-2.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Pacolli zotohet të ndërtojë një central 500-megavatesh në Nigeri

Më të lexuarat

Ueb-faqja zyrtare e Qeverisë së shtetit IMO të Nigerisë ka cituar guvernatorin Okorocha të ketë arritur marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për ndërtimin e një impianti energjetik në shtetin e tij.

Nga pala kosovare përmendet zëvendëskryeministri Pacolli si garantues i investimit për centralin që do të prodhojë 500 megavate energji elektrike. Në Qeveri kanë thënë të mos dinë për veprimtarinë e kësaj natyre të zëvendëskryeministrit, e në Kabinetin e Pacollit kanë thënë se kjo është në të mirë të vendit., shkruan “Koha Ditore’.
Pacolli vjet për disa ditë ka shijuar majën e pushtetit. PDK-ja i dha postin e presidentit, si kundërvlerë për t’iu bërë partner koalicioni. Rreth një vit më parë është bërë zëvendëskryeministër i ngarkuar për të lobuar për njohje dhe për të sjellë investitorë të huaj në Kosovë, disa kohë pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se zgjedhja e tij president ishte e jashtëligjshme.
Prej prillit, kohë të gjatë ka kaluar në Afrikë, me arsyetimin se po lobon për t’i sjellë sa më shumë njohje Kosovës. Nigerinë e ka prezantuar si vend që ka marrë vendimin për ta pranuar shtetësinë e Kosovës, por kurrë nuk ka prezantuar notën verbale të autoriteteve të këtij shteti. Asnjë autoritet i Nigerisë nuk ka deklaruar se i është konfirmuar njohja Kosovës./indeks/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit