8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Grundberg i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Jemenin

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Jemenin, Hans Grundberg, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të sigurojë mbështetje të organizuar dhe të vazhdueshme për Jemenin, për të arritur sukses në përpjekjet për

Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Jemenin, Hans Grundberg, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të sigurojë mbështetje të organizuar dhe të vazhdueshme për Jemenin, për të arritur sukses në përpjekjet për paqe në vend.

Sipas një deklarate me shkrim nga zyra e Përfaqësuesit të OKB-së, Grundberg përfundoi vizitën e tij në Britaninë e Madhe, ku u takua me Sekretarin britanik të Shtetit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, James Cleverly, si dhe një sërë zyrtarë të lartë.

Në takimin e tij me zyrtarët britanikë, Grundberg diskutoi për përkeqësimin e situatës ekonomike në Jemen, tensionin e fundit ushtarak dhe ndikimin negativ në shanset për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore dhe të drejtë të konfliktit midis palëve në Jemen.

Duke theksuar se përshkallëzimi ushtarak është një pengesë për zgjidhjen e qëndrueshme, Përfaqësuesi Grundberg tha: “Palët jemenase duhet të angazhohen në një dialog të vazhdueshëm politik përmes negociatave që synon reduktimin e dhunës dhe gjetjen e një mënyre për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse”.

Ai se OKB-ja është e gatshme dhe e vullnetshme për të mbështetur këtë proces dhe shtoi se mbështetja e organizuar dhe e vazhdueshme e bashkësisë ndërkombëtare dhe vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është thelbësore për suksesin e këtyre përpjekjeve në Jemen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit