6.1 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Vëllazëria dhe zemërdëlirësia

Më të lexuarat

Nga: Amer Halid

Vëllazëria dhe zemërdëlirësia

Tema të cilën do të trajtojmë në këto rreshta, është mbi vëllazërinë dhe zemërdëlirësinë.
Ndodh shpesh herë që të mendoj rreth besimtarëve myslimanë anembanë globit, vallë a janë të lidhur me njëri-tjetrin? A i ndajnë vuajtjet dhe hallet mes tyre? A i ndjen myslimani perëndimor, problemet me të cilat përballet myslimani lindor? A janë myslimanët si një trup i vetëm?
Më kujtohet para shumë viteve, që sa herë që binte fjala mbi çështjen palestineze, disa prej nesh thoshin:”Vetë e kanë fajin! Ata pranuan t’ua shesin tokën çifutëve!”
Shumë prej nesh i besonin fjalë të tilla, madje i përhapnin mes njerëzve, sa herë që përmendej Palestina dhe palestinezët. Sa herë që thoshim këto fjalë, sikur e largonim përgjegjësinë nga vetja jonë dhe topin e hidhnim në fushën e palestinezëve. Por kur filluam t’i shohim në ekranet e televizioneve të vrarët në çdo shtëpi, të dëbuarit, të tubuar në kampe përqendrimi etj… filluam t’i duam dhe të na vijë keq. Është e vërtetë që e saktësuam opinionin tonë për popullin e vuajtur palestinez, por pasi ishin vrarë me mijëra dhe dëbuar me qindra mijëra të tjerë, madje miliona.
Sa herë që një vend mysliman pushtohet ose sulmohet, ne përpiqemi t’ia vëmë fajin vendeve fqinje, duke i akuzuar për bashkëpunim me armiqtë. Kur u pushtua Iraku, filluam të fajësojmë kuvajtianët dhe shtetet e tjera që janë në kufi me Irakun. Ne si myslimanë nuk na lejohet të urrejmë popuj dhe kombe, sidomos nëse i përkasin të njëjtit besim.
Ne jemi një umet dhe i përkasim një feje të vetme. Për këtë, nuk kemi përse të urrejmë njëri-tjetrin, nuk kemi përse të mbajmë inat. Ne duam që të gjithë kombet dhe popujt që i përkasin umetit mysliman, të jenë të bashkuar si një trup i vetëm. Shpesh herë, për shkak të angazhimeve të përditshme, i harrojmë shumë myslimanë që jetojnë në Afrikën veriore, në Marok, Algjeri etj…Nëse urrejtja dhe inati ekziston mes nesh, vallë deri kur do të vazhdojmë në këtë gjendje?
Me qëllim që ne të ndryshojmë pozitivisht dhe të rimëkëmbemi sërish, duhet të forcojmë vëllazërinë mes nesh. Për këtë, do të sjellim ndërmend disa fragmente nga historia islame.
Vetë profetin Muhamed a.s, e këshillonte Zoti me fjalët:
“Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) (tek të tjerët) (Kehf, 28)
Kur Zoti i foli për herë të parë Musait a.s, e gradoi si profet dhe i tha:” . (Taha, 24)
Musai a.s i tha:”
“O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim, lehtësoma punën time, dhe zgjidhma nyjen e gjuhës sime, që ata të kuptojnë fjalën time!” (Taha, 25-28)
Veç kësaj, Musai a.s i parashtroi Zotit një kërkesë, ku i kërkonte ta dërgojë dhe Harunin bashkë me të tek faraoni:
“Më jep një ndihmës nga familja ime, Harunin, vëllanë tim! Ma rrit fuqinë nëpërmjet atij dhe bëma ortak në punën time, që të thurim shumë lavde për Ty e të të përmendim Ty vazhdimisht! Vërtet, Ti do të jesh gjithnjë Mbikëqyrësi ynë.” (Taha, 29-35)
Duke qenë se vëllazëria dhe shoqëria është diçka e shenjtë dhe e domosdoshme, në përgjigjen e Tij, Zoti i tha:(Allahu) (Taha, 36)
“Ne i dhamë Musait Librin dhe i bëmë ndihmës vëllain e tij, Harunin.” (Furkan, 35)
Në një nga takimet e Musait a.s me Zotin, ai kishte lënë vëllain e tij Harunin, të kujdesej për çifutët dhe besimin e tyre. Mirëpo gjatë mungesës së Musait a.s, çifutët filluan të adhurojnë një viç prej floriri. Haruni u ndje në vështirësi nga kjo që ngjau. Nëse do përdorte forcën, çifutët do të ndaheshin në dy grupe, ata që adhuronin viçin dhe ata që do i besonin Harunit dhe mes tyre mund të shpërthenin konfliktet dhe lufta. Me qëllim që të ruajë unitetin, ai heshti dhe priti të kthehej Musai a.s, i cili gëzonte autoritetin dhe respektin e çifutëve. Kur u kthye Musai a.s dhe pa se çfarë kishte ngjarë, u zemërua dhe u nevrikos shumë. Ai e kapi të vëllain për mjekre dhe filloi ta tërheqë zvarrë, duke e kritikuar për neglizhencën dhe pasivitetin.
“(Haruni) (Taha, 94)
Kur profetit Muhamed a.s iu shpall Kurani, filloi të ftojë të gjithë fiset arabe në islam, por të gjithë e refuzuan thirrjen dhe mesazhin e tij. Profeti a.s qëndroi në Meke trembëdhjetë vite, me shpresë se populli i tij do e pranojë islamin. Duke parë që ai ishte i refuzuar, filloi të kërkojë një vend tjetër të përshtatshëm, vend që do të shërbente si qendër për përhapjen e islamit më vonë. Ai  brodhi në të gjithë fshatrat, qytetet dhe fiset përreth, por të gjithë e refuzuan. Vendi i vetëm që nuk vajti ishte qyteti i Medines, ku ndodheshin dhe dajat e tij. Asokohe, Medineja ishte e përfshirë nga një luftë e përgjakshme mes dy fiseve më të mëdha, Eus dhe Hazrexh.
Më parë, këto dy fise të mëdha kishin pasur marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin. Kur çifutët filluan të vendosen në Medine dhe panë harmoninë që ekzistonte mes fiseve, nuk u erdhi mirë. Vetëm duke qenë këto fise në luftë dhe konflikt të përhershëm, çifutët mund të lëshonin rrënjë dhe të shndërroheshin në forcën më të madhe në Medine. Kështu, filluan të thurin intriga për t’i futur dy fiset më të mëdha në luftë me njëri-tjetrin derisa ia arritën. Veç kësaj, ata u shisnin të dy fiseve armë dhe pajisje luftarake. Të vrarët nga të dy fiset ishin të shumtë.
Ndërkohë që Profeti a.s kërkonte ndihmën e fiseve arabe që kishin ardhur të kryejnë Haxhin, takohet me gjashtë të rinj. Ai i pyeti
Ata u përgjigjën:”Jemi nga fisi Hazrexh.”
Profeti a.s u tha
Pasi të rinjtë pranuan, Profeti a.s u foli mbi islamin dhe të rinjtë u kthyen menjëherë në myslimanë. Vitin tjetër, ata erdhën sërish në Haxh, por këtë vit ishin dymbëdhjetë, nëntë nga fisi Hazrexh dhe tre nga fisi Eus. Fakti që kishin ardhur edhe nga fisi Eus, e gëzoi Profetin shumë. Vitin tjetër erdhën shtatëdhjetë e tre burra dhe tre gra, gjysma nga Eus dhe gjysma tjetër nga Hazrexh. Kjo ia shtoi Profetit a.s dëshirën dhe optimizmin për t’u vendosur në Medine. Ai i urdhëroi të gjithë myslimanët të emigronin për në Medine dhe më pas u nis edhe vetë bashkë me mikun e tij Ebu Bekrin.
E gjithë urrejtja që ishte mbjellë mes dy fiseve, u shua. Ata i harruan të vrarët dhe plagët dhe u vëllazëruan mes tyre.
Me të arritur Profeti a.s në Medine, ndërmori një hap shumë të rëndësishëm, vëllazëroi mes banorëve të Mekes dhe atyre të Medines. Këtë e përforcuan shumë ajete që iu shpallën Profetit a.s dhe shumë hadithe të tjera, të cilat flisnin mbi rëndësinë e vëllazërisë në islam. Disa nga këto ajete janë:
“Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) (Al Imran, 104)
“Ne do ta shkulim urrejtjen nga kraharori i tyre.” (Araf, 43)
“Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni.” (Huxhurat, 10)
Me t’iu shpallur ky ajet, Profeti a.s u tha myslimanëve
“Shembulli i besimtarëve në miqësinë, solidaritetin, dashurinë dhe mëshirën mes tyre, është si shembulli i trupit, një gjymtyrë po të lëndojë, i gjithë trupi vuan nga pagjumësia dhe ethet.”
“Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve!” (Hashr, 10)
Thotë Profeti a.s:. Shokët e pyetën:“Kush janë këta, o i dërguar i Allahut?”
Profeti a.s u përgjigj:  
Ditën e Kiametit, Zoti do të thërrasë
Ne duhet ta pastrojmë zemrën nga urrejtja dhe zilia për njëri-tjetrin. Tokën do e trashëgojmë, vetëm pasi të jemi të lidhur me njëri-tjetrin. Kjo dashamirësi dhe dashuri, duhet të fillojë që nga familja, komshinjtë, lagja, qyteti dhe vendi ku jetojmë.
Hadithet mbi vëllazërinë janë të shumta, pasi Profeti a.s dëshironte t’i pastrojë zemrat e myslimanëve nga urrejtja për vëllezërit e fesë.
Thotë Zoti në një hadith kudsij:
Profeti a.s i pyeti një ditë shokët e tij:  që e mban besimin?”
Dikush u përgjigj:“Namazi, o i dërguar i Allahut
Profeti a.s i tha:
“Zekati, o Profet!” – i tha dikush tjetër.
Profeti a.s i tha:
“Agjërimi, o i dërguar i Allahut!” – tha një tjetër.
Profeti a.s i tha:
Atëherë e pyetëm se cila ish ajo dhe ai na tha:
Thotë Profeti a.s:”
Gjithë këto ajete dhe hadithe, formuan një brez myslimanësh të lidhur shumë me njëri-tjetrin.
Kur Abdurrahman ibnu Auf emigroi nga Meka në Medine, u ftua nga një banor i Medines, Sad ibnu Muadh. Me t’u ulur, Sad mori gjithë të hollat që kishte, i vuri para tij dhe i tha:”Këto janë pasuria ime, gjysma janë tuat. Këto janë rrobat e mia, gjysmat janë të tuat. Kjo është shtëpia ime, gjysma është e jotja.”
Dallimi ynë me brezin e sahabëve është se ata i dëgjonin ajetet dhe hadithet e Profetit a.s për t’i zbatuar dhe vënë në jetë. Me të thënë Zoti që besimtarët janë vëllezër, ata ndiheshin si të tillë dhe askush nuk e vinte në dyshim.
Pas betejës së Bedrit, një nga myslimanët e Medines kishte zënë rob vëllain e Musab ibnu Umejrit. Teksa e çonte për në shtëpi, ai u përball me Musab ibnu Umejrin dhe menjëherë tentoi ta fshehë të vëllain, me qëllim që të mos i vijë rëndë. Por Musab e dalloi këtë dhe menjëherë i tha:”Shtrëngoje fort, sepse ka një nënë të pasur, e cila do të ofrojë një shumë të majme për të.”
Vëllai i tha:”A kështu kujdesesh për vëllain tënd?!”
Musabi ia ktheu:”Është ai vëllai im, jo ti.”
Musab ibnu Umejr ishte i ndërgjegjshëm që lidhja vëllazërore e besimit dhe fesë, ishte më e madhe dhe më e fuqishme se ajo e gjakut.
Vallë a ka ndonjë prej nesh që përjeton ndjesi të tilla? A ka ndonjë që nuk e zë gjumi natën, për shkak se ka vende myslimane të cilat janë përfshirë nga luftërat? A ka ndonjë që ndjen sikur i është shkatërruar shtëpia, për shkak se shtëpitë e myslimanëve në vende të ndryshme në botë janë bombarduar dhe rrënuar? A e ndjen sikur të jenë plagosur fëmijët e tu, kur sheh fëmijë të myslimanëve të plagosur në ambulanca dhe spitale?
Në betejën e Uhudit, nga myslimanët mbetën shtatëdhjetë të vrarë. Vetë Profeti a.s ishte plagosur, kurse xhaxhai i tij Hamza ishte vrarë. Gjendja shpirtërore e myslimanëve ishte shumë e rëndë. Me gjithë plagët dhe goditjen që kishin marrë në atë betejë, ata filluan të varrosin të vrarët. Dhimbja ishte shumë e madhe. Ndërkohë që myslimanët varrosnin dëshmorët, Profeti a.s i urdhëroi ta ndërprisnin varrimin. Kur të gjithë u ndalën, Profeti a.s u tha
Dikush e pyeti:”Përse o i dërguar i Allahut?”
Profeti a.s u përgjigj
Nga këto fjalë dhe ky akt, myslimanët nxorën mësime dhe u lidhëm më shumë me njëri-tjetrin. Por, kjo nuk do të thotë se ishin njerëz të pagabueshëm. Jo, edhe ata gabonin. Edhe pse kishin këndvështrime dhe mendime të ndryshme, ata e donin dhe e respektonin njëri-tjetrin.
Një herë, Ebu Dher El-gifari u zemërua me Bilalin, të cilit i tha:”O bir i zezakes!”
Bilali, i prekur nga këto fjalë shkoi dhe u ankua tek Profeti a.s. Ai, menjëherë e thirri Ebu Dherin dhe i tha
Kurse sot të rinjtë tanë, teksa luajnë futboll, i bëjnë nënat e njëri-tjetrit objekt sharjesh nga më të rëndat.
Duke qenë se vëllazëria dhe dashuria për njëri-tjetrin ishte e rrënjosur thellë në zemrat e sahabëve, Ebu Dheri shkoi menjëherë tek Bilali, e ngjeshi faqen për toke dhe i tha:”Pash Zotin o Bilal, vëre këmbën tënde mbi faqen tjetër se dua ta çrrënjos edhe atë pak injorance që më ka mbetur.”
Kur vdiq Profeti a.s, kjo vëllazëri vazhdoi e fortë siç kishte qenë. Gjatë kalifatit të  tij, Umer ibnul Hattabi deshi ta sprovojë këtë vëllazëri. Ai i dha shërbëtorit të tij një mijë dërhemë dhe i tha:”Çoja këto Ebu Ubejde ibnul Xherrah dhe i thuaj të bëjë me to çfarë të dojë!”
Më pas i tha:”Por mos u largo, pa parë se çfarë do të bëjë me këto të holla!”
Me t’i marrë në dorë, Ebu Ubejde filloi t’i ndajë ndër vëllezërit e tij besimtarë, komshinjtë dhe të varfrit e tjerë.
Kur u kthye shërbëtori tek Umeri, i tha:”O Prijës i besimtarëve! Për Zotin i shpërndau të gjitha.”
Umeri mori një mijë dërhemë të tjera, ia zgjati shërbëtorit dhe i tha:”Këto çoja Muadh ibnu Xhebelit që t’i shpenzojë si të dojë.” Edhu Muadhi i shpenzoi në rrugë të Zotit.
Umeri i dha shërbëtorit një mijë të tjera që t’ia çojë Sad ibnu Ebi Vekkasit, që t’i shpenzojë si të dojë. Edhe ai ua shpërndau të gjitha të varfërve.
Umeri, duke e parë këtë me syte e tij, tha:”Të falënderoj o Zot! Ata janë vëllezër të njëri-tjetrit.”
Vetëm pas vdekjes së Umer ibnul Hattabit, vëllazëria islame pësoi një të çarë. Ndoshta edhe ajo që ndodhi, ishte me qëllim që umeti të mësojë si të reagojë në raste të tilla.
Ishte hera e parë që një ushtri myslimane, qëndronte përballë një ushtrie tjetër myslimane. Pak para betejës, Ali ibnu Ebi Talib i thotë Zubejrit:”O Zubejr! A e kujton atë ditë kur të tha Profeti a.s:” Dhe ti iu përgjigje:”Po o i dërguar i Allahut!” Më pas, Profeti a.s të tha
Zubejri i tha:”Për Zotin i kisha harruar fare këto fjalë. Për Zotin nuk do të luftoj kundër teje o vëllau im.”
Ai vendosi të largohej dhe të mos luftojë, por çifutët e vranë, me qëllim që konflikti të vazhdojë i ndezur dhe të mos shuhet. Vrasja e Zubejrit i ndezi gjakrat dhe beteja mes myslimanëve filloi. Në këtë betejë, mbeti i vrarë Talha ibnu Ubejdilah. Me të përfunduar beteja, Aliu e mori në krahë Talhan, e përqafoi fort (edhe pse gjer atëherë kishte qenë kundërshtar i tij) dhe tha:”Ah sikur të kisha vdekur njëzet vite më parë. Sa të vështirë e kam o Talha të shoh të mbuluar nga gjaku. Ah sikur të kisha vdekur njëzet vite më parë nga kjo ditë. E lus Zotin që unë dhe ti o Talha të jemi nga ata të cilët Zoti i cilëson me fjalët: (Araf, 43)
Kur dikush e pyeti Aliun për kundërshtarët e tij në këtë betejë:”A mynafikë janë?”
Aliu u përgjigj:”Jo.”
Burri e pyeti:”Po çfarë janë atëherë?”
Aliu u përgjigj:”Janë vëllezërit tanë, që janë sjellë padrejtësisht me ne.”
Po ne sot, çfarë mendimi kemi për njëri-tjetrin? A biem pre e provokimeve të armiqve të këtij umeti? A jemi të lidhur me njëri-tjetrin, ashtu siç ishin shokët e Profetit a.s?
Me qëllim që të ruhet vëllazëria mes myslimanëve, Profeti a.s thotë
“Allahu është në ndihmën e një njeriu, përderisa ai është në ndihmën e vëllait të tij mysliman.”
“Nuk i lejohet një myslimani ta braktisë vëllain e tij mysliman më shumë se tre ditë, duke i kthyer shpinën secili vëllait të tij. Më i miri prej tyre, është ai që i flet tjetrit duke i dhënë selam.”
“Kush i largon vëllait mysliman një brengë nga brengat e kësaj bote, Zoti do ia largojë atij brengat e botës tjetër.”
Thotë Profeti a.s:
Për dy persona që janë në mëri dhe nuk i flasin njëri-tjetrit, nuk ka mëshirë dhe falje nga ana e Zotit.
Një natë në Ramazan, Profeti a.s doli jashtë që t’u tregojë myslimanëve kur ishte nata e kadrit. Kur doli, pa dy myslimanë që ziheshin dhe duke u marrë me ta, harroi kur ishte nata e kadrit. Për shkak të një shamate, Profeti a.s harroi kur ishte nata e kadrit dhe asnjë prej nesh nuk e dimë saktësisht kur bie kjo natë.
Urrejtja, zilia, smira dhe dashaligësia sjellin vetem përçarje dhe rrënim.
Një ditë, një person i tha Profetit a.s:”O i dërguar i Allahut! A e pe atë që kaloi tani?”
Profeti a.s ia ktheu:”.”
Burri i tha:”Unë e dua shumë atë person.”
Profeti a.s e pyeti
Burri i tha:”Jo.”
Profeti a.s i tha
Meqë Zoti ka deklaruar që besimtarët janë vëllezër, le ta deklarojmë edhe ne këtë vëllazëri me njëri-tjetrin. Le t’i deklarojmë njëri-tjetrit se duhemi dhe të japim prova për këtë. Le t’i pastrojmë zemrat tona nga urrejtja, xhelozia dhe dashaligësia.
Një ditë, Profeti a.s u thotë të pranishmëve:”Tani do të vijë një burrë që është nga banorët e xhenetit.”
Kur erdhi personi në fjalë, shokët e Profetit a.s panë që ishte një njeri i thjeshtë dhe më se normal. Abdullah ibnu Umer vajti dhe qëndroi në shtëpinë e tij tre netë rresht, me qëllim që të zbulojë ndonjë vepër të veçantë, e cila i kishte dhënë një gradë kaq të lartë. Ai as nuk falej më shumë se të tjerët, as nuk agjëronte dhe as nuk kishte ndonjë gjë tjetër të veçantë. Në fund, Abdullah ibnu Umer i tha:”Më trego se çfarë ke bërë që Profeti a.s të ka përmendur nga banorët e xhenetit!”
Burri iu përgjigj:”Kur bie të fle, e pastroj zemrën duke mos i mbajtur mëri dhe urrejtje asnjë myslimani.”
Umer ibnul Hattabi thotë:”Nëse një vëlla mysliman të hyn në hak, gjej shtatëdhjetë arsye që ta justifikosh për aktin që bëri. Nëse nuk gjen asnjë arsye, thuaj:”Jam vetë fajtor për këtë që bëri.”
Thotë Profeti a.s në një hadith:
 Zoti do i thotë tjetrit:” Jepja hakun.”
Por ai do i përgjigjet: “O Zot, më janë mbaruar të mirat e mia.”
Zoti do i thotë të parit:” I janë mbaruar të mirat.”
“O Zot, – do i thotë i pari- merr nga të këqijat e mia dhe hidhja atij.” Por Zoti do i thotë:” A nuk do të dëshiroje diçka më të mirë?”
“Çfarë është ajo o Zot” – do pyesë ai?
“Ngrije kokën dhe shiko” – do i thotë Zoti. Do e ngrejë kokën dhe do të shohë një pallat prej diamanti dhe floriri, gjë që nuk kish parë të tillë më parë.
I habitur do e pyesë Zotin:” I kujt shehid është ky o Zot?”
Zoti do i përgjigjet:” Është i atij që mundet ta paguajë çmimin e tij.”
Njeriu do e pyesë:”Po kush mundet ta paguajë çmimin e tij o Zot?”
“Ti” – do i thotë Zoti.
“Po si o Zot?” – do e pyesë njeriu.
“Duke e falur vëllain tënd” – do i përgjigjet Zoti.
” E kam falur o Zot, e kam falur” – do të thotë njeriu.
Zoti do i thotë:”Merre vëllain tënd dhe hyni së bashku në xhenet.”
Kurse në një hadith tjetër të transmetuar nga Buhariu, Profeti a.s thotë(duke mos lejuar të përgojohet)
Nëse je në konflikt me dikë dhe ka kohë që i mbani kokën mënjanë njëri-tjetrit, fale në këtë moment dhe shko dhe foli. Në çastin që Zoti i sheh zemrat tona të dëlira dhe të pastra, na fal, na mëshiron dhe na ndihmon.
Thotë Zoti në Kuran (Enfal, 46)
Surja Enfal flet mbi ligjet dhe dispozitat e luftës. Kurse në këtë ajet, i nxit myslimanët që të mos grinden mes tyre dhe mos përçahen. Afganët arritën të mposhtin superfuqinë e dytë, Bashkimin Sovjetik. Por kur armët ia kthyen njëri-tjetrit dhe u përçanë, janë bërë për t’u qarë hallin.
E lusim Zotin që t’i bashkojë zemrat e myslimanëve në mbarë botën, ta mbrojë umetin e profetit Muhamed, t’i pastrojë zemrat tona dhe t’i ndihmojë myslimanët kudo që ndodhen! Amin!
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit