2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kompleksi i inferioritetit tek ummeti, në arenën globale

Më të lexuarat

Në të njëjtën mënyrë që bijtë e Israilit filluan të zhvillonin një ndjenjë inferioriteti dhe të ndiheshin “të dorës së dytë” ndaj komunitetit të paganëve që takuan, ne mund të shohim paralele në shoqërinë tonë moderne me muslimanët e sotëm që përjetojnë emocione të ngjashme.

Mediat të cilat mbulojnë me lajme fenë tonë janë të mbushura me etiketa si terroristë muslimanë dhe ekstremizëm. Muslimanët janë nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe kjo na ka bërë të ndjeshëm dhe mbrojtës.

Si komb, çfarë ndikimi mund të ketë kjo në mentalitetin tonë dhe si po reagojmë si rezultat?

Këtu janë disa mënyra se si kompleksi i inferioritetit ka zënë rrënjë në umetin tonë sot. Mund ta gjejmë veten:

  • Dëshira për të imituar aspekte të stilit të jetesës jomuslimane edhe pse është e ndaluar për besimtarin
  • Minimizimi i rëndësisë së disa aspekteve të fesë sonë sepse nuk është i përshtatshëm dhe mendësia se do të pengojë qëllimet tona të jetës
  • Të mos ndiesh pikëllim për vuajtjet e muslimanëve në nivel global për shkak të presionit politik dhe ekonomik.
  • Gjykimi i parimeve islame përmes një lente liberale laike.
  • E gjejmë veten duke i parë disa praktika si koncepte të vjetruara dhe jo të përshtatshme për qëllimin në botën e sotme
  • Vlerësimi i një praktike në Islam vetëm nëse komuniteti shkencor ose një akademik e vërteton atë. Për shembull, ne e dimë se agjërimi i të hënave dhe të enjteve është një sunnet shumë i vlerësuar, por a e morëm seriozisht vetëm kur shkencëtarët perëndimorë arritën në përfundimin se dieta 5:2 ishte një praktikë legjitime?

Shumë shpesh, kompleksi i inferioritetit është në një nivel nën-ndërgjegjeshëm, kështu që shumica e njerëzve as nuk janë të vetëdijshëm për të. Sidoqoftë, ne duhet t’i hedhim një vështrim shumë të qartë qëllimeve, zgjedhjeve dhe veprimeve tona në mënyrë që të përcaktojmë nëse i kemi adoptuar pa mendje disa nga këto korniza të të menduarit.

Islami është Mesazhi i fundit Hyjnor për njerëzimin. Ne kemi planin për të jetuar një jetë e cila është më e ekuilibruara, e shëndetshme dhe më e denjë. Megjithatë, si komb, ne mund të jemi larguar nga kjo mënyrë jetese sepse kemi harruar rrënjësisht kush jemi, nga kemi ardhur dhe qëllimin tonë përfundimtar në këtë botë./productivemuslim/
Shkrim nga: Hafsa Adham

Përktheu: EKONOMIA ISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit