashurinë dhe mbështetjen që kanë ndaj jush. Ndaj lus Allahun e Lartësuar që t’iu bëjë të palëkundur dhe tua qartësoi idetë. Tu shtojë veprat e mira dhe përfundimin tuaj e përsostë.
Profesor i nderuar! Duke parë rrugën tuaj të përsosur detyrohem me sa kam mundësi të kontribuoj në mbështetjen e pozicionit tuaj me disa këshilla, të cilat Allahu i lartësuar i bëftë mirësi për ju dhe për popullin dhe qofshin shkak për suksesin tim ditën e kiametit. Atë ditë kur nuk bën dobi as pasuria as fëmija, përveç atij që shfaqet me zemër të pastër para Allahut. Gjithashtu e lus Zotin e Madhëruar që këto këshilla të pranohen me mirëkuptim dhe ta gjejnë rrugën për të depërtuar në mendjen dhe zemrën tuaj.
Këshilla e parë:
Zoti vetë të ka ngarkuar një përgjegjësi të madhe, një çështje solemne, ti je prijësi i umetit mysliman. Ke marrë mbi supe drejtpërdrejt udhëheqjen e një shteti të madh dhe me principe. Ah sa i lumtur do të jesh nëse veprat e tua janë sinqerisht për hir të Allahut të Lartësuar! I pari nga të shtatët që do të jenë nën hijen e Arshit të Zotit atë ditë që s’ka hije tjetër veç hijes së Tij është Prijësi i drejtë, unë ju llogaris – Allahu të llogarit – prej atyre prijësve. Mos hidh asnjë hap përveçse ta bësh atë për hir të Allahut dhe as mos merr asnjë vendim përveçse të shpresosh në shpërblimin e Zotit. Dije se qëllimi luhat shumë ndaj përtërije atë gjithmonë. Mos të mashtrojë ndikimi i mirë i punës tënde. Allahu i lartësuar e fshin veprën e dëshmorit, të dijetarit dhe të fisnikut nëse është për tjetër kënd veç Tij, Ai është më i pasuri nga çka i mveshin njerëzit. Mos u përqendro vetëm tek kjo botë së është e përkohshme, mos të të mashtrojë pasuria as pushteti nga bindja ndaj Zotit tënd. Dije se ti je në duart e Fuqiplotit dhe të Gjithëfuqishmit. Po ashtu dije se Allahu do të të marrë në llogari edhe për kokrrën e grurit ndaj përgatituni ti përgjigjeni çdo pyetjeje. Mos harro se njerëzit do të pyeten për veten, familjen dhe fëmijët e tyre, e ndërsa ju do të pyeteni për mbarë popullin. Do të të pyes për popullin Islam që i kanë lidhur zemrat me ju, pra kujdesu të mos e harroni këtë ditë të gjatë. Prandaj vepro punë që të jenë të pastra dhe të lëvduara para Allahut.
Kujdes vëlla Erdoan se çdo gjë që keni arritur është mirësi prej Allahut. Çdo sukses i arritur në vendime e veprime është sukses nga I Urti dhe Njohësi i Lartësuar, ndaj asnjëherë mos u vetëkënaq. Kurrë mos thoni se e kam arritur me dijen time këtë, por gjithmonë shfaqni nevojën tuaj për Zotin dhe atribuojani Atij çdo punë tuajën. Ai është Ndihmues, Krenar dhe Bujar i madh, Ai vepron si dëshiron me të gjithë universin e Tij. Qëndro aty ku ju ka urdhëruar Allahu të jeni dhe kujdes mos ju shohë Allahu aty ku të ka ndaluar të jeni. Përpiqu të zbatosh ligjet e Zotit sepse në to është suksesi i kësaj bote dhe tjetrës botë. Mos ju shtyjë kënaqësia e njerëzve nëse zemëroni Zotin tuaj. Dije se lartësimi yt varet nga zbatimi i librit të Zotit dhe i traditës profetike, ndaj i mjeri ti nëse i braktis ato. Kini parasysh se e gjithë krenaria i takon Allahut pastaj profetit dhe mbarë besimtarëve.
Këshilla e dytë:
Populli yt është furnizuesi yt – pas Allahut të lartësuar – në këtë udhë të begatë. Dobësia që shikojmë tek shumica e udhëheqësve arab rezulton nga shkëputja e tyre me popullin. Ndaj mos e kundërshto vullnetin e popullit tënd sepse ai ju zgjodhi për udhëheqës, veçse kur të fton në haram. Nëse veprojnë gabim mos iu bind edhe po të humbni postin, nuk ka bindje ndaj krijesave që ftojnë në mëkat ndaj Krijuesit. Mos i shkëput lidhjet me popullin asnjëherë. Gjithmonë mbaji lidhjet me të varfrit, jetimët dhe të vajat. Mos pranoni padrejtësitë nën juridiksionin tuaj. Frikësoju lutjes së të shtypurit sepse mes tij dhe Zotit nuk ka fare pengesë. Mos emëroni asnjë në post veç atij që e meriton, kontrolloji ligjvënësit dhe ndiqi ata. Mos lejoni korrupsionin dhe shkeljet sepse ju jeni përgjegjësi për të gjitha këto. Mos i afro hipokritët pranë vetes se ata të sjellin vetëm dobësi edhe nëse të lëvdojnë apo të madhërojnë. Kujdesuni që vendi juaj të ketë sukses në çdo aspekt. Islami është fe gjithëpërfshirëse e cila rregullon çdo sistem jete. Ne nuk duhet të shohim imazhin e dobët në asnjë pjesë të shtetit tuaj. Ndaj le të jetë ushtria juaj e fortë, ekonomia juaj e fuqishme e gjithmonë në rritje, universitetet tuaja të suksesshme, spitalet tuaja të përparuara, rrugët tuaja atë pastra, mediat tuaja të ndërgjegjshme  po ashtu edhe shkollat të moralshme…
Mos anashkaloni një çështje në llogari të një çështjeje tjetër, por jini i balancuar në çdo çështje. Mos e neglizho çështjen e Kurdëve pa i dhënë një zgjidhje të qartë dhe të suksesshme. Dije se në fund të fundit ata janë Turq mysliman, ata kanë të drejta ashti siç keni dhe ju detyra. Nëse i jep sinqerisht shumë atyre do të jesh mbi kokat e tyre, ata janë nipërit e Salahudin Ejubit. Mos i bëj Gjermanët në vendin tënd kundërshtarë, por dije se ata janë nevojtarë për këshillën tënde, kanë nevojë për ftesën tënde. Zoti ju ka dhënë ju atë që u ka marrë atyre e nëse e mësojnë të vërtetën mundet edhe ta pasojnë atë. Në vend që ti kesh gurë pengues përgjatë rrugës tënde mund ti kesh pasues të Islamin në 1/4 e botës. Mos mendo se fjalët e tua ndaj tyre do të ikin kot, por pastro qëllimin në ftesën e tyre se Zoti do ta mundësojë tu hapë zemrat atyre.
Këshilla e tretë:
Me ngritjen e perëndimit dhe veçanërisht Amerikës dhe suksesit të tyre ekonomik e ushtarak, shumica e shteteve botërore duan ti bashkëngjiten asaj dhe e marrin në konsideratë, ndaj mos jini prej tyre! Por duhet të kesh veçantinë tënde dhe pavarësinë unike, por kjo nuk do të thotë të presësh lidhjet me to. Po ashtu këto lidhje nuk do të jenë pasim i verbër, por marrëdhënie të barabarta me njëri-tjetrin. Ju nuk jeni pak por jeni shumë, jeni më shumë dhe më krenar se ata me lejen e Zotit.
Këshilla e katërt”
Prijësi mysliman duhet të kujdeset për çështjet e umetit Islam edhe pse nuk i ka nën udhëheqjen e tij të drejtpërdrejt. Ai nuk gjen qetësi nëse janë nëpërkëmbur të drejtat e myslimanëve në cilindo vend. Mos anashkalo asnjë çështje të myslimanëve përveçse të keni gisht në të. E nga këto çështje më parësorja është çështja Palestineze. Kush kontribuon në zgjidhjen e saj Zoti e nderon, e kush e le pas dore Zoti e poshtëron. Palestina është nderi i myslimanëve, ne jemi popull që jetojmë pa bukë e pa ujë por jo pa krenari e pa nder. Mos i mbyll sytë para kësaj toke të shenjtë që është e pushtuar. Pozicioni juaj është puna këmbëngulëse derisa të kthehet çështja në vendin e saj. Kjo përsërit mirë historinë e gjyshit tënd të madh Abdul Hamidit të dytë – Allahu e mëshiroftë – ai e bëri kurban postin e tij që të mos jetë pjesë e krimit të shitjes së Palestinës, pra ec në të njëjtën rrugë sado që të jetë çmimi i saj. Për të rritur përpjekjet në vendin tuaj duke nxitur popullin ti rezistojë projekteve sioniste. Me njohuritë që kam mbi historinë e marrëdhënieve Turqi – Izrael dhe me aq sa kuptoj nga hapat graduale që po hidhen për formimin e fuqishëm të Turqisë së madhe kuptohet rruga juaj. Por populli nuk ju përjashton nga roli juaj në këtë çështje vendimtare, ndaj mos e lër në baltë popullim mysliman. Mos prano marrëzinë sioniste apo kryqëzimet e tyre. Dije se Palestina është një nga dyert e mëdha drejt xhenetit. Siç është gjithashtu një nga portat më të mëdha për të fituar zemrat e myslimanëve.
Mos harro të shërbesh në ngjarjet e nxehta që po ndodhin në Palestinë. Po ashtu edhe në çështje të tjera të cilat kanë nevojë për mundin dhe idetë tuaja. Parësor keni popullin mik Irakian pranë jush, pastaj Afganistanin dhe Kashmirin, gjithashtu myslimanët në Turkistanin lindor. Kështu është shkruar që në kohën tuaj të ketë shumë dhimbje tek myslimanët, por kujto se në bazë të përpjekjeve shpërblehet edhe mundi i dhënë. Në bazë të sinqeritetit do të jetë edhe suksesi prej Allahut.
Këshilla e pestë
Asnjëherë mos jini indiferent ndaj çështjes arabe. Ajo të jetë nga temat më të veçanta që me të cilat angazhoheni. Pozita juaj në zemrat e popullit arab është e madhe dhe ruhet lart pozita juaj. Ka ardhur koha e përfundimit të kësaj mynxyre të padurueshme dhe ju të bëni dallimin mes popullit arab dhe udhëheqësve të tyre. Popullsia arabe është e butë dhe e dëshiron zbatimin e ligjeve Islame. Ajo digjet për atë që e ngre lart flamurin e Islamit dhe e mbron atë. Populli është zemërgjerë, i qëndrueshëm dhe krenohet me predikuesit trima dhe ecin sipas rregullave hyjnore. Nëse këto cilësi i gjen edhe tek prijësi jo arab ajo e ngre atë në qiell. Më parë kemi ecur nën drejtimin e Nurudinit, Salahudinit, Kitsit dhe Zahir Bibersit që të gjithë këta nuk kanë qenë arab. Allahu i Lartësuar nuk shikon në pamjen apo fizik por shikon në zemra dhe në vepra. Të gjithë ne jemi me ju sa kohë që jeni me Zotin. Gjithashtu të gjithë të duam sa kohë që ju zbatoni librin e Zotit dhe traditën e profetit a.s.
E ndërsa shumica e udhëheqësve arab shikojnë vetëm interesat e tyre prandaj disa syresh ju urrejnë shumë. Sa më shumë rriteni ju aq më poshtë bien ata, sa më shumë rritet fama dhe reputacioni juaj aq më shumë zemërohen ata. Popujt e tyre janë të shtypur në krahasim me ju, e ku krahasohet llamba me diellin?! Pra mos i prish lidhjet me ta, mos të të shqetësoi asnjë artikull që del pre tyre. Ata janë flluska që do të shuhen shpejt “Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë”. Rrad/17. Mos e shmangni shikimin nga populli arab, ajo është pika juaj strategjike, është mbështetja juaj në hapat e ardhshëm. Kujdesu për pozitat efektive në fushat politike, ekonomike, shkencore dhe mediatike. Vemendje të veçantë ti kushtosh shtetit Sudanez sepse populli i tij i mirë ka nevojë për ju. Udhëheqja e tij nuk është larg orientimit tuaj, bashkimi juaj është i dobishëm për të dyja palët dhe mbron myslimanët. Bashkimi juaj është edhe smirë për çifutët. Kujdesu për gjuhën arabe që të përhapet në vendin tënd dhe në botë. Ajo nuk është një gjuhë si çdo gjuhë tjetër por është gjuha e Kuranit, ndaj kush e nxë atë mëson shumë, kush e zotëron atë kupton shumë. Zoti i hap atij që e zotëron atë dyer e kuptimit që nuk i di kurrkush.
Këshilla e gjashtë
Unë kam një këshillë për ju që shumica mendojnë se ju nuk ka nevojë për të, apo të paktën nuk duhet të flasim tani për të. Profesori im i shtrenjtë kush më siguron se do të jetoj për të ta thënë më vonë atë? Kjo këshillë ka të bëjë me popullin shi’it Iranian.
I dashur e di se ju jeni më i ditur në çështjet politike, kuptoni më shumë se unë mbi balancat e vendit dhe ato botërore, por desha të të paraqes përvojën time në aspektin historik dhe njohuritë e mia aspektin fetar. Ndaj të them sinqerisht se: Nuk do të triumfojë kjo fe përveçse duke e marrë atë të plotë në të gjitha drejtimet. Nuk krenohet ky popull vetëm atëherë kur të rregullohet besimi i tij dhe kur qëllimi tij të jetë i sinqertë. Nuk është në rrugë të drejt nëse fesë i ndryshohet qoftë edhe një shkronjë. Apo kush u tërhoq i pari nga ky popull duke u tërhequr nga rregullat e fesë apo trashëgimisë së myslimanëve.
 I dashur vëlla, historia në çdo kohë ka tregon se kush e mashtron popullin, nuk mund të vërë dorë për ta ndihmuar atë. Ju duhet ti ktheheni historisë së gjyshërve tuaj trima osmanë në mardhënie me shtetin Iranian shi’it. Gjithashtu t’i ktheheni reagimit të paraardhësve tuaj, kur forcat shi’ite mësyen në Irak dhe shkatërruan Bagdadin. Ku derdhën gjakun e mijëra Irakenëve synit. Ju jeni të vetëdijshëm se kjo po ndodh përsëri në Irak, ku vrasja e synive shkon në miliona dhe jo më me mijëra.
Unë nuk po mbroj Sadamin, por shpresoj që Zoti i madhërueshëm të mbrojë vendin tuaj dhe të gjithë vendet myslimane. Dëshiroj të veproni me programin e Umer Ibn Hatabit r.a. i cili thotë: Nuk jam mashtrues por as mashtruesi nuk më mashtron dot mua. Ne nuk tradhtojmë dhe nuk i thyejmë premtimet, por gjithashtu ne nuk mashtrohemi dhe askush nuk guxon të tallet me ne.
Gjithashtu dëshiroj të këshilloj të keni parasysh gjithë rajonin,jo vetëm Turqinë. Dije se çdo marrëdhënie që do të vendosni ju me rajonin në të ardhshmen do të jetë pjesë edhe Irani. Bota arabe gjendet nën cenime të shumta dhe nuk e përballon dot valën e fuqishme shi’ite. Nuk ka zgjidhje tjetër për këtë çështje veç jush, ndaj kini kujdes dhe dijeni se tani jeni shpresa e vetme e synive në të gjithë botën. Shfaqja juaj e miqësisë me udhëheqësit shi’it do të lëkundte imazhin tuaj në legjionet synime. Do të humbnit më shume nga sa do të përfitonit. Ne nuk e duam diçka të tillë për ju.
Këshilla e shtatë
O lider, ruaji të gjitha aftësitë, mundësitë dhe eksperiencat që të trashëgohen edhe pas jush. Me këtë nuk dua të them të trashëgosh udhëheqjen tek fëmijët e tu kështu siç po veprojnë tani udhëheqësit e dobët arab. Por dua të them të kujdesesh për edukimin e atij që do të mbajë amanetin pas jush. Mos e tronditni popullin me largimin tuaj pa lënë zëvendësues pas, si do të veproje nëse të vjen ndarja nga kjo botë? Po sikur të mbarojë koha e udhëheqjes suaj? Po nëse ndodh aksident – mos e dhëntë Zoti – që të dëmton? Unë besoj se fatet janë në dorë të Zotit. Po ashtu di se shumë të mëdhenj kanë ikur nga kjo botë, por Islami nuk është shuar shyqyr Zotit. Por si njohës i historisë di që vitet ikin shpejt, nuk zëvendësohen dhe nuk ndryshohen. Kam parë popullin mysliman që ka qenë i vendosur edhe pas vdekjes së Imadudin Zenkit sepse ai edukoi gjigandin tjetër që ishte Nuridin Mahmudi. Gjithashtu kam parë vendosmërinë e popullit pas vdekjes së liderit unik Nuridin Mahmudit. Po ashtu ai edukoi prijësin legjendar Salahun Ejubin. Por me keqardhje të madhe kam parë edhe shpërbërjen dhe prishjen e popullit pas vdekjes së Salahudin Ejubit ngase ai ishte i zënë me çështje madhore siç ishte bashkimi i popullit kundër kryqtarëve. Mos përqendrimi në pasimin e përvojës, drejtimit dhe besueshmërisë së tij për një tjetër pas tij e këtë nuk duam ta shohim për popullin tonë pas teje Erdoan.
Unë e di se ju kujdeseni për takimet parlamentare me administratorët e besuar, veçanërisht me presidentin e aftë Abdullah Gyl dhe me ministrin e jashtëm Ahmed Euglu por kjo nuk mjafton. Duhet të edukohet një brez i ri nga populli me parimet, strategjitë dhe idetë tuaja. Të dalin nga ky brez disa kuadro, veçanërisht drejtues të instancave shtetërore, apo drejtimit të disa segmenteve të tij. Pra kujdesu për besimin e këtyre ashtu siç kujdesesh për paraqitjen dhe specifikat e tyre. Ne nuk e duam sigurinë në bazë të forcës dhe as forcën në bazë të sigurisë. Duhet ta dini mikë se: “Më i miri i atij që do ta punësosh është ai i fuqishmi e besniku!”, Kasas/26.
Këshilla e tetë
Profesori im i nderuar Erdoan duhet ta kesh të qartë vizionin tënd sepse ne nuk duam nga ju të forcohet vetëm shteti Turk. Por presim nga ju më shumë se kjo. Përse të mos ndikoni ju në përmirësimin e konflikteve dhe kontradiktave mes myslimanëve në lindje dhe në perëndim, deri edhe në vendet që nuk kanë aspirata dhe influencë? Ta bëni këtë për hir të Zotit të lartësuar ah sa shpërblim të madh kanë ata që bashkojnë dy njerëz! Lumi ju që bashkoni dy popuj! Ju dhe Turqia keni një peshë të padiskutueshme dhe kjo është begatia e Zotit që meriton të madhërohet. Madhërimi dhe falenderimi për Të shfaqet duke punuar në çështje të caktuara. Kujdesu që të përçosh paqen mes popujve të ndryshëm mysliman. Të ndikoni në përmirësimin e Algjerisë, Marokut dhe shkretëtirës Marokene. Pozicionimi juaj të jetë edhe në bashkimin e përçarjeve Palestineze. Roli juaj është edhe në zgjidhjen e konfliktit mes Libsë dhe Xhadit. Keni peshë edhe në zgjidhjen e problemeve të grupit Huthije në Jemen, po ashtu edhe në bashkimin e popullit Sudanez.
Më vonë ta ngrini lart e më lart vizionin tuaj deri në bashkimin e të gjithë umetit Islam. E ç’të keqe ka nëse rikthehet hilafeti Islam përsëri në kohën tuaj apo pak pas jush? Ajo do të kthehet përfundimisht siç edhe ka premtuar i nderuari Muhamed a.s.. Duhet të ketë dorë dikush si ju për këtë rikthim të hilafetit por nuk është kusht që ju ta udhëhiqni atë. Ju jeni person që i dedikoheni dhe përkushtoheni Zotit të madhëruar. Jini në krye të saj gjatë reformimit të këtij hilafeti. Pra ky ndryshim duhet të fillojë, duhet të hidhen hapat dhe për këtë duhet një program. Unë ju shoh se tani ju jeni më i aftë për të planifikuar këto çështje dhe për ti koordinuar ato. Gjithashtu di se bota të shqetëson, ka armiq jomysliman por edhe mysliman që shtohen e kundërvihen ndaj jush. Ne e dimë shumë mirë se lutjet e sinqerta i shkatërrojnë ata dhe njerëzit më të këqij. Gjithashtu ne dimë se fitorja është tek durimi dhe përfundimi është i të devotshmëve.
Ngrije vizionin tënd sa më lart  duke e nisur me përhapjen e Islamit në 1/4 e botës, ne nuk do të lutemi për luftë por për atë që është më e mira. Bëj atë që bëri zotnia i parë dhe i fundit Muhamedi a.s. në kohën kur i dërgoi mesazhe mbretërve të botës, me të cilat i ftonte në Islam. Medina në atë kohë ishte shumë herë më e dobët nga ç’është sot Turqia, ishte më e dobët ekonomikisht dhe ushtarakisht por forca e besimit e lëvizi këtë shtet të vogël duke udhëzuar botën. Ju tani keni në pozicion shoqëron dhe fjala juaj dëgjohet, Zoti ta ka ngritur famën në lindje dhe perëndim, ju jeni përgjegjës ditën e kiametit për këtë gjë. Mos neglizho bërjen e të mirave dhe ndalimin e të këqijave. Mos u frikëso nga armiqtë e shumtë e mos kundërshto ti përgjigjesh negativisht. Mos aprovo disa të dobët që nuk e njohin Zotin sepse disa nga gjyshërit e tu arritën deri në muret e Vjenës, arritën deri në Bosnje dhe Kosovë, po kështu arrini dhe ju në pjesën tjetër të botës.
Ju këshilloj të filloni me Amerikën e jugut, ajo është tokë e pashkelur. Historia e saj me kolonizatorët evropian e pozicionon atë me ju dhe jo kundër jush. Përgjithësisht ata i duan myslimanët. Historia e tyre nuk dëshmon se kemi armiqësi me to apo me disa prej tyre ata janë pozicionuar në mbrojtje të çështjes së të dobëtëve në botë. Historia e saj tregon se kanë qenë kundër entitetit sionist, ata kanë një këshill real në shumicën dërmuese të tyre. Akoma deri tani tek ata nuk ka mbërritur mesazhi Islam ashtu siç duhet për shkak të distancës dhe pamundësisë dhe vështirësisë së gjuhës. Prandaj e gjitha kjo është në dorën tuaj në dashtë Zoti. Dërgo ftues pas ftuesish, hap qendra pas qendrash më pas personalisht dërgojini ftesën për Islam pushtetarëve të tyre të mëdhenj. Nise me presidentin e Venezuelës Cavesin ngase ai ka shumë virtyte, personalisht mendoj se nëse e njeh Islamin do ta pranojë atë. Ai vepron shumë mirë dhe zbaton shumë rregulla por pa ia atribuuar ato Zotit të lartësuar. Kjo do të jetë ndihmë në besim për të, kush e di ndoshta ai konvertohet dhe bashkë me të i gjithë populli i Venezuelës. Kështu hyn Islami në të gjithë Amerikën Latine. Dhe e gjitha kjo do të jetë në peshoren e veprave tuaja të mira. E kjo nuk është e vështirë për Allahun e Dashur. U përpoqët të përhapnit Islamin në Afrikën Jugore dhe Azinë perëndimore për disa vite rresht e më pas u përhap në të gjithë vendin. Po kështu janë përpjekur gjyshërit tuaj osman në Evropën lindore duke përhapur Islamin e më pas u përhap në çerekun e botës.
Përhapja e Islamit ka qenë detyrë parësore për profetin a.s., më pas për sahatet e nderuar e pas tyre muxhahidët e drejtë të këtij umeti, ndaj ju llogaris prej tyre, vetë Zoti ju llogarit prej tyre.
Këshilla e nëntë
Dije o prijës mysliman se të gjitha veprat e kryera vlerësohen tek Zoti të shumëfishuara. Universi e gjithëçka është i Tij, mbretëria e gjitha është e Tij nuk ka zmbrapsje në urdhrat e tij, nuk ka strehim dhe as vendqëndrim përveçse tek Ai. Mos u lodh duke trokitur tek dera e Tij, kërkoi gjithmonë mëshirën dhe suksesin e Tij. Ruaj intimitetin tënd me Allahun në pjesën e tretë të natës. Kjo është nga mirësitë e pafundme për ju në këtë jetë dhe pas saj. Mos thuaj se nuk kam kohë për namaz nate sepse jam i zënë me punët e shtetit. Namazi i natës është banesa e të sinqertëve, lumturia e të dashuruarve dhe suksesi në ditën e kiametit. Ajo është mundësia të përsërisësh librin e Allahut larg zhurmës së jetës, po ashtu larg falsitetit të pushtetit. Me këtë ndoshta Zoti ju hap ju dijen e pafund dhe kuptoni atë që nuk e kupton çdokush. Mëson atë që nuk mund ta kuptojnë analistët dhe udhëheqësit. E si të mos ndodh kjo, kur ju jeni nga të dashurit e Zotit. Poseduesit e Kuranit janë të dashurit e Zotit, nëse e shijon kënaqësinë e namazit të natës Z. Erdoan. Nuk ta lini atë kur e dini se ai është begatia e kësaj bote dhe zbukurimi i saj. Lage gjuhën tënde gjithmonë me përmendjen e Zotit se kjo do të ruaj nga çdo e keqe dashtë Zoti. Profeti ynë i nderuar e bënte dhikrin rregullisht, po ashtu edhe të devotshmit në kohën e tij dhe pas tij edhe pse ishin shumë të zënë e shumë të ngarkuar. Ky pra ishte sekreti i suksesit dhe shkaku i triumfit të tyre.
Këshilla e dhjetë
Profesor i nderuar, Njeriu me vetëm është i vogël e më vëllezërit është i madh. Vendose veten në linjën e të mirëve. Dijetarët të jenë më të zgjedhurit tuaj e veçanërisht dijetarët e drejtë që nuk kërkojnë pasuri dhe nuk lakmojnë pushtet por duan ti shërbejnë umetit sinqerisht. Ata të cilët kujdesen më shumë për përfundimin tuaj sesa për vendin tuaj në këtë botë. Shoqërohuni me njerëz që ju frikësojnë derisa të arrini strehën e sigurt, kjo është më e dobishme sesa të shoqëroheni me njerëz që iu sigurojnë e në fund të arrini frikën. Dijetarët e devotshëm janë shumë shyqyr Zotit ndaj mos u mjafto vetëm me dijetarët Turq por shikoi të gjithë dijetarët mysliman. Mbaj lidhje me ta dhe këshillohu prej tyre, dëgjoi ata dhe fito lutjet e tyre. Ata natën e kanë qëndrimin e pagabueshëm, njëri ndër ta do të ndërmjetësoi për popullin ditën e kiametit. Mbi të gjitha në çdo rast ata janë trashëgues të profetëve dhe prijës të popullit. Janë udhëzues për botërat ndaj mos e humb shoqërinë e tyre, ajo është më e shtrenjtë se ari i gjithë botës.
Kjo ishte këshilla ime e dhjetë profesor i shtrenjtë, pra u bë dhjetëshja e plotë…
Së fundmi e mbyll mesazhin tim duke qenë krenarë me ju dhe shpreh lumturinë time të pamasë ndaj përpjekjeve tuaja. Ah sa kam shpresuar të të takoj dhe të të puth kokën, të të shtrëngoj duart duke të thënë: Allahu të shpërbleftë për ne dhe për Islamin me shpërblimin që vetëm Ai e di. Na e ke zbardhur faqen dhe na e ke ngritur kokën, na ke krenuar. Lus Zotin e madhërueshëm që qëllimin tuaj ta bëjë të sinqertë karshi Zotit dhe mundin tuaj të pranuar, fundin tuaj e bëftë të lumtur dhe vendi yt qoftë në shoqërinë e profetit të nderuar Muhametit a.s.
Lutja jonë e fundit është falënderimi janë për Zotin e lartësuar. E lus Zotin të krenojë Islamin dhe myslimanët.
 
Perktheu: Rezarta Alla
 
 
 
 

Rating: 5.0 of 5. 1 vote(s).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit