1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Edukimi i femijeve me besim

Më të lexuarat

Nga: Doktor. Mustafa Ebu Sead

Edukimi i femijeve me besim

Strukturimi i adhurimit, bazat dhe periudhat e tij:
Çështja me e rëndësishme, që duhet ta preokupojë edukatorin, është që – pas Akides-bindjes ideologjike –, të mbjellë në shpirtin e fëmijës adhurimin e Krijuesit, përmes angazhimit në kryerjen e obligimeve të Islamit dhe në kapjen pas dispozitave të tij, duke qenë se strukturimi ideologjik nuk mund të shkëputet nga strukturimi i adhurimit, sepse Imani – Besimi – përbën bindjen solide ideologjike, në bashkërendim me pohimin e gjuhës dhe punën e gjymtyrëve.
Strukturimi ideologjik fillon përmes angazhimit të edukatorit në thellimin e nocionit të adhurimit të Allahut të Lavdishëm dhe Lartmadhëruar në unin e fëmijës, përmes nxjerrjes në pah të atributeve të Krijuesit, Bamirësit të Pashoq, të mirësive të Tij të pafund në dobi të njeriut, si ajo e vështrimit, ushqimit, veshmbathjes dhe pasurisë… Këto atribute, që angazhojnë lëvdimin e Mirëbërësit kundrejt dhuntive dhe mirësive të patjetërsueshme të Tij, rrënjosin në unin e fëmijës ndjeshmërinë, lidhur me mirësitë e Allahut të derdhura mbi ne, si dhe domosdoshmërinë e falenderimit me fjalë dhe vepra, kundrejt këtyre mirësive e dhuntive, gjë që mund të përmbushet vetëm përmes adhurimit të Allahut të Lartësuar.
Falënderimi me fjalë dhe vepra përbën startin, pas të cilit fillojnë periudhat e strukturimit të adhurimit, kohë pas kohe, si vijon:
Periudha e Parë: Përcaktimi dhe mbjellja e nocionit të adhurimit:
Para nisjes së kumtimit të llojeve të adhurimeve, na duhet paraprakisht të mbjellim tek fëmijët tanë kuptimet e adhurimit dhe synimet e tyre në fenë tonë të dëlirë. Ja për ju një buqetë e këtyre kuptimeve të njëpasnjëshme mbi adhurimin, të thjeshtëzuara në varësi të aftësive dhe kapaciteteve të fëmijës sonë:
–          Adhurimi është: Bartja e sjelljeve tona pro urdhrit të Allahut.
–          Adhurimi është: Që çështjet e dynjasë dhe Amshimit t’i marrësh vetëm nga Allahu.
–          Adhurimi është: Drejtimi ynë kah Allahu në çdo punë që bëjmë, duke synuar me fjalët dhe punët tona të dukshme dhe të padukshme vetëm kënaqjen e Tij.
Hedhja e synimeve të adhurimit në unin e fëmijës:
Këto synime vijnë si një përgjigje e natyrshme mbi pyetjen “Pse e adhurojmë Allahun?”, që ne i paraqesim fëmijës. Hedhja e kësaj pyetje dhe më tej, përgjigjja e detajuar mbi të, e fikson më mirë kuptimin e adhurimit tek fëmija…
Pse e adhuron njeriu Zotin e tij?
– E adhuron sepse adhurimi është haku-e drejta e Allahut mbi robërit e Vet, Allahu i Lartësuar thotë: “Xhindët dhe njerëzit nuk i kam krijuar, përveçse që të më adhurojnë”. Ndërkaq Muadh ibn Xhebeli [Allahu qoftë i kënaqur me të] ka thënë: Kisha hipur mbi kafshë pas të Dërguarit të Allahut [lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të] e ai më tha: “O Muadh, a e di se cili është haku-e drejta e Allahut mbi robërit e Vet?” I thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Tha: “Që njerëzit ta adhurojnë Atë dhe mos t’i vënë shok”. [Hadith, publikuar nga Buhariu dhe Muslimi]
– Adhurimi është besëlidhja e Allahut me njerëzit. Allahu i Lartësuar thotë: “A nuk ua kam marrë besën o bijtë e Ademit (o njerëz) që të mos e adhuroni Shejtanin, pasi ai është një armik i qartë i juaji, por ejani më adhuroni Mua, kjo është Rruga e Drejtë”.
– Adhurimi është shprehi e falenderimit të Allahut me fjalë dhe vepra, kundrejt të mirave që na ka dhënë. Allahu i Lartësuar thotë: “Por Allahun adhuroje dhe bëhu prej falënderuese (me fjalë dhe vepra)!”
– Adhurimi i Allahut është thelbi i lirisë, kuptim të cilin e përmblodhi bukur komandanti mysliman, Rib’i ibn Amir në përgjigjen që i dha Rustum-it, komandantit të Ushtrisë Perse (kur ai e pyeti se kush ishin myslimanët). Ai tha: “Ne jemi ata, që Allahu i dërgoi për të nxjerrë kë deshi, nga adhurimi i robërve-njerëzve, në adhurimin e Allahut Një të Vetëm, nga ngushtësia e dynjasë në gjerësinë e saj dhe nga korrupsioni i ideologjive në drejtësinë e Islamit”.
– Adhurimi është rruga për fitimin e dashurisë së Krijuesit. Allahu i Lartësuar thotë në Hadithin Kudsi: “Nuk afrohet robi Im tek Unë me diçka më  të dashur sesa ato çfarë ia kam obliguar. Do të vazhdojë robi Im të afrohet me punë vullnetare, derisa Unë do ta dua. Kur Unë ta dua, do të jem dëgjimi i tij me të cilin ai shikon, vështrimi i tij me të cilin vështron, dora e tij me të cilën sillet dhe këmba e tij me të cilën ecë. Nëse më lutet do t’i jap dhe nëse më kërkon ndihmë do e ndihmoj”.
Periudhat e ushtrimit të fëmijës në adhurime
Mbjellja e ideologjisë së adhurimit të Allahut të Lavdishëm dhe Lartmadhëruar, nga ana e babait, thellë në unin e fëmijës, duhet të bazohet mjeshtërisht nga babai apo edukatori në shfrytëzimin dhe këqyrjen e dukurive natyrore të universit, lidhjen midis këtyre dukurive dhe ideologjisë së adhurimit. Kjo konkretizohet në ajetin fisnik: “Do t’ua bëjmë të qarta argumentet Tona në horizonte dhe në vetet e tyre”. Kjo lidhje midis fëmijës dhe dukurive të universit i jep atij një ekuilibër intuitiv shpirtëror të mrekullueshëm, që e bën fëmijën të ndjejë, se ai është një pjesë prej miliona pjesëve të harmonizuara të sistemit të përpiktë e të mirëorinetuar universal, pra pjesë e një sistemi të vendosur nga Allahu  i Lartësuar. Gjithashtu, edukatorit mbjell tek fëmija kuptimin e adhurimit, gjë që ia lehtëson atij periudhat në vijim, në procesin e strukturimit të adhurimit.
Periudha e Parë: Periudha e diktimit dhe stimulimit (namazi ilustrativ)
Normalisht edukimi ngrihet mbi diktimin, kontaktimin dhe imitimit. Kjo është e dukshme, nisur nga fakti, se fëmija teksa rritet, bën atë që bëjnë prindërit. Pra ai i shikon prindërit, që veprojnë diçka dhe i imiton ata. Nëse ata e kryejnë namazin, edhe ai do bëjë si ata dhe në memorien e tij do t’i printohet ky imazh, nga i cili do ndikohet përgjatë gjithë jetës. Dy prindërit e fillojnë me fëmijën e tyre duke e nxitur atë, të qëndrojë përkrah tyre kur ata falen.
Periudha e Dytë: Periudha e mësimit
Prindërit fillojnë t`i mësojnë fëmijës së tyre shtyllat e namazit, duke e prezantuar me çështjet, që i paraprijnë namazit, si: pastrimi, veshja e duhur dhe drejtimi nga Kibla, si dhe duke ia mësuar atij gjërat që prishin namazin. I Dërguari i Allahut [lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të], përcaktoi moshën shtatëvjeçare si kohën kur fillohet mësimi i fëmijës, duke thënë: “Urdhëroni fëmijët tuaj me namaz në të shtatat dhe vëruni dhe dorë në të dhjetat”. [Hadith, publikuar nga Muslimi]
Periudha e Tretë: Periudha e praktikimit dhe kërkesës llogari
Prindërit dhe edukatorët e kanë për detyrë ta mbikëqyrin tek fëmija e tyre anën e praktikimit të adhurimit, duke urdhëruar fëmijën të falet, kur është në moshën shtatëvjeçare, në konkretizim të fjalës së Profetit [lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të] në hadithin e lartpërmendur. Nëse fëmija e lë pas dore namazin dhe dembeloset, lejohet të vihet dorë mbi të, por vetëm kur fëmija të ketë arritur dhjetë vjeç. Islami i jep interes moshës fëminore, sepse ajo është mosha, në të cilën gjasat e të nxënit, ndikueshmërisë dhe ndërveprimit janë më të shumta. Nisur nga kjo, erdhi edhe urdhri i Profetit [lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të] për edukatorët që t’i ushtrojnë fëmijët në adhurime, në kryerjen e obligimeve dhe në veprimin e punëve të mira, kur ata arrijnë moshën e shquarjes. Gjithashtu Profeti  [lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të] i urdhëroi prindërit, të tregohen të rreptë dhe striktë me fëmijët (në çështjen e namazit), kur fëmijët i afrohen adoleshencës. Vënia dorë mbi fëmijën nuk është qëllim  vetvete, por synimi këtu është, që fëmija të ndërgjegjësohet, lidhur me rëndësinë e urdhëresës së namazit dhe me seriozitetin e babait, teksa i jep atij këtë urdhër. Ndërkaq synohet që fëmija të normalizohet në angazhim të zbatimit të urdhrave të adhurimit që i jepen atij, prej ku merr shkas dhe urdhërimi që të vihet dorë mbi fëmijën, me qëllim që fëmija të ndjejë, se çështja është serioze e jo lojë. Gjithsesi, të vënit dorë ka disa kushte, të cilat me lejen e Allahut, do t’i prezantojmë në metodat edukative, në citatet specifike mbi këtë gjë.
Periudha e Katërt: Periudha e marrjes së fëmijës në xhami, në shoqërinë tonë dhe mësimi i tij që t’i bëhet normal pjesëmarrja në namazin kolektiv në xhami. Duke qenë se synimi i xhamisë është pastrimi i unit nga mëkatet, fajet, mëritë dhe zilia, ashtu që në namazin kolektiv njerëzit për çdo ditë tubohen në vijueshmëri nën paqësinë e kraharorit, pastërtinë e zemrës dhe dëlirjen e shpirtit. Marrja e fëmijës në xhami në shoqërinë tonë kultivon aspekte edukative të shumta, prej të cilave:
–          Ndjesia tek fëmija e të qenit vëlla i gjithkujt prej frekuentuesve të xhamisë, e të qenit i njëllojtë me ta. Kështu  tek ai zhvillohet shpirti i barazisë, për shkak të barazisë midis individëve, duke qenë se ai gjen se të gjithë anëtarët e xhematit-kolektivit të xhamisë, janë të barabartë tek Allahu dhe në përgjegjshmërinë para Tij.
–          Edukon tek fëmija intuitën sociale, gjë që e bën atë, të ndiejë fuqinë e grupit dhe unitetin e rreshtave, përmes kryerjes së veprimeve unike pas një imami, që simbolizon udhëheqësin, të cilit i duhet treguar bindje, përfshirë edukimin e frymës organizative dhe asaj të bindjes në fushat e ndryshme të jetës, të reflektuara nga kjo normë.
–          Edukimi i natyrshëm i fëmijës mbi moralet islame. Ky është hapi i parë drejt ndërtimit të së ardhmes, ku ai është aktiv dhe nga frytet e punës së tij përfitojnë mbarë njerëzit.
–          E nxit fëmijën të marrë këshilla dhe udhëzim e përmes pjesëmarrjes së tij në hytben e xhumasë, në të cilën ai dëgjon dispozitat e Allahut lidhur me çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet.
 
Si e edukon myslimani fëmijën e tij në çështjen e adhurimit
Duke qenë se fëmija është vetëm një fëmijë, atij ndodh t’i ikë nga mendja namazi dhe të tregohet neglizhent me të. Ky është një moment, në të cilin duhet të spikasë roli madhor i prindërve. Për shembull, kur babai zgjohet në mëngjes të falë sabahun, atij i del detyrë të zgjojë gruan dhe fëmijët e tij, ndërkohë që prej sjelljeve të qortueshme, në të cilat bien prindërit, është që ata t’i pengojë në rastin në fjalë emocionaliteti dhe melankolia karshi fëmijëve, të cilat e bëjnë prindin të mos i zgjojë fëmijët e tij nga gjumi. Kjo duhet bërë, me qëllim që fëmijët të mësojnë që në këtë moshë të ngrihen për tu falur, sepse kjo përbën shpëtimin e tyre në Ditën e Gjykimit.
 
Pëlqehet që prindi t’i shohë fëmijët e tij teksa marrin abdes, të pozicionohet sipas rastit dhe t’i orientojë ata më vete, herë pas here. Nëse babai ikën në xhami, e fton djalin e tij t’i bashkangjitet rrugës për në  xhami i mëson atij mirësinë e shkuarjes në xhami për faljen e namazit me xhemat, i mëson mirësitë që i jep myslimanit një gjë e tillë në dynja dhe Amshim, si dhe i përmend shpërblimin madhështor, që e dallon këtë namaz nga namazi i falur në shtëpi. Nëse xhamia është larg, ose vajtja në të mbart vështirësi, babait i takon t’i tubojë individët e familjes së vet, që të falen kolektivisht dhe me fëmijët pas tij ose në krah ai kryen  faljen. Gjithashtu babai duhet t’i nxisë fëmijët, që t’i falin namazet vullnetare.  
 
Pasi të gjithë ta kenë falur sabahun, kërkohet nga babai, që t’i ulë fëmijët e tij dhe t’i vërë të këndojnë pjesë nga Kurani dhe avash-avash tu qartësojë atyre dispozitat e leximit të drejtë të Kuranit, pa ndjerë asnjë ndërlikim. Është e dobishme, që herë-herë në vend të orës së Kuranit apo Hadithit, të bëjmë orën e Siras-Biografisë Profetike me fëmijët tanë, duke u lexuar fëmijëve tanë faqe të ndritshme të historisë së Profetit [lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të]. Nuk dua që dikush të kuptojë, se ajo çfarë po them është, që prindërit të angazhohen në vazhdimësi dhe dendur me sa u tha, por ajo që e shohim të arsyeshme është, që të kombinohen me radhë herë Hadithi, herë Historia Profetike, herë të lexohet nga Historia e të Ndershmëve, herë të tregohen histori të fëmijëve bamirës dhe herë të tjera, kur shihet e arsyeshme, të bëhet pushim… Një gjë e tillë nxit frymën e aktivizimit në unin e fëmijëve, por nuk duhet të arrijmë deri aty, sa t’i bëjmë ata të ndihen të ndrydhur, nisur nga ngarkesa e edukatës fetare që u japim – duke qenë se fëmija ynë, mbi të gjitha, është një fëmijë – por duhet bërë kujdes që ata të ndihen të lirshëm, të lirë, dhe të duan të mësojnë gjëra të reja, të jenë të mbushur me optimizëm dhe dëshirë.
 
I Dërguari i Allahut [lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të] ka thënë: “Qetësojini zemrat herë pas here, pasi ato nëse pezmatohen, verbohen”. [Hadith, publikuar nga Ebu Daudi]
 
Agjërimi dhe strukturimi i adhurimit:
Islami i ka dhënë shumë rëndësi moshës fëminore, pasi ajo është më e predispozuara për nxënien, ndikueshmërinë dhe integrimin, ndaj dhe Islami i urdhëron prindërit dhe edukatorët, t’i ushtrojnë fëmijët e tyre që t’i binden Allahut dhe të kryejnë obligimet hyjnore, nga fëmijëria e hershme derisa të kenë arritur moshën e shquarjes, si dhe nxit tek i vogli dashurinë për agjërimin, nëse është e mundur për të që të agjërojë.
 
Dobi edukative nga agjërimi i të vegjëlve
1.    Agjërimi mbjell moralin e monitorimit, durimit dhe drejtpeshimit.
2.    Normalizon organizimin, bindjen dhe angazhimin, duke qenë se adhurimet si ai i agjërimit, vijnë në kohë të përcaktuara dhe u nënshtrohen sistemeve fikse.
3.    Përmes agjërimit, fëmijës i bëhet zakon besnikëria në mbarë çështjet e jetës së tij, duke qenë se agjërimi bën edukimin e vetëdijes, duke qenë se agjëruesi angazhohet për të fituar kënaqësinë e  Zotit të tij në çdo moment dhe situatë.
4.    Ushqen tek fëmija ndjenjën e ndihmesës së të varfrit dhe nevojtarit, përmes provimit të etjes dhe urisë, i ushqen dhe kujton fëmijës domosdoshmërinë e një ndihmese të tillë dhe e edukon atë, që të ndiejë dhimbje për të tjerët dhe të nxitojë t’i ngushëllojë ata.
Normalizimi i fëmijës hap pas hapi:
1.    Agjërimi i pjesshëm: presupozon që fëmija ushtrohet me agjërim deri në mesditë ose pasdite, në mënyrë që kjo gjë t`i bëhet normale dhe kur ai arrin ta përballojë këtë, e kalojmë atë në fazën pasardhëse.
2.    Përshkallëzimi në agjërim: fillohet me agjërimin e një dite të plotë, pastaj agjërimin e disa ditëve, pas të cilave shtohen ditët e agjërimit gradualisht…
3.    Fëmija duhet të shmanget nga futja në agjërim gjatë ditëve që janë shumë të nxehta.
4.    Fëmija mbahet nën kontroll, që të mos mundohet me sport apo aktivitete të tjera të lodhshme gjatë agjërimit.
5.    Nëse fëmija ndjen uri dhe etje të madhe, këshillohet që të lihet agjërimi dhe të mos tregohet kryeneçësi.
Kur fillon fëmija të agjërojë?
Nuk mund të jepet një moshë specifike lidhur me këtë, pasi çështja pikë së pari ka të bëjë me strukturimin e fëmijës dhe kapacitetin e tij përballues dhe ushtrimi i fëmijës në këtë obligim bëhet në varësi të mundësisë së tij për këtë. Por ajo që duhet theksuar, është fakti se fëmija nuk duhet imponuar.
Fëmija dhe Zekati:
Normalizimi i fëmijës kundrejt lëmoshës apo sadakasë bëhet përmes inkurajimit të tij, që të japë për nevojtarët, duke dhënë nga pasuria e tij personale ose shpenzimet vetiake, si dhe nga depozitimet apo lëmenjtë e ndryshëm të donacionit.
Fëmija dhe Haxhi:
Ibn Abasi [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton, se Profeti [lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të] takoi një karvan në shkretinë dhe tha: “Kush është ky grupim?” I thanë: Kush je ti? Tha: “I Dërguari i Allahut.” Një grua e ngriti fëmijën e saj dhe tha: O i Dërguar i Allahut, a ka haxh për këtë? Profeti  [lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të]tha: “Po, madje edhe ti merr shpërblim”. [Muslimi]
Përmbledhja mbi edukatën e besimit:
Edukatori përmes edukatës së besimit (edukimit ideologjik dhe edukimit të adhurimit) synon konsolidimin e lidhjeve midis fëmijës dhe Krijuesit të tij të Lartmadhëruar, në mënyrë që filozofia dhe psikologjia e tij të jetë e programuar pro mësimeve hyjnore. Ky edukim i lidh të gjithë lëmenjtë e jetës së njeriut me Allahun dhe programin e Tij Hyjnor. Edukimi bën, që të gjitha punët e njeriut të startojnë në Emër dhe në Rrugë të Allahut. Vetëm kështu njeriu mund të qëndrojë në suazat e hallallit dhe haramit dhe ta orientoj jetën e tij sipas dispozitave të Ligjit-Sheriatit të Allahut.
–    Edukimi i besimit është starti dhe themeli i çeliktë për strukturimin e njeriut të ndershëm me Zotin e vet, të ndershëm me kombin e vet, me shoqërinë e vet, familjen dhe veten e tij, të ndershëm me ambientin dhe me kafshët, të ndershëm me mbarë universin. 
–    Edukimi i besimit është balanca, që bën ekuilibrin midis materies dhe shpirtit, si dhe balancimin e qëndrimit të drejtë të sjelljes, emocionit dhe ideologjisë.
Rëndësia e edukimit të besimit tek fëmija, qëndron mbi rëndësinë e të ushqyerit ditor të tij dhe nëse edukata prindërore nuk e realizon atë, atëherë mund të themi, se nuk ka bërë asgjë për fëmijën e tij. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, mbroni vetet tuaja dhe fëmijët tuaj nga një zjarr, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët”.
 
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit