-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Bajgora mohon lidhjet me vahabi

Më të lexuarat

 

Në një raport të përpiluar nga eksperti, Stephen Suleyman Schvartz, i cili është drejtor ekzekutiv i “Qendrës për Pluralizëm Islamik” me seli në Uashington të SHBA-ve, thuhet se funksionarët fetarë në Kosovë janë vahabi, të korruptuar dhe të pandershëm. Por, ky raport nga drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, vlerësohet shpifës, me tendenca që të dëmtohet imazhi i BIK-ut në Kosovë.
Krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjithashtu kanë paralajmëruar edhe aktpadi ndaj atyre që po bëjnë shpifje, të cilët në njëfarë mënyre po mundohet të njollosin punën e ndershme të BIK-ut.

 

Në raportin e Schvartzit, mes tjerash thuhet se Sabri Bajgora shihet si një shërbëtor i Naim Tërnavës, i cili është koka vahabiste në Bashkësinë Islame të Kosovës që nga viti 2003.

 

Por,kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, i hedh poshtë të gjitha këto konstatime, duke thënë se emri i Stefan Schvartz nuk është i panjohur për BIK-un, ngase ky person, sipas tij edhe në të kaluarën ka shkruar shkrime të tilla fyese dhe denigruese për komitetin mysliman të Kosovës, raporton Kosovapress.

 

Për më tepër, Bajgora ka thënë se Schvartz është një person shumë kontrovers, një person i cili vazhdimisht merret me shpifje tendencioze ndaj krerëve të BIK-ut.

 

“Sigurisht se dikujt i pengon aktiviteti i BIK-ut, i pengojnë reformat që vazhdojnë çdo ditë të bëhen në këtë institucion. Besoj se nuk ja vlen te merremi me raporte të tilla, sepse hulumtimi që e ka bërë Stephen Schvartzi, kryesisht bazohet në shpifje tendencioze, që fatkeqësisht janë të ushqyera nda disa njerëz të pandërgjegjshëm që veprojnë nën ombrellën e Bashkësisë Islame të Kosovës”, ka thënë Bajgora.

 

Ai ka hedhur poshtë të gjitha ato që thuhen në raportin e Schvartzit, duke cituar edhe një deklaratë të më hershme të myftiut Naim Tërnave, i cili kishte thënë se nuk ka vend për panik, se në vend ekziston ndonjë grup radikal vehabist, apo grupe me tendenca ekstremiste. /Telegrafi/kohaislame


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit