0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ditët e Sulltan Abdul Hamidit II

Më të lexuarat

Ditët e Sulltan Abdul Hamidit II

Përditshmëria e Sulltanit

Abdul Hamidi, flinte herët dhe zgjohej herët. Gjithmonë zgjohej para lindjes së diellit dhe pas përgatitjeve falte namazin e sabahut, për të vazhduar me mëngjes të lehtë. Pinte kafenë dhe e niste ditën e punës. Takimin e parë e kishte me kryeqatipin, i cili e njoftonte për çdo detaj, shkresë dhe njoftim.

Abdul Hamidi, deri para drekës ishte në punët shtetërore. Pastaj kalonte në pjesën e haremit për të hëngër drekën me familjen e tij. Pas drekës, zakonisht, flinte 15-20 minuta, për të vazhduar pastaj me punët e tij.

Saraji e kishte librarin, e cila posedonte rreth 30.000 libra, ku kalonte kohën herë pas here Sulltani. Aty shpesh takonte ministrat dhe priste delegacionet.

Në mbrëmje flinte deri sa i lexonte libër njëri nga lexuesit e besueshëm. Çdo herë para gjumit i lexonin libra, romane, deri sa relaksohej dhe flinte.

Abdul Hamidi, vishej gjithmonë thjeshtë. Nuk donte të binte në sy. Gjatë ceremonive vishte kostum ngjyrë të zezë ose të kaltër, pallton dhe kravatën në të njëjtën ngjyrë. Kur ishte i lirë, vishte kostum ngjyrë gri të errët dhe përdorte pallto. E në punishten e marangozit ose kur pikturonte këmishë më mëngë të gjëra dhe pantallona kadife.

Nga ushqimi peshkun e kishte merak e nga ëmbëlsirat kadaifin, sytliaçin e muhalebinë. Darkë hante pak dhe lehtë.

Sulltani pëlqente, të pikturonte dhe të punonte punën e marangozit. Atë që punonte me duart e tij nga druri shpesh herë ua dërgonte dhuratë liderëve të shteteve të ndryshme të botës.

Abdullah Klinaku

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit