3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A ju lejohet femrave t’i puthin fëmijët meshkuj në buzë?

Më të lexuarat

Pyetja:

A ju lejohet femrave t’i puthin fëmijët meshkuj në buzë?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon vetëm Allahut, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij.

Puthja e fëmijëve të vegjël në faqe, kokë, apo vende të tjera, ku zakonisht puthet, është vepër e mirë dhe tregon mëshirë dhe dhembshuri për fëmijët. Edhe i Dërguari ﷺ i puthte fëmijët, madje ai e qortoi atë beduinin i cili e pyeti se a i puthni fëmijët tuaj? I Dërguari ﷺ, tha: Po. Porse ne nuk i puthim (sepse konsiderojmë joburrëri), tha Beduini. Ndërsa i Dërguari ﷺ ia ktheu: E çka të të bëj, kur Allahu e ka larguar mëshirën prej zemrave tuaja!? Puthja në gojë e fëmijëve që janë shumë të vegjël, nuk ka ndonjë të keqe, mirëpo kur ata fillojnë të rriten, duhet larguar nga kjo praktikë. Sikurse është mirë që kjo formë e puthjes së tyre të mos bëhet shpesh, që mos t’i mbetet pastaj shprehi edhe kur rriten.
Allahu e di më së miri.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit