0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Filipine, Daniel, fëmija që studion nën dritën e restorantit

Më të lexuarat

FILIPINE – Fotoja e shkrepur në njërën prej rrugëve të Filipineve, ku një 9-vjeçar është fotografuar duke shfrytëzuar dritën e njërit prej restoranteve të McDonald për të bërë detyrat e shtëpisë po bën xhiron e botës.Në këtë foto shfaqet Daniel Cabrera, i cili vazhdon mësimin në klasën e tretë të një shkolle filloreje në Mandaue. Ai ëndërron që të bëhet polic. Në dorë ka vetëm një stilolaps, pasi tjetrin ia ka marrë njëri prej shokëve të klases. Daniel jeton me të ëmën dhe vëllain më të vogël poshtë një tezge në pazar, pasi shtëpia e tij është djegur, ndërsa i ati i ka vdekur në burg. Natën e 23 qershorit Joyce Gilos Torrefranca, një studente kishte fotografuar djaloshin, që studionte në rrugë, foto të cilën më pas e vendosi në Facebook me një shënim: ‘Një fëmijë më frymëzoi”
Menjëherë pas publikimit të fotos pati shumë reagime dhe ndihma financiare për djalin e vogël për ta ndihmuar të vazhdojë ëndrrën e tij për të studiuar dhe për t’u bërë dikush në jetë.
Ndërsa vetë nëna ka thënë për mediat e huaja se djalit të saj i është afruar një bursë studimi.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit