Ju njerëz jeni dëshmitarët e Allahut në tokë!
Nga mirësia e muslimanit për vëllain e tij musliman është që të dëshmojë për të mirat e tij pas vdekjes së tij, sepse kjo dëshmi për të është argument që ai e meriton shpërblimin për të mirat e bëra.
Profeti, alejhi selam, kur kaloi një kortezh me një xhenaze dhe njerëzit e lavdëruan të ndjerin, tha:
“U vendos për të.”
Pastaj kaloi një kortezh me një tjetër xhenaze dhe njerëzit folën keq për të vdekurin. Profeti, alejhi selam, tha:
“U vendos për të.”
Umeri, Allahu qoftē i kënaqur me të, e pyeti të Dërguarin e Allahut, alejhi selam:
“Çfarë u vendos?”
Profeti, alejhi selam, u përgjigj:
“Për këtë ju folët mirë dhe e lavdëruat, kështu që për të u vendos (u pohua Xheneti), ndërsa për atë tjetrin ju folët keq, kështu që edhe për të u vendos (u pohua) Zjarri. Ju njerëz jeni dëshmitarët e Allahut në tokë.”
(Transmetoi: Buhariu, nr 1367; Muslimi, nr 949)
Bëhuni dëshmitarët të drejtë të Allahut në tokë!
@AdelinaKucana