-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Nga përmirësimi i tregut të punës tek rikthimi i rrugës ekspanioniste, Evropa drejt rimëkëmbjes nga pandemia

Më të lexuarat

Ekonomia e BE-së po rimëkëmbet nga kriza e pandemisë më shpejt se sa parashikohej. Ndërsa numri i të vaksinuarve është rritur dhe masat kufizuese janë hequr gradualisht, rritja ekonomike rifilloi në pranverë dhe vazhdoi pa u zvogëluar gjatë gjithë verës, falë rihapjes së ekonomisë.

Pavarësisht nga rreziqet pandemike, ekonomia e BE-së parashikohet të vazhdojë të zgjerohet, duke arritur një normë rritje prej 5%, 4.3% dhe 2.5%, përkatësisht në vitet 2021, 2022 dhe 2023, parashikon Komisioni Europian. Ritmet e rritjes ekonomike të Eurozonës parashikohet që të jenë të njëjta me ato të BE-së në vitet 2021 dhe 2022 dhe 2,4% në vitin 2023. Ky skenar varet kryesisht nga dy faktorë: evolucioni i pandemisë COVID-19 dhe ritmi me të cilin oferta do të përshtatet me rimëkëmbjen e shpejtë të kërkesës në ekonomi.

Ekonomia europiane rikthehet në një rrugë ekspansioniste më shpejt se sa pritej

Me pothuajse 14% në terma vjetorë, shkalla e rritjes së PBB-së në BE në tremujorin e dytë të vitit 2021, ishte një nivel rekord – një rritje po aq e lartë sa shifra e rënies së jashtëzakonshme të PBB-së në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjatë valës së parë të pandemisë. Ekonomia e BE-së arriti nivelin e prodhimit para pandemisë në tremujorin e tretë të vitit 2021 dhe kaloi nga rimëkëmbja në zgjerim.

Kërkesa e brendshme do të vazhdojë të nxisë këtë zgjerim. Rimëkëmbja e tregjeve të punës dhe rënia e rezervave të kursimeve pritet të kontribuojnë në një ritëm të qëndrueshëm të shpenzimeve të konsumatorëve. Zbatimi i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (RRF) po fillon të luajë rol të rëndësishëm në nxitjen e investimeve private dhe publike.

Megjithatë, rritja ekonomike përballet me rreziqe të reja. Pengesat dhe ndërprerjet në furnizimin global po rëndojnë mbi aktivitetin ekonomik në BE, veçanërisht në sektorin e prodhimit, që është tejet i integruar. Për më tepër, pasi u ulën shumë në vitin 2020, çmimet e energjisë, veçanërisht të gazit natyror, janë rritur shumë muajin e kaluar dhe tani janë mbi nivelet para pandemike. Kjo pritet të ndikojë mbi konsumin dhe investimet. Varianti Omicron ka rritur akoma më shumë pasiguritë.

Tregu i punës pritet të vazhdojë të përmirësohet

Tregu i punës i BE-së u përmirësua dukshëm falë lehtësimit të masave kufizuese ndaj aktiviteteve që lidhen me konsumatorët. Në tremujorin e dytë 2021, ekonomia e BE-së krijoi rreth 1.5 milionë vende të reja pune, shumë punëtorë dolën nga skemat e ndihmës për të papunët dhe shkalla e papunësisë u ul. Megjithatë, numri i përgjithshëm i punonjësve në BE ishte ende 1% më i ulët se niveli para pandemisë.

Që atëherë, papunësia është ulur edhe më tepër. Në gusht, shkalla e papunësisë ishte 6.8%, një nivel mbi normën e regjistruar në fund të vitit 2019. Të dhënat e publikuara pas datës së fundit të parashikimit, tregojnë se papunësia ka rënë paksa më shumë në shtator.

Sondazhet e biznesit të Komisionit zbulojnë mungesa në tregun e punës, veçanërisht në sektorët ku aktiviteti ka pasur më shumë rritje. Sa më të gjata të jenë këto mungesa, aq më i lartë është rreziku që ato të përkeqësojnë edhe më tepër inflacionin përmes presionit të pagave.

Sipas parashikimit, punësimi në BE do të rritet me një normë prej 0.8% këtë vit, 1% në vitin 2022 dhe 0.6% në vitin 2023. Punësimi pritet të tejkalojë nivelin para krizës vitin e ardhshëm dhe të zgjerohet në vitin 2023. Papunësia në BE parashikohet të ulet nga 7.1% këtë vit, në 6.7% dhe 6.5% në vitet 2022 dhe 2023. Në Eurozonë, niveli i papunësisë parashikohet në nivelet 7.9%, 7.5% dhe 7.3% gjatë tre viteve.

Presioni i përkohshëm i çmimeve e çon inflacionin në nivelin më të lartë në dhjetë vjet

Pas disa vitesh me inflacion të ulët, rinisja e fortë e aktivitetit ekonomik në BE dhe në shumë ekonomi të tjera të zhvilluara, është shoqëruar me një rritje të inflacionit që ka tejkaluar parashikimet.

Inflacioni vjetor në Eurozonë u rrit nga një nivel negativ -0,3% në tremujorin e fundit të vitit 2020, në 2,8% në tremujorin e tretë të vitit 2021. Niveli i tetorit ishte 4,1%, norma më e lartë e regjistruar që prej vitit 1997, kur filluan të publikohen të dhënat e inflacionit në Eurozonë. Kjo rritje e fortë e inflacionit është nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë, por duket se lidhet edhe me një sërë modifikimesh ekonomike pas pandemisë, gjë që tregon se nivelet e larta aktuale janë kryesisht kalimtare.

Inflacioni në Eurozonë parashikohet të arrijë kulmin në 2.4% në vitin 2021, dhe të ulet në 2.2% në vitin 2022 dhe 1.4% në 2023, pasi çmimet e energjisë pritet të bien gradualisht. Për BE-në, inflacioni parashikohet në nivelin 2.6% në 2021, 2.5% në 2022 dhe 1.6% në 2023.

Pasiguria dhe rreziqet ndaj rritjes ekonomike mbeten shumë të larta

Megjithëse ndikimi i pandemisë në aktivitetin ekonomik është zbehur ndjeshëm, COVID-19 ende nuk është mposhtur dhe rimëkëmbja varet ende nga evolucioni i virusit, si brenda ashtu edhe jashtë BE-së, sidomos pas përhapjes së variantit Omicron.

Pas rritjes së numrit të infeksioneve në shumë vende, nuk mund të përjashtohet mundësia e vendosjes së masave kufizuese që ndikojnë në aktivitetin ekonomik. Në BE, ky rrezik është veçanërisht i rëndësishëm në ato shtete anëtare, me nivele relativisht të ulëta vaksinimi.

Rreziqet ekonomike lidhen me ndikimin e zgjatur që do të kenë kufizimet aktuale të ofertës dhe ndërprerjet në zinxhirin e furnizimit. Rreziqet afatgjata lidhen edhe me ndikimin e ndryshimeve strukturore të shkaktuara nga pandemia. Investimet e nxitura nga reformat strukturore shoqëruese do të jenë të rëndësishme në këtë drejtim. Inflacioni mund të jetë më i lartë se sa parashikohej, nëse kufizimet e ofertës vazhdojnë dhe efektet e rritjes së pagave reflektohen në çmimet e konsumit.

ITALIA, PRITET RRITJE E QËNDRUESHME

Pas rimëkëmbjes në gjysmën e parë të vitit 2021, PBB-ja reale do të vazhdojë të rritet, megjithëse do të përballet me disa rreziqe në një periudhë afatshkurtër. Kërkesa e brendshme, veçanërisht shpenzimet e larta të investimeve, pritet të kenë rritje të ulët. Deficiti dhe borxhi qeveritar parashikohet të ulen si pjesë e PBB-së, falë rimëkëmbjes ekonomike. Presionet e çmimeve të mallrave pritet ta rrisin inflacionin mbi nivelin 2% vitin e ardhshëm.

Ekonomia u rimëkëmb fuqishëm në vitin 2021, falë rritjes së nivelit të punësimit. Ulja e rasteve me COVID-19 në pranverë, e nxitur nga rritja e vaksinimit dhe heqja graduale e masave kufizuese ndaj bizneseve, ka lejuar që ekonomia e Italisë të bëjë një përparim të konsiderueshëm.

Ndërkohë që pesha kryesore e rritjes së PBB-së, zhvendoset nga sektori i ndërtimit dhe i prodhimit në atë të shërbimeve, shërbimet e konsumatorit kanë udhëhequr procesin e rimëkëmbjes në tremujorin e dytë të këtij viti. Ekonomia ka vazhduar rrugën e zgjerimit në TM3 të vitit 2021, ndërkohë që rritja e çmimeve të mallrave dhe kufizimet e ofertës me të cilat përballen firmat prodhuese, pritet të kenë ndikim negativ në një perspektivë afatshkurtër. Megjithatë, ekonomia italiane pritet të ketë zgjerim të qëndrueshëm në vitin 2022, falë lehtësimit të mungesave në furnizim, mbështetjes buxhetore paraprake dhe veçanërisht investimeve të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (RRF).

Në vitin 2023, aktiviteti ekonomik pritet të zgjerohet me 2.3%, një normë rritjeje mbi mesataren afatgjatë, ndërkohë që produktiviteti do të kthehet në një nivel pozitiv. Perspektiva mbetet e varur nga rreziqet negative të lidhura me pandeminë, duke përfshirë mungesat në pjesëmarrjen e fuqisë punëtore.

Mospërputhja e aftësive pritet të ngadalësojë rritjen e vendeve të punës

Fundi i masave kufizuese ndaj pandemisë, si p.sh. aksesi i gjerë ndaj skemave të ndihmës për të papunët dhe programet e ndihmës financiare për punëtorët, deri tani nuk ka shkaktuar një humbje në masë të vendeve të punës në sektorin e prodhimit dhe ndërtimit. Shkalla e papunësisë pritet të bjerë në nivelin 9.2% deri në vitin 2023, falë një rritje graduale të ofertës së punës.

GREQIA, RIMËKËMBJA PO MERR VRULL

Rimëkëmbja e ekonomisë greke po merr vrull, e nxitur kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe sezoni turistik që ishte më fitimprurës nga sa parashikohej. Ndikimi i pandemisë pritet të zbutet gradualisht, ndërkohë që politikat akomoduese fiskale dhe monetare, së bashku me stimulin e madh ekonomik të mundësuar nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, pritet të mbështesin zhvillimin ekonomik të vendit. Masat e ndihmës urgjente po përshtaten me nevojat e ekonomisë dhe pritet të hiqen deri në fund të vitit 2021, duke mbështetur uljen e deficitit të përgjithshëm të qeverisë.

Ekonomia e Greqisë u rrit fuqishëm në tremujorin e tretë 2021, me 3.4%, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. PBB-ja reale arriti nivelin para-pandemik që në tremujorin e dytë të vitit 2021. Rimëkëmbja u nxit edhe nga kërkesa e brendshme, veçanërisht nga investimet, ndërkohë që stimuli fiskal i vazhdueshëm luajti rol kyç në mbështetjen e ekonomisë. Autoritetet vazhdojnë të ofrojnë mbështetje të shënjestruar dhe të përkohshme për ekonominë. Norma e papunësisë u ul gjatë verës, e nxitur edhe nga punësimet e reja në sektorin e turizmit.

Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe sektori i jashtëm pritet të nxisin rimëkëmbjen

Megjithëse një pjesë e rritjes së lartë ekonomike për vitin 2021, pasqyron thellësinë e recesionit në vitin 2020, përmirësimi i situatës sanitare, për sa u përket niveleve të vaksinimit dhe uljes së numrit total të rasteve të rënda, ka lejuar lehtësimin e masave kufizuese.

Kjo gjë pritet të nxisë rritjen e konsumit privat, veçanërisht në vitin 2022. Aktiviteti ekonomik do të nxitet edhe nga nisja e zbatimit të projekteve të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (RRF) në Greqi. Në përgjithësi, PBB-ja parashikohet të rritet me 7.1% në vitin 2021 dhe me 5.2% dhe 3.6% përkatësisht në vitet 2022 dhe 2023. Rritja ekonomike në vitet 2022 dhe 2023 pritet të nxitet nga investimet publike dhe private, veçanërisht nga zhvillimi i projekteve të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë.

Masat për mbështetjen e vendeve të punës pritet të vazhdojnë të ndihmojnë punësimin në sektorët e cenueshëm, ndërkohë që rimëkëmbja e ekonomisë pritet të përshpejtojë vrullin. Norma e papunësisë parashikohet të ulet në nivelin 15.3% në vitin 2021 dhe do të vazhdojë të bjerë në 15.0% dhe 14.5% në vitet 2022 dhe 2023.

Pavarësisht rritjes aktuale të çmimeve të energjisë, inflacioni i përgjithshëm ka gjasa të mbetet në shifra të ulëta pozitive në vitin 2021, kryesisht për shkak të nivelit të ulët të kërkesës gjatë gjysmës së parë të vitit 2020. Inflacioni pritet të arrijë kulmin në vitin 2022, në 1.0%, i nxitur edhe nga rritja e parashikuar e kërkesës për shërbime. Ndërsa do të zbehet efekti kalimtar i rritjes së çmimeve të energjisë, inflacioni parashikohet të ulet në 0.4% në vitin 2023. Ky parashikim mbetet i pasigurt për shkak të rreziqeve të ndryshme, si evolucioni i pandemisë dhe pasojat e saj potenciale në sektorin e turizmit, ose efektet e mundshme negative nga masat e shumta të ndihmës urgjente për sektorin privat. Kjo lidhet edhe me ritmin me të cilin janë hequr gradualisht skemat e mbështetjes për punonjësit. Faktorët e jashtëm gjeopolitikë mbeten një burim pasigurie.

GJERMANIA, PRESIONE TË LARTA INFLACIONISTE

Lehtësimi i masave të kontrollit ka nxitur shpenzimet për shërbime në muajt e fundit, megjithatë, kufizimet e ofertës po ngadalësojnë prodhimin dhe po pengojnë rimëkëmbjen e eksporteve dhe investimeve.

Mungesa e materialeve ka të ngjarë të rrisë presionin e inflacionit në muajt e ardhshëm, së bashku me efektet e rritjes së çmimeve të energjisë. Megjithatë, ekonomia dhe tregu i punës janë drejt rimëkëmbjes. Deficiti fiskal parashikohet të ngushtohet në vitin 2022 dhe 2023, pasi politika mbështetëse do të tërhiqet dhe ekonomia do të lëvizë nga rimëkëmbja drejt zgjerimit.

Në total, PBB-ja reale parashikohet të rimëkëmbet me 2,7% në vitin 2021. Në vitin 2022, niveli i aktivitetit parashikohet të jetë 4,6% më i lartë se një vit më parë, teksa të gjithë komponentët e kërkesës rifitojnë nivelet e para-krizës. Në vitin 2023, PBB-ja pritet të rritet me 1.7%, duke supozuar një normalizim të dinamikës së ofertës dhe kërkesës.

Ndërprerjet e furnizimit dhe çmimet e rritura të energjisë pritet të mbajnë inflacionin mbi nivelin 2% në vitin 2022. Edhe pse është duke u shtrënguar, tregu i punës nuk pritet të ushtrojë presione të mëdha shtesë mbi çmimet. Në vitin 2023, inflacioni pritet të ulet nën 2%.

Punësimi drejt përmirësimit

Në shifrën 44.8 milionë në TM1 të vitit 2021, punësimi ishte ende 1.2% nën nivelin e TM4 të vitit 2019. Pasi arriti në 4.1% në fund të vitit 2020, shkalla e papunësisë ra në 3.6% deri në gusht 2021. Numri i punonjësve për një kohë afatshkurtër vlerësohet të ketë rënë në 610,000 në shtator, pasi u rrit në 3.3 milionë në shkurt 2021 (pak më shumë se gjysma e kulmit në prill 2020).

Pritshmëritë e punësimit dhe përqindja e bizneseve që raportojnë mungesa të vendeve të punës janë aktualisht afër ose më të larta se niveli i para-krizës. Kjo hap mundësinë për rritjen e pagave. Pagat do të nxiten edhe nga kthimi në intensitetin normal të punës, ndërsa aktiviteti ndërsektorial rimëkëmbet.

Shtrirja e masave të mbështetjes ndaj pandemisë, përfshin kryesisht subvencionet për kompanitë, zgjatjen e skemave të punës dhe rritjen e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor për vaksinimet dhe testimet. Reduktimi i të ardhurave tatimore të qeverisë, për shkak të lehtësimit të taksave, deri diku, kompensohet nga vendosja e një takse të emetimit të CO2, që do të rritet gradualisht në vitet e ardhshme. /Monitor/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit