3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Serbët gjuajtën me armë zjarri ndaj KFOR-it

Më të lexuarat

Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, ka deklaruar se në trazirat e disa ditëve më pare në Rudarë dhe Zveçan, serbët kanë shtënë me armë drejt pjesëtarëve të KFOR-it.

“Për shkak të sulmeve, KFOR është detyruar të përgjigjet”, ka theksuar Novicki duke njoftuar se KFOR gjatë këtyre sulmeve në vetëmbrojtje ka përdorur plumba gome dhe municion lotësjellës.
Ai këtë e ka pohuar gjatë prezantimit të dëshmive të makinave të dëmtuara dhe përgatitjeve të ushtarëve të KFOR-it, në kampin e forcave ndërkombëtare në Novosellë të Vushtrisë, raporton zhurnal.
Sulmues të KFOR-it kanë qenë një grup minor kriminal, i cili nuk ka lidhje me qytetarët e zakonshëm. Zëdhënësi i KFOR-it ka shtuar se ky sulm dënohet ashpër dhe se bëhet fjalë për akt kriminal dhe tentim për vrasje.
Ai bëri të ditur se gjatë sulmit janë plagosur dy ushtarë të KFOR-it, njëri prej të cilëve është dërguar për trajtim në Gjermani.
Dy transportues “Jeep” dhe një mjet i blinduar ka qenë cak i sulmit masiv me armë zjarri pesë ditë me parë në Rudarë të Zveçanit, pasi që KFOR-i nisi aksionin për heqjen e barrikadave.
KFOR është shprehur i qartë se patjetër duhet të sigurohet lëvizja e lirë për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe në këtë drejtim janë ndërmarrë operacionet e fundit për heqjen e barrikadave./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit